Alban BARDHI/ Masakra urbane, nga politik-shthurja rurale…

639
Sigal

Qytetarët vlonjat shkruajnë ankesat ndaj qeverisë së Rilindjes

 Tërmetet e rëna këto ditë kanë alarmuar dhe terrorizuar edhe qytetarët vlonjat, madje banorët e pallatit 1212 në Lagjen “24 Maji” ndjehen më të kërcënuar, jeta e tyre nga thyerja e arkitrarëve dhe e themeleve të pallatit, nga pushtues-zaptuesit, gjatë “Muajit të Mjaltit”- Korrik 2013!

Politikë-shthurja- rurale e 23 viteve ndërsehu dhe keqpërdori Harbutëri-Lukuninë rurale mbi pjesën urbane, qytetarinë dhe vlerat shqiptare, duke i keqpërdorur e lehtë përdorur, për të “larë” duart nga mëkatet dhe zullumet e veta. Apeli i qytetarisë vlonjate: Ligji duhet të ndëshkojë dhe të edukojë Harbutëri-Lukuninë frerë këputur, me ligje dhe norma njerëzore.

Kush i ka shitur ambientet, institucionet shëndetësore, pronat publike në Vlorë? Kush ka abuzuar me detyrën dhe ka mbushur xhepat me parat e djersës dhe të mundit të qytetarëve shqiptar? Kush ka abuzuar me të drejtën e qytetarëve dhe detyrën shtetërore? Këto janë akuza publike dhe pyetje e qytetarëve bërë publike dhe institucionale. Qytetaria vlonjate, shoqëria civile, e emancipuar shqiptare kërkojnë të funksionojë shteti me gjithë kapacitetin e tij dhe jo kaosi si deri më dje!

Një TASK FORCË me goditje të përqendruar, e nisur nga Vlora e Rilindjes, për të çliruar apartamentet, rrugët dhe institucionet nga pushtues-zaptuesit, nga muret dhe gardhet rrethues!

Dje “Fiks Fare”, Juli Ristani,  e përshëndetur dhe përgëzuar nga qytetaria vlonjate, nisi të shprangosë një pronë private të qytetarit A. Demçe, të prangosur nga zaptues pushtuesit, ndërtim pa leje, një kulve në fytin e njerëzve në hallin e tyre! Të vuash dhe me pronën tënde… Nga goja e drejtuesit të institucionit INUK lokal u dëgjua arsyetimi: “Është prishur mjeti për të rrëzuar ndërtimin e paligjshëm”!Disa bashkëqytetarë më telefonuan urgjent, dhe më thanë: “Mjeti ka qenë atje gjithnjë i prishur”!

-Njeriu kur s’jeton i lirë, është i vdekur.                               

Ky është zëri i qytetarëve të Vlorës, dhe jo vetëm, i ngjirur për mese 23 vite, në tunelin e pafund të stanjacion- tranzicionit, nga masakra urbane e shthurjes rurale, prej politikë- shthurjes, bërë mbi njerëzit e këtij vendi në mënyrë qëllimkeqe, duke i mbajtur në konflikt me vetveten, mes njeri-tjetrit, pra duke e shmangur konflikt-krimin e shkaktuar nga shkaktarët mbi pasojën që paguajnë haraçin, të viktimizuarit pa horizontin e domosdoshëm, por dhe mbi ta e për pasardhësit. Apeli i ditës për të parandaluar, ndaluar dhe për të kuruar këtë plagë të gjatë, rënë në veshin e shurdhër dhe në arsyen e paarsyeshme të politikë-shthurjes, ende po dhe duhet të mbetet në shkretëtirë?! Jemi në burg, jashtë burgjeve, të rrethuar nga telat me gjemba dhe muret në apartamentet tona për mbi 23 vite, të dhunuar dhe të kërcënuar nga pushtues- zaptuesit e institucioneve shtetërore, dhe të ambienteve publike- është thirrja qytetare nëpër institucionet, madje dhe bërë publike në faqet e shtypit dhe mediat pamore- apelojnë qytetarët Qeverisë së Rilindjes…

Kërkesat dhe ankesat e qytetarëve vlonjat: “Na nxirrni nga telat e burgjeve”. Apartamente të shumta shumëkatëshe të rrethuara nga muret dhe telat, gardhet me kallëmba të zaptuesve, që s’kanë asnjë lidhje me apartamentet, mbajnë në terror qytetarët dhe qytetërimin, për më shumë se 2 dekada. Qytetarët ngrenë zërin, sepse ata  nuk mund të lajnë as ballkonet e tyre, nuk mund të hedhin vështrimi poshtë në ambientin e tyre të përbashkët të pallatit, sepse ka dalë “pronar, zaptues pushtuesi”, nuk mund të marrin as një varëse rrobash, apo rrobë kur u bie poshtë nga ballkonet e tyre, sepse bie në “baçet” e zaptuesve, brenda mureve rrethuese, dhe gardheve të rrethuara me mure kallëmba e telat të thurur gjithë ambientet e apartamenteve.

