Arjan Zadrima: 1.7 miliardë lekët e pensioneve të KEMP, po përdoren për ndihmat në Veri

69

Propaganda e bujshme e këtyre 10 ditëve të fundit, bërë me helikopterë që harxhojnë qindra litra karburante, me drejtues, nëpunës e punonjës që “përlajnë” miliona lekë dieta shërbimesh ditore, me pako ushqimesh e thasë me veshje që qeveria po çon në zonat e bllokuara të veriut, ka brenda një skandal të rëndë financiar, që ka për autorë Komitetin Kombëtar të Emergjencave Civile, i cili drejtohet nga kryeministri. Skandali ka lidhje me fondet e buxhetit të shtetit, të adresuara me ligj parlamenti për objekt tjetër përdorimi, por që realisht kanë ndryshuar destinacion. Bëhet fjalë për miliarda lekë që janë nxjerr nga “thesi” i Thesarit të Shtetit dhe po përdoren arbitrarisht për propagandë qeveritare në zonat e bllokuara nga dimri që ka pllakosur veriun e vendit, por edhe qendra të tjera të banuara në jug e jug-lindje. Konkretisht, me një urdhër privat e të paligjshëm të kryeministrit Rama, ende të pa miratuar në Këshillin e Ministrave, janë “zhvatur” fondet e pagesave të pensioneve të invaliditetit, pra të personave që trajtohen me KEMP. Këto fonde pagesash pensioni po përdoren për të financiar shpenzimet që nevojiten për të siguruar dhe dërguar ndihma në zonat e bllokuara nga dimri. Edhe pse thuhet që “pakot janë produkte ushqimore dhe veshje e pajisje të rezervave materiale të shtetit”, faktikisht ato janë blerë në tregun me shumicë të bizneseve që kanë lidhje me kupolën e “rilindjes”.Por shqetësimi nuk qëndron në faktin, se përse këto mallra e ushqime po u blihen tregtarëve të kupolës dhe oborrit të “rilindjes”, por në skandalin e rëndë financiar shtetëror, që miliardat me të cilat po blihen këto mallra që propagandohen si “rezerva qeveritare”, janë blerë dhe po blihen me lekët e pensioneve të njerëzve me aftësi të kufizuara, pra me fondet financiare të pensioneve të akorduara për njerëzit që trajtohen KEMP-e. Sipas informacionit të ardhur në “telegraf” nga burime brenda Thesarit të Shtetit, thuhet se deri dje janë përdorur 1.7 miliardë lekë të vjetra për të blerë mallra ushqime e veshje emergjence për banorët e zonave të bllokuara nga dimri në Pukë, Kukës, Tropojë, Mirditë, Dibër, Bulqizë, dhe Malësi e Madhe dje, kryeministri çoi personalisht pako me ushqime e thasë me veshje “Gabi”. Sipas informacionit në fjalë, thuhet se në e situata e dimrit vazhdon, atëherë do të vazhdojë edhe skandali i fondeve publike, duke ua hequr ato ndihmës ekonomike dhe sektorëve ët tjerë të shërbimeve publike! fakti është ky: Invalidët nuk kanë mundur të tërheqin pensionet e tyre për muajin dhjetor e as deri dje më 16 janar 2017. Por ka edhe rrethe ku ndihma ekonomike dhe pensionet e invaliditetit nuk janë ndarë prej 3 muajsh, për shkak të krizës në buxhetin e shkundur të shtetit, i cili po mbahet me serume borxhesh nga institucionet financiare ndërkombëtare, duke marrë kredi me interesa të larta, por edhe duke lypur lëmosha donacionesh thërrime, të cilat nuk përdoren për popullatën, por për luks zyrash. Kujtojmë, që “Rilidhja”, lidhur me pensionet e invaliditetit të KEMP, ka urdhëruar në qershorin e vitit 2016, që të ulet numri i përfituesve të këtyre pensioneve në masën 40% deri në datën 31 dhjetor 2016 dhe kështu ndodhi.