Artur SULÇE: Sfidat që na presin dhe masat që duhen marrë për eliminimin e aksidenteve rrugore

525
Sigal

Plagosjet dhe humbja e jetëve nga përplasjet në aksidentet rrugore vazhdojnë që të jenë nga problemet më serioze publike të shëndetit të vendit tonë. Çdo ditë në rrugët e Shqipërisë ndodhin aksidente, me pasojë plagosjen, por në shumicën e rasteve edhe me humbje të jetëve të njerëzve. Në Shqipëri numri i viktimave të aksidenteve rrugore është shumë herë më i madh  po të bësh një paralelizëm me vendet e tjera. Në lidhje me uljen e numrit të aksidenteve, eksperti i aksidenteve rrugore Artur Sulçe, duke folur për “Telegraf” ka bërë të ditur disa nga masat që duhen marrë nga ana e qeverisë dhe strukturave përkatëse. Sipas tij situata me kalimin e viteve do të bëhet edhe më e rëndë nëse për udhëtimet nëse nuk do të përmirësohet më tej  performanca e sigurisë së tanishme, fatalitetet dhe plagosjet mund të rriten me 50 % në 2020. Dhe kjo është thjesht e papranueshme.

Sfidat që duhet të përballojmë

Specialisti Sulçe, i shikon shumë të mëdha dhe tmerruese sfidat që duhet të përballojmë në të ardhmen në lidhje me sigurinë në rrugët e Shqipërisë. Një ndër problemet kryesore që duhet të përballuar më kujdes është popullimi demografik. Pasi me rritjen e popullsisë rritet edhe mundësia që të ndodhin më shumë aksidente rrugore. Drejtimet agresive dhe shpejtësitë e larta po bëhen të zakonshme me rritjen e udhëtimeve dhe mbipopullimin. Përmirësimet në normat e fataliteteve kanë qenë të dukshme për disa vjet si dhe progresi ynë për drejtimet në gjendje të dehura.

Problemet e Sigurisë së Autostradave    

Sipas ekspertit të aksidenteve rrugore zotit Sulçe, përplasjet e automjeteve janë problemi i parë i sigurisë në transportin shqiptar. Kostua ekonomike e këtyre përplasjeve është më shumë se 2% e G.D.P në vit. Ai thekson se: “Është vënë në skenë pjesa që do paguhet nga taksapaguesit. Publiku paguan 13 % të kostos së të plagosurve që trajtohen në departamentet e emergjencës dhe 26 % të kostos për ata të plagosur që u nevojitet shtrimi në spital dhe 48 % të kostos për të plagosurit që rehabilitohen. Sipas zotit Sulçe duhet që të vendoset Administrata Kombëtare e Sigurisë Rrugore në Autostrada, e cila  i dedikohet shëndetit të publikut dhe kontrollit të plagosjeve. Agjencia, si pjesë e Departamentit të Transportit (DT) shton cilësinë e transportimit të autostradave duke ndihmuar të bëhet më e sigurt dhe më ekonomike. Ai ka sqaruar se synimi i Administratës Kombëtare të Sigurisë Rrugore në Autostrada për kryerjen e kësaj përfshin:

-Kryerjen e përpjekjeve për të bërë trafikun dhe automjetet më të sigurta që është dhe prioritet për axhendën kombëtare të kujdesit mjekësor.

-Kryerjen e përpjekjeve kombëtare për të rregulluar çështjet e trafiqeve më të rëndësishme dhe të sigurisë së mjeteve.

-Shpërndarjen e teknikave të cilësisë së lartë dhe të programeve ndihmës Shteteve dhe komunitetit dhe të ndihmojnë kooperimin ndërkombëtar.

-Të mbështetësi kërkimet dhe të përdorë rezultatet e edukimit, inxhinierike dhe përforcimit të uljes së fatkeqësive rrugore dhe kostos së tyre.

-Të përmirësojë proceset e brendshme, menaxhimin dhe strukturën për të krijuar një Agjenci më efektive dhe eficente.