Altin Goxhaj: Rama tani po furnizon edhe me burime njerëzore fushatën e Republikës së Re

725
Avokati Altin Goxhaj në një postim të tij në rrjetin social Facebook është shprehur se qeveria e Rilindjes po furnizon me burime njerëzore fushatën e PD. Situata në marrëveshjen Rama Basha do më bëjë ti vë kryqin fletës së votimit, ka përfundur Goxhaj.
Postimi i Plotë:
Fushatën e Grida Dumas në fakt e bëjnë Koordinatorët e FRESSH dhe ata i paguan Neim Çili që do që Kryeministër të jetë Edi Rama. A mos është dhe kjo pjesë e marrëveshjes Rama & Basha?
Ky djali Klajdi Logu që paguan Çili te Universiteti Europian i Tiranës është një aktivist i njohur i UNI-FRESH dhe këtë info na e solli një nga të rinjtë e FRPD-së që e njohu se i mbahej mend kur përplasej me të në Fakultetin e Shkencave Sociale për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës kur ky bënte fushatë për kandidatët e PD dhe FRESSH. Madje i njëjti aktivist i FRPD më dërgoi edhe info me foto se familja e tij ishte shumë e famshme në Tropojë për angazhimin e tyre në të gjitha fushatat e PS dhe për këtë PS i kanë shpërblyer duke i emëruar njerëzit e shtëpisë si drejtorë shkollash në qytetin Bajram Curri. 
Jua kisha thënë po nuk më besonit që Rama tani po e furnizon edhe me burime njerëzore fushatën e Republikës së Re. 
Lista Çili me 7 deputetë të sigurtë dhe ajo e anonimëve me 8 vetë të sigurtë në Listën e PD-së është në fakt komardarja e garancisë që i duhet Ramës për të bashkëqeverisur me Bashën në 4 vitet që vijnë.
Dhe ju më thoni mbyll hundët dhe voto për PD! KRYQINNNNNNN KRYQINNNNNNNNN DO TI VË TË GJITHË FLETËS SË VOTIMIT! 
Image may contain: 8 people
Sigal