Ky është qyteti i pushtuar dhe i dhunuar nga dhunues- zaptuesit primitiv! Akoma do të jemi nën zgjedhën e këtyre dhunuesve, apelojnë qytetarët?!

Qytetarë dhe punonjës të sistemit shëndetësor dënojnë me forcë korrupsionin dhe kapitullimin e shtetit, deri më dje kërkonin të funksionojë shteti i sotëm i votës referendare të Rilindjes.

Qytetarë të Vlorës dhe banorët e lagjes “24 Maji” në Vlorë i bëjnë apel kryeministrit Rama: “Na ktheni qendrat shëndetësore të zaptuara qysh në ’97-ën, në shërbim të qytetit, prona publike. Deri më tani me ligj në vendin tonë legalizohen ndërtimet pa leje, por jo pushtim-zaptimet me leje, shtrojnë arsyetimin njerëzit! Kush zyrtar i ka shitur institucionet shtetërore, shtrojnë pyetjen, dhe i janë drejtuar shtetit pafundësisht.

Banorët e Pallatit 1212 të dhunuar dhe të kërcënuar përmbi 15 vite nga lukuni-harbutëria, bandat e 1997-ës! Ankesat e tyre të drejtuara nëpër institucionet dhe të publikuara madje dhe në faqet e shumta të shtypit të ditës- ende mbeten në tunelin e errësirës!

Viti 1997 ishte ndoshta viti më i vështirë për shqiptarët, e megjithëse kanë kaluar mbi 16 vjet, pasojat e tij vazhdojnë të jen prezente dhe të rëndojnë ende jetën e qytetarëve nga harbutëri-lukunia frerë këputur. Rënia e firmave piramidale çoi në anarshi totale vendin… Njerëzit e nxitur dhe të paditur shpërthyen depot e armatimit dhe në mbarë vendin triumfuan armët dhe jo ligjet. Institucionet ranë një e nga një fare për pak ditë dhe në këtë shtet të rrënuar, në emër të barbarëve primitiv dhe të të fortëve, veç të tjerash u zaptuan edhe prona publike e private. Pikërisht për këtë problem qytetarë të shumtë vlonjat i kanë bërë thirrje publike, shpesh nëpërmjet shtypit të shkruar, dhe i ribëjnë thirrje qeverisë, kryeministrit z. Edi Rama, që me forcën e pushtetit të votës plebishitare, shteti të çlirojë veç të tjerash edhe institucionet shtetërore, siç i quajnë ata të zaptuara dhe ende të pushtuara, në qytetin e Vlorës nga zaptues-pushtuesit. Ky është një zë i qytetarëve të Vlorës, i ngjirur për mese 23 vjet, i rënë në veshin e shurdhër të politikë shthurjes! Bëhet fjalë për qendrat shëndetësore, kryesisht, të cilat u grabitën, u pushtuan në vitin e mbrapshtë ’97 dhe prej asaj kohe nuk bëjnë pjesë në inventarët e shtetit, pasi janë zaptuar e mbipopulluar me banor, që nuk kishin asnjë lidhje as me rajonin dhe ndërtesat. “Jemi qytetarë të dhunuar dhe të kërcënuar qysh prej vitit tragjik të 1997. Nga ndërtimet pa leje, cenim i strukturës së pallateve, cenim dhe kërcenim të së drejtës qytetare, cenim dhe kërcënim të jetës, të ligjit dhe të rendit publik, shthurjes së lukunisë primitive. Kërkojmë ndihmë,  nga qeveria e Rilindjes, t’na dalë për Zot, apelojnë publikisht qytetarët vlonjat, dhe banorëve të lagjes “24 Maj” të qytetit të Vlorës, të ngritur ankesat edhe në zyrën e deputetit të Vlorës, mediave të shkruara, dhe në institucione të tjera, etj.

