Albina Deda: Asnjëherë më afër triumfit !

298
As propaganda e blerë as dokrrat e gënjeshtrat e shitura 4 vjeçare, as kritizerët e stisur e skeptikët e sëmurë, as narcistët e mitomanët” opozitarë nuk e shpëtojnë dot PS-në dhe Edi Ramën nga shoku i rëndë elektoral i 25 qershorit.E majta kudo në botë po shkapërderdhet se është në konflikt me kohën. Ajo tashmë është ëndrra e keqe e tejkohës në kontinent e shumë më gjërë.
E majta shqiptare, përveç konfliktit me kohën, ka hyrë në konflikt për jetë a vdekje me qytetarin.
Vetëm një megaloutopist si Rama mendon të fitojë betejën me qytetarin me mashtrim dhe propaganda, ndërkohë që e katandisi shoqërinë shqiptare në kufijtë skamnorë ekstremë të varfërisë. Më thoni se cili qytetar shqiptar ia fal dhe rrënimin e tij, dhe e shpërblen dhe me votë?! Askush.Ndaj këto janë ditët dhe shansi ynë.Aspak për të zëvendësuar por për të qeverisur më mirë e me përgjegjësi.Ne kemi një projekt, Ne kemi kauza, Ne kemi ideale. Duhet vota dhe përtej votës vullneti.Asnjë dyshim se Opozita është në prag të Triumfit të Madh.Asnjë shpresë në kampin mavi as në sondazhet që vet i porosisin e sponsorizojnë. Vetëm një shpresë kanë si çengel deri më 25 Qershor: Propogandë dhe diversion! Por vota i çmonton të dyja ndaj le të bashkohemi si qytetarë të lirë përtej indoktrinimit. Kështu fitojmë Ne dhe jo oligarkia!Le t’ju qasemi kauzave tona duke injoruar disfatistët, që zhagiten të paguar për të na penguar !Atdheu ynë nuk duhet të indentifikohet me aromën e drogës e foton bastarde të Qeverisë Rama.Republika e Re është projekt i qytetarëve. Është projekt i kohës së Re, i miratuar dhe suportuar nga miqtë e mëdhenj historikë e strategjikë të kombit. Unë besoj në këtë projekt siç besoj tek liria!