Arjan Zadrima: "Oktapodi Soros" qytetar nderi i Patosit

Bashkia e Patosit, “letër porosi” nga “Rilindja” për të bërë “Qytetar Nderi” Xhorxh Sorosin

 

 

“Oktapodi Soros”, përveçse prej 25 vitesh ka shtrirë e ka ngulur metastazat e tij në pothuajse krejt mediat, OJF-të, jetën dhe politikën shqiptare duke u bërë sundimtar i shumë sektorëve publikë e social në Shqipëri, pas marrjes edhe të pushtetit politik, ekzekutiv, legjislativ dhe ekonomik deri në sektorët strategjikë (naftë) me “prokurë e përfaqësimi” prej kupolës së “Rilindjes”, tashmë ka vendosur të marrë edhe vlerësime e dekorata nderi “popullore”, me vendime të bashkive të drejtuara prej militantëve të “Rilindjes”. Mos u çuditni, por një lajm i dalë nga “streha” e Bashkisë së Patosit, i telefonoi dje gazetës “Telegraf”, duke i bërë të ditur lajmin, se kryetarja “rilindëse” e Bashkisë së Patosit, zonja Rajmonda Balilaj, së bashku me një grup të besuar këshilltarësh të majtë të kësaj bashkie dhe më të besuar edhe në Prefekturën dhe Këshillin e Qarkut të Fierit, po përgatit letrat për të nderuar Xhorxh Sorosin, me titullin më të lartë që ligjërisht e administrativisht, jep një njësi e qeverisjes vendore në Shqipëri. Sipas burimit të informacionit, mësohet, se kupola dhe grupi i këshilltarëve “mavi” në Bashkinë e Patosit, por edhe “trafikantë” votash brenda këtij këshilli, kanë vendosur t’i japin Xhorxh Sorosit, titullin e lartë vendor popullor “Qytetar Nderi i Patosit”. Ende nuk ka ndonjë informacion të saktë, se cili do të jetë motivi i sajuar (justfikuar)  i këtij titulli nderi, që po inskenohet për t’iu dhënë Xhorxh Sorosit nga kryebashkiakja e Patosit, “rilindësja” Rajmonda Balilaj dhe “çeta” e saj e bindur në Këshillin Bashkiak, por dihet, që prej kupolës qendrore “mavi” të “Rilindjes” është dhënë urdhri, që ky titull të jepet sa shumë shpejt, duke mbyllur çdo “Pazar” brenda këshillit bashkiak. Sipas informacionit, thuhet se dhënia e këtij titulli për Xhorxh Sorosin ka lidhje me skenarin për të forcuar e justifikuar pozitat e tij si ortak aksionesh dominuese në kompaninë “Bankers” në Zharrës, fshat dhe njësi administrative e zonë industriale naftë nxjerrëse kjo, që me ndarjen e re administrative është në territorin e Bashkisë së Patosit. Një nga motivet që do të përdoret për të justifikuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Patosit” për Xhorxh Sorosin, mendohet se do të jetë ky: Bashkë aksionari Soros në kompaninë “Bankers” do të jetë një investitor që “do të zhvillojë infrastrukturën e do të bëjë të lumtur jetën e banorëve të Zharrëzës e të krejt zonave të Bashkisë së Patosit”! Në fakt, Soros kudo që ka shkuar nuk ka synim jetën e popujve të mjerë të vendeve të pazhvilluara, por pasurimin dhe sundimin e tij mbi territore e shoqëri njerëzore, të cilat i përdor për interesat e veta, siç ka ndodhur e po ndodh në Shqipëri ku “Rilindja” e ka bërë “kokë të shtetit” dhe në disa shtete të tjerë si Maqedonia, e cila e përzuri me dajak për veprimtari mafioze me pasoja të rënda për deformimin e shoqërisë njerëzore dhe shkatërrimin e institucioneve! ndërsa në Shqipëri, “krye-ushtari” i tij Rama, pasi ngjeu PS-në dhe flamurin e saj me ngjyrën “mavi” sorosiane, pasi i ka dhënë akses e fuqi të plotë në ligjvënie, vendimmarrje e biznese, tashmë ka nisur zbatimin e skenarit për bërë Xhorxh Sorosin “nderi i shqiptarëve” nëpër bashki e ndoshta, nëse realizon skenarin për ta bërë edhe presidencën “mavi”, të nderojë shefin e tij Xhorxh Soros me “Urdhrin e lartë të Flamurit”, si sundimtar i Shqipërisë... Thuhet, se ky nderim do të bëhet nga të gjithë bashkitë mavi të “Rilindjes” përpara zgjedhjeve të qershorit 2017. Urojmë të mos ndodh...