Arsyet pse komunizmi ishte një regjim i dështuar sipas Margaret Theçer

1157
Diana Skrapari

Në fjalimin e saj « Britain awake » të mbajtur në Kensington Town Hall më 19 janar 1976, Margaret Theçer deklaron :

« Detyra e parë e një qeverie është të mbrojë qytetarët e saj kundër agresioneve të jashtme, të garantoj mbijetesën e mënyrës tonë të jetesës.Ajo pyet nëse qeveria Laburiste e plotësonte këtë detyrë. Në këtë fjalim,ajo tregon se kërcënimi strategjik i Britanisë së Madhe dhe aleatëve të saj vinte nga një fuqi që kërkonte të dominonte dhe se ky kërcënim ishte me i rrezikshmi që prej luftës së dytë botërore. Ajo mendon se ushtarakët thonë se ekuilibri strategjik luan kundër NATO-s dhe perëndimit. Por socialistët që ishin në pushtet nuk mendonin kështu. Ata s’e kuptonin se raketat dhe nëndetëset që Rusët ndërtonin mund të përdoreshin kundër perëndimit. Margaret Theçer ishte e mendimit se në Partinë Laburiste kujtonin se ishin në të njëjtin bllok si Rusët.Rusët sipas saj, jetojnë në një diktaturë të udhëhequr nga njerëz të vendosur për të bërë vendin e tyre fuqinë më të madhe detare dhe ushtarake në botë. Dhe Rusët s’e bëjnë këtë për vetëmbrojtje. Ata duan të dominojnë botën dhe po mbledhin të gjitha mjetet për tu bërë kombi më i fuqishëm në botë. Për Margaret Theçerin, ideologjia komuniste është një ideologji pseudo-paqësore.

Perëndimi duhet të kujtoj Aleksandër Solzhenitsinin, i cili është i mendimit se që prej 1945 po bëjmë një Luftë të Tretë Botërore dhe që Perëndimi po humb terren në këtë luftë.Që prej vitit 1978,lista e vendeve që kanë humbur lirinë ose që janë vënë në rrezik nga Bashkimi Sovjetik është rritur.

Sipas Zonjës së Hekurt, Rusët duan të dominojnë botën. Për këtë arsye ata ndërhynë në shumë vendë të botës së tretë si në Angola,Vietnam, Indokinë, vende që u përfshinë nga agresionet komuniste. Komunistët në Portugali, që është një nga aleatët më të vjëtër të Britanisë së Madhe, kanë hapur një varrë për pushtetin dhe kjo tregon se shumë beteja të Luftës së Tretë Botërore janë zhvilluar brenda vendeve perëndimore.

Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tij aleatë harxhojnë para për armë dhe trupa lufte në Angola me shpresën se ky vend mund të bëhet komunist. Rusët luajnë për të fituar dhe ata kanë një avantazh të madh se lufta po zhvillohen në territoret perëndimorë dhe jo në territorin e tyre.Margaret Theçer vazhdon arsyetimin e saj duke shtuar se Partia Konservatore beson që politika e jashtme duhet të bazohet në një bashkëpunim të fortë me aleaten tradicionale të Britanisë së Madhe, Amerikën. Gjatë javës së Konferencës së Helsinkit, Z. Zarodov, një ideolog i njohur Sovjetik, shkruante në Pravda mbi nevojën e Partive Komuniste të Evropës Perëndimore të harronin kompromiset taktike me Socio-demokratët dhe të ishin më ofensif për të sjellë Revolucionin e proletariatit. Më vonë Leonid Brezhnev do të bënte një deklaratë në të cilën i jepte miratimin personel këtij atikulli.

Këto mendime tregojnë bindjet politike anti-komuniste të Zonjës së Hekurt. Bashkimi Sovjetik ishte drejtuar nga Leonid Brezhnev dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Xhimi Karter.

Margaret Theçer mbeti një opozitare e politikës së Bashkimit Sovjetik. Sipas saj kjo politikë është agresive dhe kundër zvogëlimit të arsenalit të armatimeve në të dy kampet e luftës së Ftohtë. Ajo u angazhua në favor të instalimit të raketave amerikane PershingII dhe Cruise. Ajo kishte frikë se mos fshatrat e gjelbër gjerman mos transformoheshin në fusha beteje të luftës nukleare midis dy superfuqive. Me shumë kurajo Helmut Schmitt kishte bërë zgjedhjen për mos tu tërhequr përballë shantazhit të « lieber rot als tot » (më mirë i kuq sesa i vdekur) që ishte slogani i manifestimeve në Gjermaninë Perëndimore.Por ai nuk donte të mbante gjithë peshën politike të armatimit.Zonja Theçer ishte e para që pranoi me gjithë fushatën kundër armatimit nuklear në Britaninë e Madhe, që Anglia do ti pranonte raketat Cruise në bazat e Greenham dhe Molesworth. Mbi këtë cështje , ajo nuk ju dorëzua kërkesave të demostrusësve të rrugës.Në 4 shkurt 1981, atëhere kur Zonja Theçer do takonte Z.Van Agt në Hagë, një gazetar i televizionit hollandez e pyeti mbi kundërshtimin në rritje për raketat Cruise në Hollandë dhe Gjermani. Ajo u përgjigj kështu :

