Ardian Alushi: E gjitha është një stisje e motivuar politikisht

745
E gjitha është një stisje e motivuar politikisht dhe qe ka per autor ata qe sot duan te fshehin abuzimet e tyre ne drejtorine e ujesjellesit. Une kam zbatuar pikë për pikë ligjin dhe aktet rregullatore te tij. Çdo akt apo veprim juridik apo financiar është miratuar nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar(JICA), në përputhje me marrëveshjen e miratuar në parlament në vitin 2008. E cila ka monitoruar dhe certifikuar te gjithe ecurine e projektit nga fillimi deri sot.
Projekti per te cilin zoti Gjiknuri pretendon se eshte abuzuar është audituar ne detaje nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit. Perfundimet e tij mund ti shohe dhe gjykoje kushdo. Ato jane te tera ne perputhje me ligjin dhe nuk eshte evidentuar asnje shkelje. 
Me cilesine e drejtuesit kam respektuar ligjin pikë për pikë, por këtë gje nuk kane dashur ta shohin dhe evidentojne audituesit politik të Ministrisë së Energjisë. 
Auditet politike te inicuara nga ministrat e Edi Rames jane thjesht shërbime per shefat qe duan te fshehin korrupsionin e vërtetë të ministrave dhe të qeverisë. Cdo perpjekje per te mbuluar te verteten dhe kercenimet ne emer te prokurorise jane jo serioze dhe te pavlera. Gjyqet politike te bekuara nga Edi Rama nuk tregojne asgje me shume se mjerimin aktual te administrates qe eshte tashme pré e gjuetise se shtrigave ne emer te drejtesise. Shpreh bindjen dhe sigurine se asnje audit politik dhe i bekuar nga tarafet e korrupsionit sado te perpiqet nuk do mund te hedhe balte mbi punen tone.