Artan Fuga: Farsa e farsës, ja si po e degradojnë Akademinë e Shkencave

757
Sigal

Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar farsën e farsave reformën në Akademinë e Shkencave.

Fuga shkruan se kryetari për akademinë kandidon pa rivalë dhe do të zgjidhet një kryetar partie.

“Shihni pra sesi sipas reformës sekretari bëhet kryetar, kryetari bëhet sekretar, madje edhe kryetari bëhet kryetar, në një rrotullim prej vitesh e vitesh i njejti.

Ngjitur pas kolltuqeve dhe nuk shqiten prej andej.

Ja ky është reformimi!

Madje janë po këta që mbajnë përgjegjësinë për degradimin e akademisë të shkencave sepse kanë qenë edhe në këshillin ekzekutiv, edhe në këshillin botues, edhe në tendera, gjithandej!”, shkruan Fuga.

Postimi i Artan Fuga

Shihni se çfarë reforme kanë bërë në Akademinë e Shkencave!!!

Farsë e farsës!

Kryetar akademie kandidon pa rivalë dhe do të zgjidhet një kryetar partie !

Kur ligji: Neni 6 fraksion 1 shprehet :

“Statusi i anëtarit të rregull (të Akademisë. shën imi) dhe i çdo funksioni drejtues të lidhur me këto funksione përfundon kur anëtari …

  1. c) Zgjidhet ose emërohet në funksione drejtuese në parti politike apo organe kushtetuese.”

Po kështu për nënkryetar të akademisë të shkencave kandidon pa rivalë sekretari shkencor aktual i Akademisë të Shkencave.

Për sekretar shkencor kandidon pa rivalë anëtari i këshillit ekzekutiv aktual dhe kryetar aktual i seksionit të shkencave natyrore të akademisë.

Shihni pra sesi sipas reformës sekretari bëhet kryetar, kryetari bëhet sekretar, madje edhe kryetari bëhet kryetar, në një rrotullim prej vitesh e vitesh i njejti.

Ngjitur pas kolltuqeve dhe nuk shqiten prej andej.

Ja ky është reformimi!

Madje janë po këta që mbajnë përgjegjësinë për degradimin e akademisë të shkencave sepse kanë qenë edhe në këshillin ekzekutiv, edhe në këshillin botues, edhe në tendera, gjithandej!

Këta e degraduan akademinë e shkencave, këta bënë gjoja reformimin farsë të akademisë të shkencave, këta marin përsëri drejtimin e akademisë të shkencave!!!

Kjo është farsa që deputetët me në krye qytetaren deputete Englantina Gjermeni dëshirojnë të na e shesin si reformim. Të na hedhin hi syve, të na ngopin me sapun duke na e shitur për djathë!

A ka më sedër në këtë vend se ligj nuk paska !

Këta nuk marrin vetëm popullin për budalla, këta marrin edhe komunitetin e universitarëve, intelektualët, për budallenj!