At’ Nikolla MARKU*/ Darka e porosive, Janullatos –Venizellos

568
Sigal

Ftesa për darkë nga Anastas Janullatos, ministrit të jashtëm grek zoti Venizellos, është tregues i bashkëpunimit të ngushtë të Janullatosit me shtetin grek në dem të kishës ortodokse shqiptare.

Ftesa për darkë që bën Janullatos ka si qellim të marrë mbështetje politike nga shteti grek në emër të kishës shqiptare. Kjo ftesë është tregues i qartë se kisha e Janullatosit është kishë greke me horizont Vorio-Epir.

Ne e denoncojmë këtë ftesë si kopromentim të kishës ortodokse të Janullatosit në dëm të Shqipërisë. Ftesa për darkë dhe protokolli i saj, nuk do të njihet kurrë nga kisha ortodokse e vërtetë shqiptare.

Gjatë konsumimit të darkës, është biseduar për ngjarjet e fundit në dëm të Shqipërisë si: Përmeti, Këlcyra, eshtrat e ushtarëve, ujërat territoriale, investimet, fitimet e bizneseve greke etj..

Kushdo që ka marrë pjesë në atë darkë të organizuar nga Janullatos janë tradhtarë dhe shërbëtorë të shovinizmit konstant grek në dëm të Shqipërisë, shumë shpejt do të përgjigjen përpara kombit shqiptar për tradhti.

Athina zyrtare, ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, sepse është bashkuar me ata që duan zhdukjen e kombit shqiptar nga Ballkani. Mungesa e transparencës, dhe mos prania e mediave në atë darkë, (darkë e helmatisur në përmbajtje, me helmin që helmoi Petro Nini Luarasin) tregon qartë se ishte një darkë bosësh e politikanësh, për të marrë falënderimet për punën shembullore me skandalet që po kalojmë çdo ditë nga priftërinj e shërbëtorë me në krye Janullatosin.

Darka, përveç përgëzimeve për punë të mirë anti shqiptare në jug të Shqipërisë, sigurisht që la dhe porositë e reja. Porositë e darkës Janullatos – Venizellos besoj se kuptohen nga të gjithë. Ato që do të shohim do të jenë ngjarje dhe skandale për të krijuar imazh të rremë dhe negativ për Shqipërinë përpara muajit qershor, muaj në të cilin do të vendoset për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Athina nuk duhet të jetë kryeqyteti i Ballkanit për integrimin e shteteve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Tashme Janullatos veprimet po i bën hapur me darken me Venizellosin si ministër i Jashtëm i Greqisë, kjo praktikë nuk ka ndodhur me asnjë ministër të jashtëm tjetër.

Koha ka treguar se darkat e posaçme nuk dalin për mirë, darka që sjellin fatkeqësi më vonë si ajo e Jezus Krishtit, darka e gabuar, apo dhe darka Meta-Berisha e shumë të tjera.

*Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare Shën Maria Elbasan