Anila AHMATAJ/ Ky vend meriton më shumë seç po merr

665
Sigal

 100  vjet pavarësi,  bënë që të kthejmë kokën mbas dhe të rikujtojmë edhe njëherë me nostalgji traditat dhe kulturën tone, e cila ka qenë dhe është një pasuri e madhe e popullit shqiptar. Ky është një nga popujt më të  vjetër, por një popull me tradita dhe histori mbresëlënëse! Mbi këtë truall është krijuar historia mahnitëse, ku vendet e huaja gjithmonë e kanë lakmuar dhe asnjëherë nuk kanë dashur të njihen dhe njohin historinë e vendit tonë. Traditat tona janë të veçanta, ato përfshihen nga origjinaliteti dhe prejardhja e hershme e trashëguar nga të parët tanë, të cilët i ruajtën ato me fanatizëm dhe i trashëguan nga brezi ne brez. Vite me radhë është dashur të ndryshohet dhe keqinterpretohet historia , kjo ndërhyrje ka depërtuar deri aty sa ka krijuar edhe debate mbi datat e shënuara historike. Traditat tona janë ruajtur me fanatizëm të madh dhe në shumë qytete janë shumë primare. Një ndër tradita mijë-vjeçare shqiptare, është tradita e mikpritjes. Mikpritja e ngrohtë dhe bujare e mysafirit, respekti dhe përkushtimi me bujari, tregon dukshëm fisnikërinë dhe zakonin e shqiptarit. Prezantimi i kulturës së popujve shoqërohet me kalimin e njohjes nga brezi ne brez, dhe ndërthuren duke na dhënë një ide më të qartë të atij vendi që ne kemi përball. Ritet e ndryshme muzikore,  të cilat janë përdorur dhe përdoren  në kohë të gëzueshme dhe njëkohësisht dhe të trishtueshme janë pjesë e historisë së vendit. Traditat kulturore kanë gdhendur historinë kaq të bukur! ku shumë prej qyteteve kanë krijuar emrin e tyre nëpërmjet traditave që e karakterizojnë atë qytet. Një tipari  rëndësishëm është veshja karakteristike dhe e veçantë e  cila manifeston dukshëm kulturën tradicionale, ato janë trashëguese të lashtësisë, por gjithmonë kanë shprehur edhe marrëdhëniet me popujt e tjerë! Këto veshje kanë krijuar një varg tiparesh ku marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë. Një traditë kulturore shumë e veçantë është Polifonia, ajo shprehë veçorit etnike të një populli dhe gjallësi në kulturën e tij, kjo përbën atë që ne e quajmë një kulturë unitare. Polifonia është një vlerë e çmuar e popullit shqiptar, është trashëguese brez pas brezi. Ajo është ruajtur dhe trashëguar me origjinalitet dhe pastërti të jashtëzakonshme, dhe është një vazhdimësi iliro-shqiptare. Ajo mbulon një territor të gjerë nga hapësirat verilindore deri ne thellësi të Çamërisë. Mbrojtja e kulturës dhe e trashëgimisë kulturore është bërë gjatë periudhave të ndryshme historike, ato janë minerale te pa çmuar, dhe duhet që mbrojtja e tyre të  bëhet  me anë të ligjit, që askush të mos i marri ndërkëmbë për interesa personale, sepse ato shndërrohen në një forcë edukuese dhe formuese në shoqëri. Trashëgimia kulturore shqiptare është e pasur dhe me vlera të mëdha, ajo është një detyrim drejt së shkuarës dhe së ardhmes. Kjo tokë ku ne jetojmë dhe zhvillojmë veprimtarinë tonë, është mjaftë e rëndësishme  dhe duhet të mbrohet në nivel individual dhe nga vet qeveria.  Por a ekziston një zbehje dhe një lënie mbas dore e kulturës dhe atyre, të cilët kontribuuan me gjakun e tyre për të formuar historinë e vendit!?? Dhe elementi thelbësor i shoqërisë është qeverisja politike, ajo luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe emancipimin e kulturës. Demokracia bashkëkohore është një ndër premisat e zhvillimit kulturor të  një vendi. Nuk është për tu habitur që kemi një zbehje ose më saktë një lënie mbas dore, sepse të gjitha këto parregullsi kanë ndikuar në gjithë proceset sociale. Ky vend ka nevojë të inspirohet, ata njerëz të cilët dhanë një kontribut të madh për ndërtimin e kulturës historike nuk duhen lëne mbasdore, ata duhet të jenë të gdhendur jo vetëm në monumente, por në mendjen dhe zemrën e çdo brezi, i cili ta trashëgoj atë në brezat që do të vijnë. Por a duhet të punohet më shumë me brezin e ri?? Duke ndërthurur te ata të kaluarën dhe të tashmen! Për të nxitur te ata frymën historike dhe atdhedashëse për të mirën e vet por edhe për ta transmetuar atë në brezat e ardhshëm, prandaj nuk do të duhej shumë veçse, një transmetim respekti dhe përkujtim i herëpashershëm ndaj atyre që dhanë jetën dhe krijuan historinë e këtij vendi! Mendoj se ja vlen të sensibilizosh mbarë opinionin publik, se ky vend meriton më shumë se ç’po merr.