Arjan Zadrima: Skandali me shkarkimin e shefit ekonomik të Akademisë së Policisë, zhduk gjurmët e abuzimeve ekonomike

693
Zyrtari i lartë i këtij institucioni, Sokrat Boçi, paçka se është punonjës civil, është shkarkuar dhe zëvendësuar me ligjin për ushtarakët
Ja si vazhdon skandali i shkarkim-zëvendësimit të qëllimshëm, absurd e të paligjshëm, që iu bë drejtuesit të aftë, me përvojë e të ndershëm të një prej sektorëve më aktivë e jetikë për funksionimin e Akademisë së Policisë së Shtetit, shefit të sektorit ekonomik Sokrat Boçi. pa bërë komente, po flasim konkretisht, për të provuar me shkresa e jo me fjalë, skandalin që ka ndodhur jo në emër të rilindjes së punëve, por në emër të mbrojtjes dhe fshehjes së gjurmëve të krimeve ekonomike-financiare dhe përfitimeve po me abuzime që bëhen në këtë institucion, prej drejtuesve të pangopur, që tenderët i quajnë letra pokeri dhe institucionin e konsiderojnë pronë private, duke e çuar deri në atë derexhe, sa të helmohen edhe studentët e kësaj akademie prej ushqimeve të skaduara e të helmuara, pa llogaritur tenderët që bëhen duke pranuar edhe ushqime jashtë çdo kalorie e cilësie, gjë për të cilat do të flasim në vazhdim me prova konkrete. Çfarë ka ndodhur? Më datë 4.10.2016, sipas denoncimit që zoti Boçi bën në prokurori,. ai ka bërë Ankimim Administrativ, pranë Komisionit Qendror të Apelimit, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, duke kërkuar: Shfuqizimin e Urdhrit Nr. 1136/1, datë 26.09.2016 të Drejtorit të Policisë së Shtetit “Për lirimin nga Funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit të Sokrat Gori Boçi. Shfuqizimin e Urdhrit nr. 2679/1, datë 29.09.2016 të Drejtorit të Policisë së Shtetit “Për lirimin nga strukturat me status policor të një punonjësi policie dhe emërimin në detyrë në funksione ndihmëse të policisë, të Fuat Qemal Korçari. Ja denoncimi i zotit Sokrat Boçi, i bërë në prokurori: 
Në Vendimin Nr. 141, datë 02.11.2016 Për shqyrtimin e ankesës për masë disiplinore, të Komisionit Qendror të Apelimit, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, thuhet: Komisioni Qendror i Apelimit, pasi ka shqyrtuar ankesën e këtij punonjësi si dhe provat e paraqitura, Vëren se: Arsyeja e lirimit nga Policia e Shtetit të këtij punonjësi është bërë me motivacionin “Shkurtim i funksionit organik”. Punonjësi i policisë?? Zoti Sokrat Gori Boçi, ka bërë ankesë pranë Komisionit Qendror të Apelimit, duke kërkuar anulimin e këtij urdhri me arsyetimin se është nxjerrë në kundërshtim me Ligjin Nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”. Ai sqaron se: Urdhri i lirimit me motivacionin për shkurtim të funksionit organik, është i padrejtë, antiligjor, dhe kërkoj rikthimin në detyrë… Numri i përgjithshëm në Sektorin Ekonomik nuk ka ndryshuar, e nuk ka shkurtim…”. Në përfundim Komisioni vlerëson se: Urdhri i lirimit nga Policia e Shtetit, është i bazuar në nenin 9, pika 1, 2, germa “b” dhe ç”, nenin 46 pika 2 shkronja “ç” dhe 73, pika 1, shkronja “a” të ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, në nenin 182, pikat 2 shkronja “ç” dhe 10 të Rregullores së Policisë së Shtetit”, në urdhrin nr. 491 datë 05.09.2016 të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për disa ndryshime në urdhrin nr.294, datë 5.06.2015, të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e strukturës organike të Akademisë së Sigurisë”, si dhe propozimit të Akademisë së Sigurisë nr. 2024, datë 22.09.2016. Për këto arsye Komisioni Qendror i Apelimit, vendosi: Të lerë në fuqi Urdhrin nr. 1136/1, datë 26.09.2016 për “Lirimin nga Policia e Shtetit” për punonjësin Zoti Sokrat Gori Boçi.
Mirëpo urdhër Nr. 1136/1 datë 26.09.2016 i Drejtorit të Policisë së Shtetit, “Për lirimin nga funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit Sokrat Boçi, ka këtë përmbajtje: Bazuar në nenin 9, pika 1, 2, germa “b” dhe ç” të Ligjit nr. 108/2014 datë 31.07.2007?, në urdhrin nr. 491 datë 05.09.2016 të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për disa ndryshime në urdhrin nr. 294, datë 5.06.2015, të Ministrit të Punëve të Brendshme, të ndryshuar, “Për miratimin e strukturës organike të Akademisë së Sigurisë”, si dhe në propozimin nr. 2024, datë 22.09.2016 të Akademisë së Sigurisë, urdhërohet: Z. Sokrat Boçi, me detyrë Shef Sektori në Sektorin Ekonomik, në Drejtorinë e Administratës dhe Mbështetjes, në Akademinë e Sigurisë, të lirohet nga funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit me motivacionin: “Shkurtim i funksionit organik”. Të drejtat administrative e financiare t’i ndërpriten më datë 01.10.2016. Pra, siç shihet nga pikëpamja e faktit, Komisioni Qendror i Apelimit në vlerësimin e tij, ka tjetërsuar përmbajtjen e urdhrit Nr. 1136/1 datë 26.09.2016, të Drejtorit të Policisë së Shtetit, “Për lirimin nga funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit” të Sokrat Gori Boçi, i cili në këtë urdhër ka shtuar:
1. Se urdhri i lirimit nga Policia e Shtetit është i bazuar dhe në nenin 46 pika 2 shkronja “a” të ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Mirëpo, neni 46, Ndërprerja e marrëdhënieve të punës të punonjësit të policisë, thotë: pika 2. Punonjësi i policisë lirohet nga policia në rastet kur: shkronja ç) shkurtohet funksioni në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të policisë.
2. Se urdhri i lirimit nga Policia e Shtetit është i bazuar dhe në nenin 73, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Mirëpo neni 73, Trajtimi financiar pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, thotë: pika 1 Punonjësi i policisë, që ndërpret marrëdhëniet e punës me Policinë e Shtetit, përfiton shkronja a) pagesë kalimtare? Rregullorja e Policisë së Shtetit është miratuar me VKM nr. 750, datë 16.9.2015.
3. Se urdhri i lirimit nga Policia e Shtetit është i bazuar dhe në nenin 182, pikat 2, shkronja “ç” dhe 10, të Rregullores së Policisë së Shtetit”. Po çfarë përcakton ligji? Gazeta “Telegraf” do ta zbardhë të plotë këtë skandal, duke i bërë thirrje prokurorisë të hetojë se çfarë qëndron pas këtij shkarkimi…
Sigal