Apeli qytetar ndaj Qeverisë së Rilindjes

Qytetarët dhe punonjësit e sektorit të shëndetësisë e kanë bërë publike shpesh herë, por pa marrë zgjidhje deri më tani, ndaj i ribëjnë thirrje qeverisë Rama t’u kthejë qytetareve ambulancat e shërbimit, injeksionet dhe qendrat e tjera, ambulancat për vizitat gjinekologjike në shërbim të komunitetit. Ata dënojnë me forcë kapitullimin e shtetit deri me tani, korrupsionin e segmenteve të administratës përpara dhunuesve dhe pushtuesve të institucioneve shtetërore dhe cenimin themeleve, trarëve te strukturave të apartamenteve dhe jetës së qytetarëve.

Në Lagjen. “24 Maji” të këtij qyteti, pushtues-zaptuesit, pushtuan qendrën shëndetësore, kanë rrethuar pallatin nr.1212 me mur e tela, me porta hekuri, kanë thyer arkitrarët, themelet e pallatit. Kanë hapur edhe porta e dritare jashtë projektit, duke kërcënuar jetën e të tjerëve, por dhe të tyre. Jeta e qytetarëve në rrezik dhe në panik, mbetet në fuqi apeli i qytetarëve!

Korrik- Gusht 2013, muaji i “Mjaltit” për harbutëri-lukuninë, shqyen dhe muret, thyen themelet, kërcënojnë jetën e banorëve pushtuan kabinën, depon e pallatit të cilën mbanin banorët e pallatit dhe në pronësi të tyre, të banorëve legal të pallatit, hapën edhe dritare brenda shkallëve të pallatit, nxorën edhe tubin e gazit në shkallët brenda Pallatit!- thuhet në letrën e qytetarëve bërë publike. U lajmërua edhe Policia atë kohë e vërtetuar me datë dhe provë dhe nuk veproi, dhe as denjoi të dëgjonte zërin e qytetarëve, të ndalonte dhunuesit, kërcënuesit dhe zaptuesit…

Tërmetet e rëna këto ditë kanë alarmuar dhe terrorizuar banorët e pallatit 1212, të kërcënuar për jetën e tyre nga thyerja e arkitrarëve dhe e themeleve të pallatit!

Banorët e pallatit janë të kërcënuar nga dhunuesit e inkriminuar. Në cilin vend të botës ndodhin marrëzi të tilla? Veprime të marra dhunuese antinjerëzore, as në Kandahar nuk gjen pamje dhe veprime të tilla harbutërie-frerë këputur, shtrojnë habinë qytetarët! Kush mund të ndalë këtë babëzi-barbari, të kthej pallatin dhe pallatet në identitetin e tyre, të ndëshkojë makutëri- marrëzinë primitive, që cenojnë të drejtat e qytetarëve dhe kërcënojnë jetën e tyre dhe të një shoqërie të tërë, e cila aspiron të behët pjesë e Europës! Veç të tjerave ata bëjnë me dije se dhjetëra shkresa, pusulla u kanë dërguar pushtuesve, institucionet shëndetësore për t’i liruar ato nga zaptuesit, por janë kompromentuar nga të korruptuarit e shtetit. Qytetarët e Vlorës kërkojnë nga Qeveria e Rilindjes të lirohen institucionet shtetërore, të prishen muret rrethuese, gardhet e apartamenteve, që mbajnë në terror brenda telave qytetarët dhe qytetërimin, të çlirohen nga prangosja pallatet në gjithë qytetin, të vijnë sipas projektit, real- fillestar dhe njerëzit të jetojnë si njerëz dhe zaptues- pushtuesit, harbutëri-lukunia të edukohen me ligjin, të bëhen njerëz, të ndëshkohen dhe të edukohen me norma dhe edukatën qytetare dhe njerëzore.

Shkresa zyrtare të institucioneve përkatëse, qysh prej vitit 2004, bëjnë të ditur zaptimin dhe kërkonin lirimin e institucioneve përkatëse, por ende të pushtuara:

1. KONSULTOR DHE INJEKSIONE L “ISA BOLETINI”

2. KONSULTOR “QERIBA DERRI”

3. KONSULTOR DHE INJEKSIONI “OSMAN HAXHIU” + “8 NËNTORI”

4. INJEKSIONE “24 MAJI”

5. KONSULTOR “11 JANARI

Mbeten të pushtuara dhe qytetarët të tjerë të kërcënuar për mese 16 vjetësh!