Av. Altin Goxhaj: Soros nuk është budalla, që ta lërë bordin në duart e këtyre

2299
Ilva Tare Kryetare e Bordit të Soros! 
Por… Bordi është vetëm mbikëqyrës. A e dini se kush është Bordi i vërtetë? Ju kujtoni se Soros është aq budalla që ta lërë bordin në duart e këtyre? Këta Sorosi i përdor vetëm për imazh dhe diversion. Në Gjykatë janë regjistruar emra të tjerë dhe ata quhen Bordi i Drejtorëve, kurse këta që nxjerr në faqe quhen Bord Mbikëqyrës. Eh, sa ka zanati! Ish-spiuni i Sigurimit të Shtetit Remzi Lani mbetet shefi i vërtetë në Gjykatë sipas ligjit. Ilva u vu aty vetëm e vetëm që të implikohet zyrtarisht Partia Demokratike përballë rrebeshit Trump që po afron në horizont. Gjithsej, sa për dijeni, në të dhënat e Fondacionit janë vënë për këtë qëllim gjoja si njërëz të PD-së edhe Olsi Dekovi, kushëriri i parë i Genc Pollos (Pollo është edhe kumbari i karrieres së tij në këto 16 vjet, përfshi edhe atë në Soros)! Edhe Sotiraq Guga konsiderohet i PD-së! Edhe Bernard Zeneli konsiderohet i PD-së, pasi ka qenë drejtor në Kryeministri kur erdhi Kryeministër Sali Berisha! Pra Soros e ka kthyer Bordin e vet në një imazh të PD-së: 
1. Ilva Tare: gruaja e ish-Kryetarit të PD dhe sot anëtar i Kryesisë së PD-së dhe deputet!
2. Olsi Dekovi: kushëri i parë i Genc Pollos, ku ky ka ndërtuar karrierën e tij në KE, BE dhe Soros dhe njihen publikisht këto marrëdhënie!
3. Bernard Zeneli: ish drejtor i Kryeministrisë së kohës së PD-së!
4. Sotiraq Guga: zyrtar i lartë i Qeverisë së PD-së në BE në 1992-1996 dhe partner i ngushtë i shumë ministrive të PD-së në 2005-2013!
Pra në 7 vota gjithsej gjoja 4 i kontrolluoka PD-ja! Është e gjitha një teatër për të bërë diversion ndërkombëtar ndaj PD-së! 
Dhe kjo e gjitha, sepse Basha nuk guxon të godasë të keqen Soros!
Sigal