Aleksandër Arvizu:Rama-Meta të luftojnë krimin, prokuroria të bashkëpunojë me policinë

557
Sigal

*Ambasador i SHBA-ve në Tiranë

Falënderoj Kryetarin e Bashkisë  ( të Elbasanit) për thirrjen e kësaj tryeze të rrumbullakët. Trafikimi i personave është një krim i tmerrshëm. Ekziston kudo në botë – ekziston në Shtetet e Bashkuara dhe ekziston në Shqipëri. Disa prej jush janë në dijeni të Raportit vjetor për Trafikimin e Personave. Përgatitet çdo vit nga Departamenti i Shtetit dhe është i mandatuar nga Kongresi. Ndonëse ka pasur njëfarë përparimi, për fat të keq, vlerësimi ynë ishte që gjatë vitit të kaluar, performanca e qeverisë shqiptare në trajtimin e trafikimit pësoi rënie. Rezultati praktik i kësaj ishte që Shqipëria u ul në vlerësim dhe ra në atë që e quajmë Lista e Vëzhgimit e Grupit 2.

Në bisedat tona me Z. Rama, me Z. Meta, me disa prej bashkëpunëtorëve tyre kryesorë, kemi bërë shumë të qartë që shpresojmë të angazhohemi shpejt dhe efektshëm me qeverinë e re në përpjekje për të gjallëruar disa prej përpjekjeve që kanë qenë në proces.

Një shembull specifik i asaj që po përpiqemi të bëjmë është me IOM; jam i kënaqur që IOM – Organizata Ndërkombëtare për Migracionin – ka fituar një grant prej 500,000 dollarësh nga Qeveria e SHBA, për të punuar kundër trafikimit në Shqipëri. Specifikisht, çfarë do të bëjnë ata? Siç e dini, IOM është një organizatë ndërkombëtare; shpesh i referohet si OJQ, por nuk është OJQ. Është në fakt një organizatë ndërkombëtare e lidhur me Kombet e Bashkuara. Për ta trajtuar efektshëm një çështje si kjo, duhet të ketë bashkëpunim midis OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare, qeverive vendore, qeverive qendrore, policisë, prokurorisë – të gjithë duhet të punojnë së bashku me qëllim që të jenë të efektshëm. Një gjë që po bën IOM është krijimi in ekipeve të lëvizshme të ndihmës që do të jenë në gjendje t’i përgjigjen më shpejt dhe më efektshëm raportimeve për persona në rrezik. Është ai lloj shembulli i një partneriteti shumë të efektshëm në nivel vendor këtu në Elbasan dhe dëshiroj të falenderoj të gjithë njerëzit që morën pjesë në tryezën e rrumbullakët nën drejtimin e Bashkisë.

Për sa na përket neve, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të krijojmë partneritete me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur dhe jo vetëm në fushën e trafikimit. Trafikimi është një krim i tmerrshëm dhe një problem shumë i rëndësishëm, por ka edhe çështje të tjera, si korrupsioni, që duhen trajtuar në Shqipëri. Ligjet ekzistojnë dhe janë mjaft të mira. Ka njerëz shumë të përkushtuar në radhët e policisë që e kuptojnë ligjin dhe po përpiqen të bëjnë punën e tyre.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për prokurorët. Problemi është që nuk punojnë bashkë. Në fakt, hera-herës, më krijohet përshtypja se përpiqen që të mos punojnë bashkë. Kjo do të jetë një përparësi për Qeverinë e SHBA teksa ecim përpara me administratën e re këtu. Ishte kënaqësi që pashë që Presidenti zhvilloi një takim dje me krerët e të ashtuquajturave institucione të pavarura dhe është e qartë që një prej gurëve të themelit të një demokracie është që institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe ne e mbështetim këtë plotësisht.

Por, mesazhi duhet të shkojë edhe tek, në fakt, mesazhi më i rëndësishëm duhet të shkojë tek policia dhe prokurorët për të punuar së bashku. Performanca juaj do të gjykohet nga efektshëm punoni ju së bashku. Duhet të ketë më shumë arrestime, ndjekje penale, dhe dënime të suksesshme për krimet, qofshin për korrupsion, raste mosndëshkueshmërie, apo kriminelë ordinerë; duhet të ketë më shumë bashkëpunim të efektshëm. Kjo është ajo që qytetarët e Shqipërisë kërkojnë dhe kjo është ajo që ata meritojnë.