Arjan Zadrima: Zbulohen 830 shtetarë e Drejtorë me diploma fallco

1389
SHISH zbulon 830 shtetarë e drejtorë me diploma false
Burimet nga SHISH, na informuan dje se dy ditë më parë, ky shërbim i hetim-zbulimit të krimit, ka depozituar në Ministrinë e Brendshme për kompentencë të ministrit Saimir Tahiri, një zarf zyrtar sekret, brenda të cilit ka qenë një listë me emra shtetarësh e drejtorësh qendror dhe lokalë, të cilët rezultojnë të jenë me diploma false në dosjet e tyre. Sipas materialit shpjegues që shoqëron listën, këta analfabetë me diploma e grada universitare, janë emëruar në funksione drejtuese zyrtare, madje edhe në sektorë të rëndësishëm që kanë lidhje me ekonominë, financat, doganat, anti-krimin e deri edhe me sigurinë kombëtare. Në këtë listë, të dërguar ministrit Tahiri për ta deleguar si “operacion” tek shërbimi i anti-krimit, figurojnë emrat e shtetarëve që po punojnë aktualisht në disa ministri kryesore, madje edhe në ministrinë e Brendshme. Në këtë listë janë 830 emra shtetarësh e drejtorësh të lartë dhe rajonalë, të cilët janë me diploma universitare false, disa edhe me diploma që kanë vulat e universiteteve të huaja. Ky hetim është imponuar nga BE, si kërkesë për të evidentuar nivelin arsimor të administratës publike shqiptare, pas procesit të “Rilindjes” së saj, për të cilën janë harxhuar shumë energji debatesh mes palëve politike, me akuza për spastrime politike, shumë procedura administrative, shumë financime projektesh kualifikimi në miliona euro, të akorduara prej BE E kemi fjalën për drejtuesit e administratës. Sipas informacionit të SHISH, rezulton, se zyrat dhe korridoret, madje edhe magazinat e kryeministrisë, të ministrive e të institucioneve publike, janë të mbushur me drejtues, zyrtarë e punonjës me diploma… false! Rekordin e drejtuesve me diploma false e mban vetë Ministria e Brendshme që bën sikur e lufton krimin e falsitetit në punësimet me diploma false, por që del e godet ndonjë mësues fshati që jep ndonjë dëftesë 9-vjeçareje dhe lë në krye të punëve drejtues me diploma false e madje edhe me garda shkencore si profesor e ekspertë. Sipas listës që ka zbuluar SHISH këta 830 analfabetë me diploma universitare të emëruar drejtues të lartë nëpër ministri, kanë uzurpuar 830 poste drejtuese nëpërmjet krimit të emërimit me shkollim fals! Nuk e dimë, nëse kjo listë do të hapet e do të bëhet objekt i shërbimit të antikrimit, por informacionet brenda institucioneve e ministrive, thonë se mund të bllokohet ky verifikim prej ministrit Tahiri, mbasi të emëruarit me diploma false janë pjesë e rrjetës nepotike të familjeve të shtetarëve të Rilindjes dhe shërbëtorë të tyre nëpër fushata e biznese trafiqesh, të cilët i kanë blerë këto poste me miliona lek dhe nëpërmjet tyre riciklojnë miliona disa herë më tepër. 
Sigal