Astrit Patozi: Ta kesh drejtorin shok burgu

653
Ish nën-kryetari i Partisë Demokratike në një postim në rrjetin social “Facebook” është shprehur, se Rilindja u ka mundësuar kriminelëve të ndihen më të sigurt prapa hekurave, sesa në rrugë, të lirë ku mund ti kapë ndonjë “plumb qorr, sepse kanë miq drejtorët e burgjeve”. 
“Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri!

Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar, se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.

Mbase ka qenë kriter i qeverisë së “Rilindjes” që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.

Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë “nder” për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha.

I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda. 

Dhe nuk është çudi, që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t’i gjente, jo edhe aq rastësisht, ndonjë plumb “qorr” i rivalëve të rrugës.

Dhe thonë pastaj, që këta nuk po bëjnë shtet!”
Sigal