Alqi NAQELLARI/ Banka e Shqipërisë dhe Lazarati

806
Sigal

Këta kullaroxhinjtë, anti shqiptarë kanë futur në rolin e parasë zyrtare euron dhe dollarin

Jo më shumë se 9 muaj më parë (në një opinon ekzkluziv për “Telegraf”), duke parë politikat monetare të Bankës së Shqipërisë. Dr. Alqi Naqellari, pati deklaruar se “me këtë politikë, kjo Bankë nuk do të mund të kontrollojë vetveten dhe jo më Bankat e Nivelit të dytë dhe politikat e tyre në interes të klientëve të cilët kanë besuar kursimet e tyre”. A.zh

 Pas daljes së fjalëve se në Bankën e Shqipërisë punonjësit e saj kanë vjedhur lekët e thesarit, lekët e shqiptarëve çdokush e ndjen veten keq. E ndjen veten keq dhe nuk e beson këtë gjë sepse nuk ka asnjë vend në botë që punonjësit e një banke qëndrore ta vjedhin atë. Banka Qëndrore e çdo vendi është e shënjtë, ajo është perëndi për një shtet, mban emrin e tij, identitetin dhe personalitetin e tij dhe nuk preket as nga pushtuesit e huaj.

Republika e Shqipërisë që pas viteve 20, identifikohet me emrin lekë, leku ka qënë monedha zyrtare e saj, pavarësisht se këta kullaroxhinjtë, anti shqiptarë kanë futur në rolin e parasë zyrtare euron dhe dollarin pas viteve 90. Vjedhja e Bankës Qëndrore ka ndodhur vetëm në Shqipëri, dhe jo vetëm një herë. Ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe vetë Shqipëria nuk po reagon. Shqiptarët shikojnë njëri tjetërin me habi. Të gjithë që kalojnë pranë Bankës së Republikës së Shqipërisë e shikojnë atë me vëmëndje dhe e kthejnë kokën nga ana tjetër me neveri. Me neveri sepse kanë dëgjuar të hapet një bankë tregëtare, të hapet një tunel, të vritet një arkëtare, të hidhet në erë një filial,  por jo një Bankë Qëndrore, përfaqësuese e një Shteti. Bankë Qëndrore nuk është vjedhur kurrë në botë, se të vjedhësh një Bankë Qëndrore do të thotë që ke rëzuar një shtet dhe ai shtet duhet të ndërrojë emrin e tij. Tashmë kjo bankë ka humbur moralin dhe hijen e rrëndë të saj përball qytetarëve shqiptarë. Tashmë nga një virgjëreshë dhe përfaqësuese dinjitoze e shqiptarëve dhe e kombit shqiptar, me emrin lek, për dhjetra vite, pavarësisht nga fukarallëku i tyre, ajo është kthyer në një prostitutë, një ndyrësirë,  mbi të cilën kanë futur duart ata që duhej ta mbronin dhe ta përfaqësonin atë dhe veten e tyre në emrin tonë, në emrin e të gjithëve. Ata njerëz të cilëve ju besua leku jonë, them ata njerëz sepse kur e shoh atë hajdutin në foto, çdo gjë mund të jetë, vetëm njeri nuk është, dhe vetëm përfaqësues i shqiptarëve jo se jo. Ai është një debil i zgjedhur enkas për të kryer ato veprime që ka kryer, ato veprime që kanë përdhosur Bankën, Shqipërinë dhe shqiptarët. Vetëm një fytyrë e ndytë një fytyrë pa formë  e shfaqur në atë formë amorfe mund të bëjë veprime të tilla, pavarësisht se kush fshihet pas tij, sepse një fytyrë normale njerëzore kurrë nuk do guxonte ta bënte një veprim të tillë. Të shkelësh mbi paranë, përfaqësuesen e kombit, gjënë më të shënjtë që ka kombi, është jo thjeshtë një hajdutllëk dhe një vjedhje ordinere, por është një përdhosje, është një masakrim i dinjiteti të një populli, të një kombi të tërë. Përveç flamurit dhe hymnit kombëtar gjëja e veçantë që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera të botës është monedha e saj, është leku, me emrin e Aleksandrit të Madh që përfaqëson Albaninë. Nuk është as dollari, as eku, as euro, as jeni, as rubla, as juani, as franga dhe as e as që kanë një fund dhe të numërueshëm.  Nëse dikur kur bënim fjalë për dhrahminë identifikonim Greqinë, për liretën identifikonim Italinë, për markën identifikonim Gjermaninë, për frangën identifikonim Francën, etj, etj, sot të gjitha këto vende identifikohen si BE dhe përfaqësuese të tyre kanë euron. Po kush e vodhi Bankën e Shqipërisë? Nuk e vodha as unë dhe as shqiptarët e thjeshtë, Bankën e Shqipërisë e vodhën ata që punojnë atje. Po kush punon në Bankën e Shqipërisë? Në Bankën e Shqipërisë punojnë të gjithë të afërmit e ish ministrave dhe ministrave, të ish deputetëve dhe të deputetëve, të presidencës dhe të institucioenev të larta shtetërore. Pra, kush e vodhi Bankën? Bankën e vodhi shteti. Bankën e ka vjedhur dhe herë të tjera Shteti, si në rastin e Thesarit dhe nuk i ka hyrë asnjë gjëmb në këmbë askujt sepse edhe Gjykatat, edhe Prokuroria janë të Shtetit dhe Shteti nuk mund të dënojë Shtetin. Po sot kush do dënohet për këtë vjedhje? Ne presim shumë por unë jam i sigurtë se nuk do ndodhë ndonjë hata, do dënohen ata që kanë shkrehur pushkën, seria e fundit si gjithnjë, sepse nuk mund të dënohet Shteti.

