Altin Goxhaj/ Kush po saboton Halim Kosovën

1003
Halim Kosovën po e sabotojnë ATA! ATA që duan ta konvertojnë nga kandidati më i pëlqyer që ka pasur Tirana ndonjëherë, në një avokat të punëve të pabëra të Bashkisë! ATA që duan që kandidatin që mund të bëjë ndryshimin në besimin e publikut, që politikanët e ndershëm nuk janë zhdukur por thjesht nuk u është dhënë shansi ta konvertojnë në avokat të një klase politike të cilën qytetarët e Tiranës e shohin pa pikën e respektit dhe vlerësimit! ATA që duan që kandidatin më të thjeshtë të qytetit, të hapur për komunikim me këdo dhe kurdo ta izolojnë në një kandidat hermetik që konsultohet vetëm me ata që duan ATA! ATA që duan që kandidatin më apartiak dhe më të pavarur në mendim dhe me individualitet të plotë ta konvertojnë në një instrument partie që bën një fushate partiake për llogari të burokratëve të Bashkisë dhe Gardës së Soros së PD! ATA që duan që kandidatin më të prirur për të bashkëpunuar me çdo grup interesi ta konvertojnë në një kandidat të grupeve ku kanë interes ATA! ATA që duan që kur qytetarët ta pyesin me sinqeritet apo me hile se pse nuk është bërë kjo apo ajo ai në vend që ti thotë se ai ka vizion tjetër dhe një plan tjetër, ATA duan ta konvertojnë në një avokat të dështimit të administrimit të Bashkisë ! ATA që duan që kur qytetarët ta pyesin për disa ndërtime problematike në qytet tipike si ato që mbushi Rama Tiranën, Halim Kosova të konvertohet në një avokat të lejeve që nuk i dha ai! ATA që duan që kandidatin me aftësi të jashtëzakonshme si administrator, ta konvertojnë në një garantues të një vazhdimësie të dështuar të posteve të Eno Bozdos apo Etjon Kapidanit dhe kontrollit të Jorida Tabakut ndër përgjegjësit kryesorë të namit të keq të Bashkisë Tiranë këto vite! ATA që duan që kandidatin me ide të qarta dhe pa premtime të dështuara si pasojë e sabotimit të drejtpërdrejtë të Tabakut, Bozdos dhe Kapidanit ta kthejnë në një avokat të tyre! ATA që duan që kandidatin më pozitiv për rininë dhe moshën e tretë, të grave apo të çdo qytetari tjetër të këtij qyteti ta kthejnë në një folës të audiencave të përzgjedhura nga ata që e kanë tkurrur qëllimisht më shumë se kushdo elektoratin e PD-së me një punë intensive prej shumë viteve! ATA që duan që kandidatin që e sabotuan personalisht për 5 javë rresht që të mos ishte ai përfaqësuesi i PD-së për Bashkinë Tiranë tani duan më çdo kusht ta mbajnë nën kontroll dhe ta prezantojnë veten se Bashkia e re do të jenë ATA dhe jo Ai! ATA që duan që kandidatin që do të lindë shpresën se ndershmëria sot duhet të jetë kriteri kryesor që do të kthejë shpresën dhe besimin e publikut që në Shqipëri mund të jetohet, duan ta konvertojnë në avokatin e tyre dhe gjithë zullumeve të tyre! ATA që duan që kandidatin që e duan gjithë qytetarët dhe sidomos votueset e gjinisë femërore pavarësisht vullneteve politike jo sepse është gjinekologu më i dashur i Tiranës por edhe sepse ai e njeh dhe respekton më shumë se kushdo mentalitetin dhe mendësinë femërore, duan ta kthejnë në një kandidat që prezantohet nga një femër si Jorida Tabaku, që nuk e nderoi kurrë rolin e femrës në politikë por dha shembullin më të keq se si bëhet karriera dhe si sabotohet funksioni publik dhe besimi qytetar për hir të pazareve të nëndheshme me kundërshtarin (ka shumë histori por kujtoni për kollajllëk Kartën e Studentit që ia dha me koncesion për të mos e bërë Koço Kokëdhimës)! ATA që duan që kandidatin më të hapur për Tiranën ta konvertojnë në një vartës të “ekspertizës sorosiane” e cila në Tiranë është e gjitha në funksion të zgjedhjes së Zogut të Ramës! ATA që duan që lista e Këshillit Bashkiak, garda e vërtetë elektorale e kandidatit që kërkon të bëhet Kryetar i Administrimit të komunitetit prej 1 milionë shqiptarësh ta shkatërrojnë në një listë interesash dhe interesaxhinjsh që në vend që ti shtojnë vota kandidatit do të shërbejnë vetëm për ti ulur votat jo vetëm partisë së tyre por edhe vetë kandidatit! ATA që duan që 100 pikët e hyrjes në fushatë të kandidatit ti zbresin çdo ditë e nga pak derisa të realizohet objektivi i fitores së Zogut të Ramës! ATA që duan… Po kush janë ATA? Ata