« Do të doja që ata që janë kundër vendosjes së raketave Cruise, të harxhojnë të gjitha përpjekjet e tyre duke i thënë Bashkimit Sovjetik: Shikoni! Ju keni armët nukleare strategjike më moderne, SS20( …)Ju i drejtoni kundër vendeve evropiane.Ju rrisni numrin e tyre me një në javë.A mos vallë dëshironi që ne t’ju shikojmë të veproni pa bërë asgjë ? Nësë doni që ne mos të kemi raketa Cruise në Evrope, të cilat i kemi që ju mos te perdorni raketat tuaja, atëherë i çmontoni raketat tuaja! Pranoni të jeni inspektuar që ne ta dimë çfarë po bëni !(…) Unë i di shqetësimet. Dhe unë nuk i dua armët nukleare, por unë i jap një rëndësi të madhe lirisë time, asaj të fëmijëve të mi dhe të fëmijëve të tyre, dhe jam e vendosur që kjo të zgjasi kështu ».

Sipas Zonjës së Hekurt, NATO ka qënë gjithmonë një aleancë mbrojtësë e demokracive te tipit perëndimor.

Ajo u themelua në vitin 1949 për ti bërë ballë agresivitetit në rritje të politikës sovjetike, e ilustruar nga grushti i shtetit i Pragës dhe blokusi i Berlinit. Amerikanët megjithëse janë fuqia kryesore e NATO-s,përpiqen ti bindin aleatet e tyre dhe jo ti detyrojnë që të veprojnë si duan ata.Qëllimi i sovjetikëve ka qënë gjithmonë të prishi marrëdhëniet midis Amerikës dhe aleatëve të saj. Pakti i Varshavës ka qënë gjithmonë, që kur u themelua, në duart e fuqisë sovjetike.

Në Hungari në 1956 dhe në Çekosllovaki në 1968, Sovjetikët kanë treguar me veprimet e tyre, që cdo lëvizjë që kërcënonte interesat e tyre ushtarakë në Evropën Lindore, do të shtypej pa mëshirë dhe keqardhje.

Sovjetikët ushtruan një presion dhe kundër polakëve kur në orën 0.00 të 13 dhjetorit 1981 u vendos ligji marcial. Këshilli ushtarak i Shpëtimit kombëtar i përbërë nga ushtarakë të lartë u vendos me në krye si president Gjeneralin Jaruzelski. Kufijtë u mbyllën, linjat telefonike dhe telegrafike u ndërprenë, grevat dhe manifestimet u ndaluan, radio televizioni ra në dorën e këtyre ushtarakëve të lartë. Qëllimi i sovjetikëve në këtë ndërhyrje ishte se Polonia duhej të kthehej në një vend me një komunizëm të egër dhe të ndalohej sindikata anti komuniste Soilidarnort e drejtuar nga Les Valesa.

Në vitin 1979, Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin. Në vitin 1978, qeveria afgane u rrëzua nga një grusht shteti komunist.

Në shtator 1979, Presidenti i ri Taraki u rrëzua dhe u eleminua nga zëvëndësi i tij, Hafizullah Amin.Në 27 dhjëtor ai pati të njëjtin fat si paraardhësi i tij dhë u zëvëndësua nga Babrak Karmal, pushteti i të cilit ishte i mbajtur nga ushtarët sovjetik.

Sipas kujtimeve të Znj. Theçer, sovjetikët prej kohësh kishin dashur të ushtronin një influencë mbi Afganistanin me traktate të ndyshme « paqeje ». Perëndimi, prej kohësh, kishte frikë se mos Sovjetikët kërkonin të shkonin drejt vendeve naftëmbajtëse të Gjirit Persik. Dhe kriza energjitike i shtonte më shumë shqetësimet e tyre. Sovjetikët me gjithë fjalët e bukura për paqe dhe miqësi, kishin ngritur një ushtri që tejkalonte nevojat e vetëmbrojtjes. Sovjetikët e dinin se duke pushtuar Afganistanin mund të kërcënonin stabilitetin e Iranit dhe të Pakistanit, që ishin destabilizuar nga ajotollahët dhe ishin më pak se 500 kilometra larg nga ngushtica Ormuzit.

