Arben Duka: Prish kazanë e bëj kanaçe

558
T’i heqësh nga ministër dhe t’i çosh të bëjnë fushatë është taktika më e gabuar e Ramës. Kësaj i thonë prish kazanë e bëj kanaçe! Baza poshtë është e prirur të besojë dhe dëgjojë njerëz me pushtet dhe jo ministra të shkarkuar që nuk janë as deputetë. Dihet që në fushatë e sipër zgjidhen shumë probleme të individëve dhe komuniteteve, po çdo të zgjidhin këta të deleguar pa pasur asnjë fuqi ekzekutive dhe legjislative. Kjo lëvizje, nëse do të ndodhi në masë të madhe siç po flitet, mund të kthehet në një bumerang për Partinë Socialiste. Me këtë logjikë dhe Rama mund t’ia linte qeverinë Niko Peleshit dhe të merrej vetë me fushatën, por do qe lëvizja pa rendiment, mbasi kryeministri është shumé më i fuqishëm se kryetari i partisë. Ndaj unë e quaj një marrëzi këtë hap të Ramës, që kërkon të bëjë fushatë me individë të dekurajuar nga shkarkimi brutal që do t’u bëhet.
Sigal