Përse e them këtë?

E them sepse organizmi kryesor që ka në vartësi Bankën Qëndrore të Shqipërisë është Parlamenti i Shqipërisë ose Kuvendi. Deri tani Kuvendi ka heshtuar dhe vazhdon të heshtë, në vend që të shkarkonte menjëherë Guvernatorin dhe tja jepte drejtësisë po bën të pa diturin.

Këtu nuk ka punë Kryeministri, qeveria, këtu ka punë shteti, nëse shteti është i pa kapur duhet të reagojë, duhet të verpojë.

Përse flas për këtë problem? Flas për këtë problem sepse paraja është e popullit shqiptar, për pasojë është edhe e imja edhe e shtëpisë time, pra unë po mbroj dinjitetim tim dhe të atyre që janë dakort me mendimet e mija, as PD-në dhe as PS-në dhe as PCR-në. Kur u vodh thesari kam shkruar disa artikuj, askush nuk reagoj, më tej kam shkruar mbi 100 artikuj për Bankën Qëndrore, askush nuk më dëgjoj, vetëm më shanë dhe më fyen. Punë e madhe, unë jam i qetë si ekonomist sepse fjalën dhe mendimet e mija i kam thënë hapur dhe nuk kam asnjë pishmanllëk pse nukfola kur duhej folur. A dëgjuan këta hajdutët apo jo është punë tjetër. E them këtë sepse gjëja më e lehtë që bëjnë këta njerëz është heshtja, dhe kjo është më vrastare se reagimi. Por heshtja ndaj këtyr shkrimeve dhe qindra të tjerave të kolegëve të mi që e duan Shqipërinë e çoi Bankën e Shqipërisë në këtë gjendje. Ky ishte fundi, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kupa u mbush dhe u derdh.

Gjatë periudhave të shkuara që nga viti 1998 unë kam shkruar për Bankën me qindra artikuj. Çfarë kam thënë?

1. Objektivi themelor i Bankës Qëndrore është i gabuar. Banka Qëndrore ka si objektiv “arritjen dhe ruajtjen e stabiliteti të çmimeve”. Ky është edhe objektiv i Bankës Qëndrore Europiane. Pse nuk duhej të ishte ky objektivi kryesor? Nuk duhej të ishte sepse vendet europiane janë në produkt potencial dhe nuk kanë problem rritjen ekonomike dhe papunësinë por kanë inflacionin. Po Shqipëria pse duhej të kishte këtë objektiv, a thua se ishte në produkt potencial ??  Jo, Shqipëria duhej të kishte për objektiv atë që kanë shumë vende të botës, rritjen ekonomike, rënjen e papunësisë, ruajtejen e kursit të monedhës dhe të stabilitetit ekonomik. Inflacioni në Shqipëri është i importuar dhe nuk është inflacion monetar.

