“Asgjë të re” nga Kreta!

712
Tritan Shehu
Titulli i Remarkut “Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, i përshtatet “Takimit të Kretës”. 
Mbas rreth 48 orë biseda të paraprira nga trumbeta propagandistike, midis Z. Kotzias e Bushatit, mbas disa këngëve, valleve e darkave aty, Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për ecurinë.
I vetmi burim zyrtar informacioni është njoftimi i parë i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, i cili edhe “midis rreshtave” nuk transmeton asnjë mesazh konkret.
Nga dikasteri ynë, heshtje për elementët e pritur!
Mendoj se takimet janë gjithmonë pozitive, por ashtu siç e kam thënë edhe në Komisionin e Jashtëm nuk kisha ndonjë pritshmëri konkrete këtë herë.
Kjo, sepse problemet e agravuara prej vitesh nga politikat Rajonale aventureske të Rilindjes, nuk mund të zhbëheshin në 48 orë, pavarësisht edhe muzikës!
Çështjet me Greqinë duhet e mund të zgjidhen duke u përballuar me seriozitet, rinovuar traktatin e miqësisë së 1996, që i hap rrugë kësaj:
• Për lëvizjen e lirë duhet të punohet menjëherë për tejkalimin e çështjes së toponimeve.
• Për pronat duhet të aktivizohet komisioni i parashikuar në Traktat.
• Për çështjen e “Ligjit të Luftës” dhe kufijve tokësorë duhet mbështetur përsëri në atë Traktat.
• Për Marrëveshjen Detare duhet punuar mbi modelin e mëparshëm të saj.
Ndryshe duke ecur me “hapa të shkurtra”, siç deklaroi Bushati në komision, do të ngelim gjatë këtu ku jemi. Ndërsa Ministri Kotzias në fakt mori atë që i nevojitej nga ai takim.
Sigal