Pas pushtimit të Afganistanit, ajo mbështeti sanksionet amerikane dhe kërkoi që gjimnastët britanikë të bojkotojnë Lojrat Olimpike në Moskë.

Përvec Afganistanit, sipas Zonjës së hekurt, sovjetikët mund të ushtronin dhunë në vend të diplomacisë dhe ne vende të tjera të globit si në Jugosllavi ku Mareshalli Tito ishte në fund të jetës.Ata prisnin vetëm rastin e volitshëm për të ndërhyrë .Tashmë agresiviteti i tyre duhet ndëshkuar dhe Perëndimi s’duhet të kënaqet duke folur për liri, por duhet të jete gati te sakrifikoje per ta mbrojtur atë, mendon Znj.Theçer.

Sipas asaj, Lufta e Ftohtë s’ka reshtur kurrë, të paktën nga ana sovjetike.Koreja dhe Vietnami kishin njohur ndryshime pas ndërhyrjeve sovjetike komuniste.Dy regjime , dy sisteme përballen.Sipas ideologëve komunist,kishte mospërputhje midis këtyre dy sistemeve.Të dy kampet kishin armë nukleare të shkatërrimit masiv, prandaj duheshin bërë kompromise për të jetuar së bashku. Duhet të përmirësonim njohuritë mbi sistemin që kishim përballë dhe të vendosnim marrëdhënie të ngushta me ata që vuanin, por duke mos vënë në rrezik sigurinë tonë. Qoftë në Luftën e ftohtë, ose në luftën shkurt, më e rëndësishmja është të njohësh armikun, se mbase një ditë mund të dali rasti për ta bërë mik. Dhe ishte pikërisht, Znj. Theçer që zbuloi Gorbaçovin. Ajo e kuptoi se ai s’do dërgonte tanket sovjetikë për të shtypur popujt në Evropën lindore që kërkonin liri dhe demokraci.

Politika e Margaret Theçerit u influencua nga vlerat e periudhës viktoriane të punës, rregullit, përpjekjes dhe të « self-help ».Këto ishin vlera që ajo morri në edukimin e saj nga prindërit dhe ishin pikërisht këto vlera që luajtën një rol të rëndësishëm në jetën e saj. Që në universitet, ajo njohu idetë liberale me anë të librit « Shoqëria ë hapur dhe armiqtë e saj » të Karl Popper, Rruga e shërbesës dhe më vonë Kushtetuta e lirisë e Friedrich Hayek. Në përgjithësi, Theçerizmi e gjen frymëzimin politik dhe ekonomik në teoritë e Shkollës së Monetarizmit të Cikagos , e mishëruar nga Milton Friedman dhe nga Shkolla e ofertës e Arthur Laffer dhe Shkolla austriake e njohur përmes Friedrich Hayek.

Margaret Theçer pranonte që ishte antisocialiste pasi në Kujtimet e saj shkruan :

« S’mund ta harroj kurrë qëllimin e vërtetë të socializmit-lokal dhe nacional- është të rrisi varësinë.Varfëria s’është vetëm gjëja që ushqen socializmin, por ky është qëllimi kryesor për tu arritur ».

Në një fjalim të mbajtur para Këshillit Kryesor të Partisë Konservatore në mars 1990, ajo deklaroi : « Socializmi ka shtetin si frymëzim.Ai i konsideron qëniet njerëzore si materialin brut për projektet e ndryshimeve socialë ». Në librin e tij Peter Jenkins « Revolucioni i Zonjës Theçer dhe fundi i erës socialiste », Znj. Theçer shpehet kështu : “Socializmi ka dy kombe: udhëheqësit e priviligjuar dhe të tjerët… Unë shpresoj të krijoj vetëm një komb, ku secili nga qytetarët të jetë pronar, ose të paktën të ketë mundësinë për tu bërë”.