janë ATA që po përpiqen të marrin komandën e fushatës së Halim Kosovës! Gjithë njerëzit e Soros në PD! ATA që në kushtet kur PD po merret me gjithë Shqipërinë dhe me hallet kombëtare të infrastrukturës dhe votës kombëtare sot e kanë kthyer fushatën e Kosovës në një kështjellë personale! KËTA janë Eno Bozdo dhe Jorida Tabaku, dy personat kryesorë që shkatërruan çdo besim të publikut te Bashkia Tiranë! KËTA janë Gerti Bogdani që shkatërroi çdo marrëdhënie pozitive të PD-së me rininë duke i shpallur luftë çdo organizimi rinor të shoqërisë civile dhe çdo të riu në FRPD duke e izoluar sot PD-në si në raport me organizimet rinore ashtu edhe me vetë studentët! KËTA janë Besnik Alia i Soros që bëri thirrje sapo dështoi të ishte kandidat për të mbështetur Gjergji Bojaxhiun i cili sot kërkon të ruajë kontrollin e influencës së tij në vazhdimësinë e dështimit bashkiak që ai vetë projektoi në fushën e administrimit të territorit përfshi edhe projektimin e koncesionit privat të parkingjeve të Tiranës! KËTA janë Administratori dhe disa drejtorë Bashkie që gjithë preokupimi i tyre është ruajtja e vazhdimësisë së dështimit të tyre bashkiak dhe jo fitorja e Kosovës që duhet të pastrojë Bashkinë pikërisht nga ata dhe fryma e tyre e arrogancës dhe mospunës! KËTA janë ata që gjithë deputetët dhe anëtarët e Kryesisë së gardës sorosiane në PD! KËTA janë aq të aftë që të projektojnë rezultatin e zgjedhjeve nga një fitore e sigurt e Kosovës në një fitore të mundshme të Zogut të Ramës! ASNJË nga këta nuk ka sjellë kurrë në asnjë ditë asnjë votë shtesë në PD por vetëm erozion votash aty ku as skeptiku më i madh s’do ta mendonte (kujtoni 2013 dhe pyesni se çfarë mendojnë demokratët e angazhuar në fushata)! Çfarë duhet të bëjë Halim Kosova për të shpëtuar Tiranën? Pikësëpari të mos bëjë Avokatin e punëve të pabëra të Bashkisë Tiranë (pavarësisht se shumica e tyre janë penguar nga Qeveria askush s’mund të justifikojë se pse dhe nga kush u zvarritën deri në humbjen e PD-së në Qershor 2013)! Halimi duhet t’u thotë qartë tiranasve se është aty për të bërë ato që do të bëjë dhe s’ka pse të mbajë përgjegjësi për ato që s’u bënë nga të tjerët! Të pastrojë shtabin elektoral nga KËTA! Të zgjedhin në listën e Këshillit Bashkiak figura të njohura dhe me reputacion në qytet, si për aftësi dhe ndershmëri që s’do të jenë ushtarë të urdhrave të Gardës Sorosiane pranë Bashkisë Tiranë, por zëri i vërtetë qytetar dhe do të jenë në ballë të fushatës për 45 ditë! Të rivendosë menjëherë marrëdhënie me të gjithë grupet e interesit dhe aktivistët politikë krejtësisht të pakënaqur me modelin që po afron Garda Sorosiane në PD! Që Halim Kosova të mos jetë nën kontrollin e TYRE, që të mos jetë veç ata që e dinë se çfarë duhet bërë dhe kur duhet bërë, ku dhe si duhet bërë!!! Kosova duhet të shpëtojë nga ATA në mënyrë që nesër të mos i pakësohen votat që sot i ka pikërisht sepse është i ndershëm, me integritet, me eksperiencë administrimi të klasit të parë, dhe është një gur i çmuar dhe i rrallë në politikën shqiptare! Në mënyrë që të mos thuhet më se Veliaj është Kandidati më i keq i një force partiake të mirë organizuar, por Halimi është kandidati më i mirë i një force partiake të keq organizuar! Por të thuhet që Halimi dhe forca e tij politike ja doli ta mundë Rilindjen dhe Zogun e Ramës, sepse Halimi është i vërtetë dhe me vizion të qartë dhe bëri një fushatë qytetare jo partiake dhe të hapur për të gjithë! Unë që apeloj jam ai që munda bashkë me disa shokë të mirë me Lëvizjen Zgjohu në 2009, Erion Velinë dhe G99 e cila hyri në zgjedhje me 4% elektorat dhe degradoi në 0.78%! Jam ai që mobilizova që në fillim të Prillit gjithë opinionin e rrjeteve sociale në mbështetje të kandidaturës së Halim Kosovës në PD përballë Jorida Tabakut, Besnik Alisë, Gerti Bogdanit apo Majlinda Bregut! Kam më shumë eksperiencë aktive në fushata zgjedhore apo vëzhgim zgjedhjesh se e gjithë garda sorosiane bashkë, që sot po përpiqet të rrethojë Halim Kosovën dhe eksperienca ime aktive daton 1991, 1992, 1997, 2000, 2001, 2003, 2005, 2007, 2009, 2011, 2013 e deri më sot, ndaj dhe e di mirë se çfarë them dhe kur e them!!!
Sigal