Albana Agolli/ KLSH në minimizimin e risqeve financiare

583
(pasojat e së cilës ndihen edhe sot), vetë OKB, FMN, BB dhe shumë institucione të tjera ndërkombëtare kërkojnë një rol më aktiv të institucioneve supreme të auditimit(SAI-ve) në drejtim të politikave më të shëndosha të borxhit publik, përmirësimit të disiplinës financiare të qeverive dhe minimizimit të risqeve financiare. 
Menaxherët e borxhit publik të një vendi veprojnë tani në mënyrë shumë të sofistikuar dhe në mjedise komplekse financiare. Risqet që përcjellin veprime të tilla janë të shumta dhe nganjëherë nuk kanë precedentë për të siguruar një politikë efektive mbrojtjeje ndaj tyre. Roli i SAI-ve shihet si përcaktues, kur strategjitë e menaxhimit të borxhit publik tentojnë të bëhen të rrezikshme e të prekshme, kur përballen me ngjarje të paparashikuara, të tilla si kriza fiskale, financiare dhe ekonomike.
Goditjet ekonomike mund të ndikojnë në borxhin e jashtëm të ekonomisë dhe ta bëjnë një strategji të borxhit publik të pambrojtur, e cila mund të ndikojë në ekonomi në përgjithësi dhe seriozisht të përkeqësojë gjendjen financiare të një qeverie. Shembujt e fundit si në ekonomitë e zhvilluara, dhe ato në zhvillim, kanë treguar se goditjet mund të shndrrohen në kriza financiare, në vështirësi të mëdha dhe nganjëherë në pamundësi të menaxhimit të borxhit publik.
Strategjia e menaxhimit të borxhit
Me qëllim mbrojtjen e gjendjes financiare të qeverisë së tyre, menaxherët qeveritare duhet të vënë në zbatim strategji kurajoze dhe të fuqishme të menaxhimit të borxhit, si dhe praktika të shëndosha të menaxhimit të riskut. Ata kanë nevojë për këshillim e oponencë profesionale dhe institucionet supreme të auditimit janë të thirrura përpara nevojave urgjente të vendeve të tyre, si dhe kërkesave të institucioneve partnere, që të luajnë një rol aktiv në mbrojtjen e gjendjes financiare të qeverive, duke promovuar nevojën për strategji të shëndosha të borxhit publik dhe minimizimit të riskut të tyre. Nëpërmjet auditimeve të performancës së menaxhimit të borxhit publik, SAI-t mund të ofrojnë shembuj dhe të orientojnë drejt praktikave të shëndosha të menaxhimit, duke kërkuar transparencë të plotë në dhënien e informacionit qeveritar. Ato kanë mundësi të inkurajojnë qeveritë të përqëndrohen në vulnerabilitetet e sistemit monitorues mbi financat publike dhe të prodhojnë informacion kyç e të besueshëm në lidhje me borxhin publik. Ato po ashtu mund të japin kontribut në përmirësimin e rregjimit mbikëqyrës-rregullator për sektorin bankar, në mënyrë që risqet lidhur me detyrimet dhe pretendimet e sektorit publik në të ardhmen dhe ekspozimi i tij ndaj sektorit privat, të mund të minimizohen. 
Ky rol aktiv është tërësisht i mundshëm brenda kuadrit ligjor të sotëm, në përgjithësi në të gjitha Institucionet Supreme të Auditimit sot në botë, të orientuara dhe aktive brënda organizatës së tyre ndërkombëtare INTOSAI. 
Rekomandimet e KLSH
Në përputhje me orientimet e Kongresit të XXI të INTOSAI-t mbajtur në tetor 2013 në Pekin, dhe me standardin ISSAI 9130 “Mbi menaxhimin e riskut institucional”, KLSH ka kontribuar, nëpërmjet rekomandimeve të përsëritura të tij gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014, të përmbajtura në Raportet mbi Zbatimin e Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit paraqitur Kuvendit, duke synuar përmirësimin e menaxhimit financiar publik në tërësi dhe të menaxhimit të borxhit në veçanti. Institucioni ka rekomanduar që në vitin 2012(tetor) shlyerjen e detyrimeve qeveritare karshi biznesit privat, dhe më tej në mënyrë të përsëritur ka kërkuar vendosjen e një tavani për borxhin publik, duke parë rritjen e madhe të tij gjatë viteve të fundit, si rezultat edhe i pasojave të krizës botërore financiare dhe ekonomike, që rënduan mbi ekonominë tonë. Po ashtu, ai ka propozuar themelimin e një këshilli fiskal të pavarur nga qeveria dhe në vartësi të Kuvendit, si dhe ka bërë propozime të shumta të tjera në drejtim të përmirësimit të administrimit financiar dhe rritjes së rolit të auditimit të brendshëm. KLSH është ofruar të ketë një rol në punën përgatitore të draftimit të Buxhetit të Shtetit për vitin e ardhshëm financiar, me qëllim minimizimin e risqeve fiskale e financiare për vendin, nën shëmbullin e praktikave më të mira të SAI-ve të Bashkimit Europian. 
Konferenca e katërt shkencore e KLSH
Këtë vit KLSH do të organizojë Konferencën e katërt shkencore të tij, të përqëndruar në analizën e riskut, me nëntema me interes për auditimin suprem sot, si auditimi anti-korrupsion dhe vlerësimi i riskut institucional, analiza e riskut në auditimin e tenderave publikë, identifikimi i risqeve në punën audituese dhe vlerësimi i probabilitetit të ndodhjes dhe impaktit të tyre, pikavarazhi i faktorëve të rrezikut, përzgjedhja e tyre në faktorë parësorë dhe dytësorë, krahasimi i eksperiencave të ndryshme në përgatitjen e planit të auditimeve bazuar në risk, etj. Sigurisht SAI-t nuk kanë një rol të drejtpërdrejtë në menaxhimin e borxhit publik dhe nuk e pretendojnë atë kurrsesi. Por ato mund të ndikojnë shumë në përmirësimin e këtij menaxhimi. Aftësia ë një SAI për të ndikuar dhe bindur menaxherët e borxhit publik të vendit të vet, do të varet nga profesionalizmi i këshillimit të prodhuar prej tij, nga autoriteti dhe besueshmëria e institucionit. Në katër vitet e fundit 2012, 2013, 2014 dhe këtë vit, KLSH ka dhënë rekomandime të shumta brënda kuadrit të kompetencave të tij. Në rast se këto rekomandime do të zbatohen dhe puna e ardhshme profesionale e KLSH në drejtim të menaxhimit publik financiar do të merret plotësisht në konsideratë, puna për parandalimin e situatave të vështira financiare dhe reduktimin e vulnerabilitetit fiskal të vendit do të njihte efektshmëri.
Sigal