Artan Fuga: Ja si zgjidhet kriza

661
Akademiku Artan Fuga, nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, ka ofruar rrugën e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri. “Kriza politike si krizë logjike! Duhet një qeveri dhe ligj zgjedhor që të mos plotësonte as ndonjë ëndërr opozitare për t’i marrë zgjedhjet në tavolinë qysh më parë, dhe po ashtu të mos lejonte forcat qeveritare të bënin presion mbi gjyhnaqarët për t’ua marrë votat si përherë me përdhunë”, shprehet Fuga. Sipas tij, kjo është krejtësisht e mundur. 

“Me një fjalë duhet një qeveri që edhe opozita të thotë për të se është teknike, pra se ia ka arritur qëllimit, dhe shumica të thotë ‘hohoho’, nuk çeduam para kërkesës për qeveri teknike, pra të pretendojë se qeveria e re që do të vinte nuk do të ishte teknike”, shkruan Fuga, duke nënvizuar se kjo është e mundur. Sipas tij, kjo do të kërkonte të mendohej me logjika të tipit continium dhe jo të tipit aristotelian, me pole logjike përjashtuese. “Por këto logjika continium universitetet shqiptare nuk i njohin, tradita jo e jo, politika është larg tyre, analistët, eh analistët… Po thoni o njerëz se ju ndihmojmë ne universitarët, ua japim zgjidhjen gati në tavolinë, pse robtoheni, robtoni Shqipërinë, na lodhni kot! Mos hezitoni a derëbardhë! Tani, sepse pas dhjetë ditësh e ka marrë ferra uratën! Kriza politike është më së pari krizë logjike!”, shprehet Fuga.
Sigal