2. Nuk duhej të lejonte që në Shqipëri të qarkullonte euro dhe dollari me statusin e monedhës zyrtare. Qarkullimi i euros dhe dollarit me këtë status ka bërë që 50% e depozitave të jenë në valutë dhe 65% e kredive të jenë po në valutë. Në këtë mënyrë leku shqiptar ka mbetur në hije pa kurfarë efekti në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Me këto raporte efektet e trasmisionit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë janë zero. Këto që po shkruaj i kam publikuar me shifra dhe fakte për disa vite me rradhë. Shikoni lidhjen midis NBI-së(normës së REPO-ve) dhe normës së inflacionit, në vend që të ishte e kundërt është në të njëjtin drejtim gjë që tregon se politikat e Bankës Qëndrore janë tërësisht të pa efektëshme në ekonomi.

3. Nuk duhej të lihej kurs fleksibël i këmbimit të lekut por të mbahej kurs fiks. Në kushtet e ekonomisë shqiptare kur eksportet me importet kanë raporte 1/3 kursesi nuk duhej aplikuar një kurs fleksibël i monedhës. Kursi fleksibël i heq rolin e ndikuesit qeverisë për llogari të politikave të saj ekspansioniste apo rrudhëse fiskale. Me këtë kurs kanë ndikim vetëm politikat e Bankës Qëndrore  dhe jo të Qeverisë. Të bënte çfarë të donte qeveria e PD-së, të bëjë çfarë të dojë qeveria e PS-së, ndikimi i tyre është vetëm afat shkurtër dhe ndikon vetëm momentalisht në kërkesën agregate. Për periudha afat gjata vetëm politikat e Bankës Qëndrore ndikojnë. Si kanë qënë këto politika në dhjetë vitet e fundit dhe veçanërisht në periudhën e recesionit. Unë i quaj disfatiste, sepse nuk kanë ndjekur politikat e BQE-së por kanë ardhur në rënje tepër të ngadaltë aq sa lekun shqiptar e kanë bër të pa ndikueshëm në rritjen e ekonoimisë. Leku sot është kthyer vetëm në një instrument që përdoret për instrumente borxhi dhe për asgjë tjetër. Ulja e NBI-së që bën Banka Qëndrore ul vetëm koston e borxhit të qeverisë dhe fitimet e bankave të nivelit të dytë dhe hiç gjë tjetër, asnjë ndikim nuk ka në ekonomi. Sot Bankat Tregtare luajnë me Bankën Qëndrore duke ja imponuar asaj interesat e tyre. Nuk mund të konkurojë leku me NBI 3.5% ndaj euros me NBI 0.25% apo dollarit që tenton zeron.

4. Nuk duhej të bëhej privatizimi total i sistemit bankar por të mbahej një bankë shtetërore në mënyrë që të mbështeste politikat monetare të Bankës Qëndrore. Privatizimi i Bankës së kursimeve prej meje është quajtur tradhëti kombëtare që para nja dhjetë vitesh sepse Banka Qëndrore nuk do kishte krahë të djathtë që ta mbështeste në politikat e saj. Privatizimi total i sistemit bankar kishte me dhjetra pasoja negative që unë i kam thënë në shkrimet e mija. Këtu do përdor vetëm dy aspekte, mbi 80% e kredisë është dhënë në Tiranë dhe në Durës duke anashkaluar gjithë ekonominë shqiptare, vetmë 1.8% e kredive është dhënë për bujqësinë në një kohë që bujqësia jep rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, etj.

