Albana GJINOPULLI/ Auditimi i lartë shtetëror, shteti që lufton anti-shtetin

767
Përgjegjshmëria e përdorimit të fondeve publike është një gur-themeli për institucionet kombëtare që janë përgjegjëse për mbikqyrjen e shpenzimeve publike dhe ky këndvështrim e vendos KLSH-në në krye të auditimit publik në vend. Me një profil të ri, KLSH sot luan një rol të rëndësishëm në vlerësimin, analizën dhe së fundmi opinionin se kontrollet funksionojnë në mënyrë efektive, se ku janë identifikuar dobësitë, shkeljet dhe shpërdorime por mbi të gjitha në dhënien e sugjerimeve dhe rekomandimeve si institucionet publike të paraqiten më mirë duke kontribuar në një masë të rëndësishme në mirëfunksionimin e qeverisjes së mirë në vend. I gjendur në udhëkryq, rreth tre vite më parë, KLSH bëri zgjedhjen që do tí mundësonte rritjen, zhvillimin dhe do të mbështeste investimin afatgjatë për tú vendosur në pozicionin që i takon si element kyç në sistemin e menaxhimit financiar publik në Shqipëri, duke u aftësuar për dhënien e sigurisë objektive dhe të pavarur tek parlamentarët, publiku dhe partnerët ndërkombëtarë se deri në çfarë mase fondet publike janë menaxhuar me kujdes, janë përdorur për qëllimet e parashikuara, objektivat dhe rezultatet e pritshme janë arritur. Standartet Ndërkombëtare, Kushtetuta dhe Ligji i japin KLSH, si auditim i lartë publik, funksionin e ruajtësit të përgjegjshmërisë publike, funksion ky që kërkon që audituesi të jetë i besueshëm dhe të rrisë kredibilitetin duke e realizuar auditimet në mënyrë parimore dhe etike. Adoptimi dhe zbatimi rigoroz i Kodit të Etikës për audituesit (ISSAI 30) i hapi rrugën promovimit dhe nxitjes së besimit dhe pritshmërive tek auditimi publik. Përpjekjet për të arritur standarte të larta të përgjegjshmërisë i japin KLSH autoritetin moral që të vlerësojë pritshmëritë në subjektet e audituara. Veprimtaria e KLSH gjatë vitit që lamë pas, jep indikacione të qarta se ky institucion punon fort për tá kthyer përgjegjshmërinë në një nga tiparet e tij më të theksuar , dhe këto përpjekje e bëjnë KLSH si një hallkë kryesore në zinxhirin e përgjegjshmërisë publike, jo vetëm në sensin e të ndihmuarit të të audituarve për tí mbajtur ata të përgjegjshëm por mbi të gjitha ta kryejë këtë funksion duke treguar përgjegjshmëri. KLSH kërkon të jetë i përgjegjshëm në konceptin më të gjerë për të gjithë komunitetit të cilit i shërben – taksapaguesve dhe publikut, dhe jo vetëm organizmave që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek auditimi sikurse është Parlamenti apo dhe ekzekutivi. Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) vepron si një organizatë ombrellë për komunitetin ndërkombëtar të auditimit. Ajo ofron një kuadër mbështetës për institucionet audituese për të nxitur zhvillimin dhe shkëmbimin e njohurive, përmirësimin e auditimit qeveritar në të gjithë botë dhe rritjen e kapaciteteve profesionale. KLSH prej vitesh ka qenë anëtar i kësaj organizate, por sot pozita dhe pjesëmarrja është rritur ndjeshëm duke kontribuar në komitete dhe grupe pune dhe po ashtu në vënien në jetë të praktikave më të mira të vendeve anëtare. Iniciativa për zhvillim ka ardhur nga vetë KLSH dhe kjo në vetvete është një shfaqe e qartë e angazhimit të menaxhimit të lartë institucional, Kryetarit të KLSH. Nevoja për një udhëheqje të qartë dhe një strategji koherente është pre-kuizitë e