Në librin e kujtimeve, Znj. Theçer shton se : « Ky sistem ishte i bazuar në një ideologji që i fuste në kallup çdo individ dhe cdo institucion duke përdorur teknika brutale ndonjëherë. Prova na jepet nga barbaria sesi trajtoheshin minoritetet e njerëzve që guxonin të viheshin kundër rregjimit.Fati i disidentëve s’është vetëm një temë për të ngjallur mëshirën ose indinjimin e perëndimit:është shprehja e natyrës dhe objektivave të një sistemi që i konsideronte si kërcënim për eksitencën e tij.Nuk është e nevojshme të dëgjosh vetëm Aleksandër Solzhenicinin, për të njohur të vërtetën mbi Bashkimin Sovjetik.Mjaftonte të analizoje prozën e Pravda-s për të vlerësuar sesi udhëheqësit sovjetikë e gjykonin iniciativën e Helsinkit: “Koekzistenca paqësore nuk do të thotë se lufta mes dy sistemeve socialë botërorë ka mbaruar. Lufta do të vazhdojë (…) deri në fitoren përfundimtare dhe totale të komunizmit në shkallë botërore”. (Pravda, 22 gusht 1973). Zonja Theçer flet kështu për rregjimin komunist: “Një sistem i bazuar mbi zhdukjen e forcave individuale nuk ka asnjë shanc të fitojë, ashtu si e tregojnë ekzistenca e njerëzve të tillë si Solkzhenitsin, Sakharov, Bukovski, Ratushinskaja si dhe shumë disidentë dhe refuznikë. Në çdo moment dikush mund të ngrihej kundër këtij rregjimi, megjithëse e kishte përdorur këtë sistem për të marrë pushtetin”. Dhe ky njeri ishte pikërisht Mikhail Gorbaçov…

Në fjalimin e saj në Celsea në 26 korrik 1976, ajo tërhoqi vëmendjen mbi të Drejtat e Njeriut si kriter për të treguar natyrën e rregjimit komunist. Ajo deklaron: “Kur udhëheqësit sovjetik hedhin në burg një shkrimtar, një prift, një mjek ose punëtor për krimin se ka folur lirisht, ne s’duhet të shqetësohemi vetëm për arsye humanitare.Sepse këto akte tregojnë se në këtë vend kanë frikë për të vërtetën dhe lirinë,mohojnë të drejta që për ne janë mëse normale. Një komb i cili refuzon këto liri popullit të tij, nuk mund të nguroj t’ia mohoj dhe kombeve të tjera.

Znj. e hekurt shprehet kështu mbi mbledhjen e Helsinkit: “Në konsiderojmë sot se mbledhja e Helsinkit në 1975 solli diçka të re, se disidentët e Bashkimit Sovjetik bënë propozimet e kësaj Konference, programin e luftës kundër shtetit komunist. Dhe kështu, duke bërë të Drejtat e Njeriut një çështje të detyrimeve ndërkombëtare dhe jo një ligj të politikës së brendshme, traktati i jepte disidentëve dicka që mund ta përdornin për të mbrojtur të drejtat e tyre. Kurajo e tyre nuk do të kishte mjaftuar pa përkjekjet dhe fuqizimin ushtarak të Perëndimit, dhe në veçanti të SHBA-ve.Këto masa i dhanë fund përhapjes së komunizmit sovjetik dhe i dha zemër të gjithë lëvizjeve të reja të rezistencës antikomuniste. Sipas Znj.Theçer, komunizmi në Evropën lindore është një sistem dështak.BS harxhon 20% më shumë së SHBA në kërkimin dhe zhvillimin ushtarak, 25% më shumë në armatim, 60% më shumë në forcat nukleare strategjike.Këto dhjetë vitet e fundit, Rusia ka harxhuar 50% më shumë në ndërtimin e anijeve dhe ka ndërtuar shumë nëndetëse nukleare. Gjatë rregjimit komunist në Evropën lindore kishte një mungesë të madhe ushqimore.Populli nuk kishte gjërat më elementare për të jetuar. Disidenti i famshëm Bukovski kishte bërë një vëzhgim. Sipas tij, kur mediat sovjetike kishin zbuluar se një ushqim, salsiçet për shembull ishin të këqija për shëndetin, rusët thoshin: ja pra, ata s’kanë salsiçe.Këto ishin konsekuencat e paparashikuara të kolektivizmit.Dhe izraelitët që jetonin në BS, donin të ktheheshin në Izrael për të jetuar. Persekutimi i vazhdueshëm dhe meskin që ushtrohej mbi ata, kishte lindur një heroizëm të cdo momenti. Bindjet e tyre, shprehja e identitetit kulturor përballej me cdo lloj pengese,madje me një ndalim absolut. Diskriminimi ishte në cdo moment dhe në fushën e punës, natyrisht kur mund të gjenin një. Një nga shefat e tyre i kishte dhënë Znj.së hekurt një yll të Davidit. Ai e kishte bërë këtë skulpturë në burg dhe Znj. e hekurt e mbajti gjithmonë atë. Ajo ishte e bindur se një ditë gjërat do të ndyshonin në Bllokun e lindjes dhe se Wind of Change do të frynte edhe në Evropën Lindore…
Sigal