Albina Deda: Trump time

134
Që nesër Amerika ka një President të ri por dhe globi një lidër të ri i cili vendos jo pak për fatet e tij. Është Presidenti Trump, i Cili mes jo pak kasandrash arriti atë që shumëkush e quajti pamundësi, utopi e çmendur. Por ja kjo është Amerika e ëndrrave që realizohen, e idealeve të larta që materializohen…!
Nesër fillon Koha e Epoka Trump dhe jam e sigurtë se për shumë kohë Amerika dhe shumë më gjërë do ta nominojnë me simpati si Trump-Time. Se Presidenti Trump nuk vjen të drejtojë kryefuqinë e botës si president i rradhës për t’i dhënë Amerikës e demokrakracisë një risi të shtuar. Ai është fuqia e ndryshimit të direksionit global.Ai do ta pastrojë moçalin e krizës dhe pasigurisë që kundërmon erë të rëndë për njerëzimin. Ai dhe Amerika me aleatë do të ndalojnë e shkatërrojnë kinspiracionin e spekullimin global. Kjo nuk është imagjinatë dhe as profetësi. Është një avenir që në fakt si një foshnje belbëzoi që kur Mr.Trump ju drejtua Amerikës e botës: “Unë do të jem presidenti më i mirë që Zoti ka krijuar”.
Amerika do të ketë qasje të re në këtë fillim Mileniumi. Ajo sërish do jetë pamëdyshje modeli afër ideales për vete njerëzimin. Gjithkund ndihet Era Trump. E shumë më tepër tek aleatët e Amerikës. E një nga ata aleatë të vegjël në popullsi, por superior në simpati ndaj saj jemi ne, Shqiptarët. Me Amerikën fatet tona nacionale janë të lidhur që prej Presidentit Willson. Ndaj admiroj fjalinë e sinqertë të Ambasadores së Kosovës në Washington Vlora Çitaku, e cila i deklaroj Presidentit Trump: “Jam e lumtur që përfaqësoj popullin më proamerikan në botë”. Të tillë jemi e të tillë do të mbetemi. Por natyrisht, me pritshmëri të mëdha nga kjo kohë e nga ky President i madh.
Jo vetëm si demokrate, por si shqiptare, si pasardhëse e një familje, që për lidhjet me Amerikën u persekutuam plot pesë dekada, pres shumë nga Koha-Trump. E si unë shumica e shqiptarëve presin e besojnë te Presidenti Trump dhe administrata amerikane. E përmbledhur kjo pritshmëri përkthehet në një fjali. E këtë fjali e prononcoi vetë njëri nga këshilltarët e Trump akoma pa dalë rezultati final në SHBA. Ishte Shannon Berns, i cili u shpreh: “Presidenti Trump do bëjë që në Shqipëri të shkatërrohet oligarkia kriminale e Soros”. Dhe dihet se kjo oligarki okupatore nuk ka askund në glob përfaqësues më të lig sesa në Tiranë. E ai ka një emër të përveçëm: Edvin Rama. Komentet se ç’po bën kjo monstër me Shqipërinë, me ekonominë, me demokracinë, janë të tepërta. Ajo që nuk është e tepërt është pritshmëria shqiptare për ardhmërinë tonë kombëtare tek USA dhe Presidenti Trump!