çdo organizate të suksesshme dhe si e tillë KLSH ka artikuluar gjithnjë e më shumë rolin e saj në terma të krijimit të vizionit dhe misionit , si dhe duke bërë prioritare objektivat më të rëndësishëm të saj të cilat janë mishëruar tashmë në Strategjinë e Zhvillimit që ka filluar të zbatohet prej vitit 2013 dhe shtrihet në vitet e ardhshëm deri në 2017. E hartuar me pjesëmarrjen e SIGMA/OECD Strategjia e Zhvillimit i shërben KLSH si një bazë e shkëlqyer për vendosjen e prioriteteve, alokimin e drejtë e të përshtatshëm të burimeve duke synuar gjithnjë arritjen e objektivave dhe menaxhimin e riskut që sjellin sfidat e njohura e të panjohura të zhvillimit dhe progresit. Objektivat strategjikë të KLSH janë inkludim i objektivave të INTOSAI-t në zhvillimin e një institucioni të lartë të audimit publik në ambientin shqiptar me fokus në të ardhmen. Në rrugën e gjatë të zhvillimit që KLSH ka ndërmarrë e po ndjek, ndërtimi i kapaciteteve u shndërrua në domosdoshmëri që ka mbështetur dhe mbështet progresin, që e ka ndihmuar dhe e ndihmon këtë institucion të shikojë përtej kufijve tradicional të inspektimeve financiare , duke menduar se si të shtojë vlerë jo vetëm brenda institucionit por dhe për njësitë e audituara. Njohuritë janë më pak të prekshme por mbeten faktor jetik për KLSH , jo vetëm në terma te efektivitetit por dhe të arritjes së suksesshme të objektivave strategjikë. Kur KLSH përzgjodhi ndërtimin e kapaciteteve si një nga ndërmarrjet fillestare ishte e ndërgjegjshme se investimet afatgjatë janë ato ç’ka nevojitet për të arritur zhvillim të qëndrueshëm të gjitha aspekteve operacionale dhe menaxhuese të këtij institucioni. KLSH gjithashtu kuptoi se do tí duhej shumë kohë për të zhvilluar pozicionin e saj në sistemin e kontrollit parlamentar dhe për të bërë ndryshimin duke ndikuar thellësisht në nxitjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në sektorin publik. Auditimi është një fushë mjaft komplekse teknikisht dhe si e tillë kërkon staf të trajnuar dhe të formuar profesionalisht në mënyrë që të sigurojë efektivitet. Në vijim, të gjithë jeni dëshmitarë të ngjarjeve kur publiku kërkon të dijë rreth përgjegjshmërisë me të cilën zyrtarët publikë përdorin paratë e taksapaguesve, dhe nëse audituesit nuk zotërojnë aftësitë, profesionalizmin, ndershmërinë për të kryer punën dhe përmbushin misionin për të cilin janë caktuar cilësia e punës së tyre mbetet një pikëpyetje. Në përpjekje për të sjellë një imazh të ri të auditimit publik, një imazh që jo vetëm kërkohet nga Standardet por që përputhet me pritshmëritë e publikut për Kontrollin e Shtetit të tij, KLSH ka punuar me intensitet për tú prezantuar këtë fund-viti me dimensione të reja. Por asnjë iniciativë ndërtimi e zhvillimi nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti e dëshira e drejtimit për të ndryshuar po ashtu dhe përfshirja dhe mbështetja e të gjithë aktorëve të përfshirë në proces, qofshin individë apo institucione e organizata. Nga një “brainstorm” i situatës aktuale dhe të disa viteve më parë, çdo profesionist do të impresionohej nga shifrat dhe faktet që flasin për zhvillime përtej kufijve të parashikueshëm. Treguesit e perfomancës kanë ndryshuar përmbajtjen dhe domethënien e tyre duke treguar se Auditimi i Lartë Shtetëror ka ndryshuar faqen, dhe veprimtaria e KLSH ka fillluar të lërë gjurmët e saj në krijimin e një