Përfundimisht Banka Qëndrore me politikat e saj ka dështuar në nxitjen dhe rritjen e ekonomisë, në këtë mënyrë nuk i ka sjellë popullit ndonjë ndikim në rritjen e mirëqënjes së tij. Nuk po futem te analiza e auditit të vetë bankës apo e KLSH-së sepse janë tema më vete.  Nuk po futem te analiza e kontrollit që duhej tu bënte bankave tregëtare  që kanë luajtur dhe luajnë me paratë e shqiptarëve. Nuk po flas për pagat dhe shpenzimet e punonjësve dhe të beneficeve që kanë këta, sepse ato janë marramëndëse.  Nuk po flas për investimet dhe objektet e marra me qera prej saj me kosto jashtë çdo logjike. Kjo është Banka e Shqipërisë ku punonjësit e saj shkojnë në punë sikur të mos ketë ndodhur asnjëgjë dhe shteti hesht. Hesht Parlamenti, hesht Presidenti, heshtin Partitë Politike, heshtin të gjithë. Sekret shtetëror-thonë- po çfarë sekreti shtetëror ka me paratë e popullit?

Lazarati është e kundërta e Bankës Qëndrore, dhe e keqja është se blindat nuk kanë rrethuar Bankën por kanë rrethuar Lazaratin. Përse vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar Lazaratin, çfarë kanë bërë lazaratasit? Kanë vjedhur thesarin, kanë vjedhur taksa-tatimet e popullit, kanë vjedhur depozitat, kanë shitur trojet shqiptare, kanë shitur detin, kanë vjedhur paratë e rrugëve apo kanë bërë krime? Lazaratasit i la shteti që ishte në fuqi që të kultivonin kanabis, sepse nëse ajo qeveri nuk donte që ata të kultivonin kanabis nuk do kultivonin. Pra nuk është faji i tyre që e bënë këtë punë për disa vite rresht. Kur nuk është faji i tyre përse duhej të ndëshkoheshin në këtë formë, a thua se megjithë mend nuk futej dot policia në Lazarat? Mjafton tu prisje ujin dhe mbyllej problemi kanabisit, pa polici dhe pa harxhuar asnjë lekë.  Lazaratasit janë njerëz si gjithë të tjerët, pavarësisht se në sytë e shqiptarëve apo të huajve po të thuash që jam nga lazarati të shikojnë sikur të jesh i veçantë, si gogoli. Lazaratasit kanë qënë, janë dhe do të mbeten njerëz fisnikë, njerëz punëtorë, njerëz të dashur, njerëz besnik, të edukuar, korektë dhe jo arogantë. Lazaratasit janë njerëz që e nxjerrin paranë nga guri, janë njerëz që i kanë futur ekonomisë shqiptare me miliarda euro. Theksoj  janë njerëz që i kanë futur ekonomisë miliarda euro dhe jo që i kanë vjedhur miliarda lekë nga thesari, janë njerëz që u kanë dhënë punë për disa vjetë me dhjetra mijra njerëzve, që kanë mbajtur me bukë familje nga të katër anët e Shqipërisë dhe jo që kanë vjedhur thesarin. E pikërisht qyteti i këtyre njerëzve punëtorë mbahet i rrethuar edhe sot nga blindat e policisë. Blindat e policisë le të mbajnë të rrethuar Bankën Qëndrore dhe jo Lazaratin, sepse nga Lazarati Shqipëria vetëm fitoi miliarda dhe nuk humbi, ndërsa nga Banka Qëndrore vetëm ka humbur. Sot në Lazarat, pavarësisht se ka nja tre postoblloqe , kënga dhe vallja nuk pushon prej dasmave. Ironi e fatit, në njërin krah blindat e policisë me policë të armatosur dhe në krahun tjetër makinat e nuseve të mbuluar me trëndafila. Ky është Lazarati, këta janë lazaratasit që edhe tani, pavarësisht se nuk vujnë për para, sa gdhihet nisen në mal për çaj dhe bimë medicinale. Ata janë punëtorë, janë njerëz të punës, ata janë njerëz që e nxjerrin paranë nga guri, pavarësisht se nga, nga kanabisi apo nga çaji apo nga bimët e tjera medicinale.

Duke e mbyllur këtë shkrim, unë shpreh edhe mendimin tim për lejimin ose jo të kultivimit të kanabisit. Sot në botë dy shtete amerikane, Uruguaj, Hollana dhe Zvicera e kanë lejuar kultivimin e tij edhe unë jam pro lejimit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Fitimet që do merren prej tij janë më të larta se humbjet, të mirat janë më të shumta se pasojat.