profili me tiparet e një institucioni modern, që tregon performancë të lartë dhe thekson çdo ditë e më shumë përgjegjshmërinë ndaj Parlamentit dhe ndaj popullit të tij. Mandati i auditimit është gjithë-përfshirës dhe Institucioni Suprem i Auditimit ka liri të plotë në ekzekutimin e përgjegjësive të veta. Këtu përfshihet e drejta për të bërë auditime të financave, të performancës dhe të respektimit të procedurave. Sigurisht që KLSH nuk bën përjashtim nga përballja me vështirësitë dhe sfidat që sjell profesioni tepër delikat i auditimit. Nuk mungojnë rastet që audituesit ndjehen të kufizuar në mandatin e tyre si në kryerjen e auditimeve ashtu dhe të raportimit mbi rezultatet në pajtueshmëri me standarde ndërkombëtare të pranuara. Ndonjëherë dhe proceset organizative dhe administrative kufizohen dhe përballen me pengesa që ngadalësojnë zhvillimin dhe kufizojnë mandatin duke rezultuar më pas në vështrirësi në arritjen e objektivave të auditimit. Këto janë situata që vazhdimisht vlerësohen të jenë të lidhura me nivelin e pavarësisë së Kontrolloi të Lartë të Shtetit , që është dhe një parakusht për çdo progres për institucionet e larta audituese kudo në botë. Ligji i ri, i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një reflektim sa pozitiv aq dhe inovator i Standardeve Ndërkombëtare të fushës dhe i hap rrugë përkrahjes së rolit modern të auditimit, krijon mundësi të merren vendime të dobishme që i shërbejnë jo vetëm së tashmes por e bëjnë KLSH të prezantohet me një tipar të ri si një institucion largpamës, që shikon qartë jo vetëm të sotmen por dhe në horizontet e së ardhmes. Rruga e ndjekur vitet e fundit nga KLSH shkon përtej interesave të ngushta institucionale, duke u fokusuar në dobishmërinë e veprimeve në nivel të qeverisjes kombëtare. Referuar tre vite më parë, Kryetari i porsazgjedhur, z. Bujar Leskaj paraqiste projekt idenë e tij, duke artikuluar qartë angazhimin që…. KLSH mund dhe duhet të pasqyrojë pesë parimet kryesore të një qeverisjeje të mirë: transparencën, përgjegjshmërinë, efikasitetin, pjesëmarrjen dhe koherencën në veprime. Për ta kryer këtë, KLSH mund dhe duhet të realizojë më fuqimisht standardet ndërkombëtare të kontrollit, si dhe Deklaratat më të fundit të miratuara nga INTOSAI, KLSH do të shërbejë tërësisht si struktura numër një dhe më e besueshme e informimit të Kuvendit për mirë-administrimin e pronës shtetërore, si për shumicën ashtu dhe për pakicën parlamentare …. Periudha e ardhshme pritet të jetë një vit interesante. Nevoja e subjekteve publike për tú audituar po bëhet gjithnjë e më e madhe por shumë më tepër theksohet sfida për cilësi në auditim. Qasje të reja pritet të prezantohen ndërkohë që ambienti është gjithnjë e më i ndryshueshëm. Pikëpyetje të reja vendosen para KLSH , si institucioni më i lartë auditues në vend, duke u kthyer në sfidë për institucionin i cili tashmë synon të zhvillojë më tej arritjet, të rrisë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë. Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të sjellë viti 2015 për ne. Plot pyetje dhe shumë përgjigje të vështira, por e vetmja përgjigje e besueshme do të jetë ajo që e ardhmja do të tregojë, por me sigurinë së tashme KLSH ka hedhur themelet e forta të zhvillimit të mëtejshëm të tipareve të performancës, përgjegjshmërisë dhe larg-pamësisë si institucion auditues avant-gard.
Sigal