Alarmi/18 mijë drejtues automjetesh janë përdorues droge, kanë shkaktuar 30% të aksidenteve rrugore

494
Sigal

Studimi i kryer prej shërbimeve të policisë dhe ekspertëve të shëndetësisë,
zbulon rrezikun me të cilin përballemi në udhëtim

 Gazeta Telegraf/

Alarmi/18 mijë drejtues automjetesh janë përdorues droge, kanë shkaktuar
30% të aksidenteve rrugore

 

Përparim HALILI

 

Aksidentet rrugore, pasi ndodhin vazhdojnë të trajtohen si problem teknik,
policor, drejtësie, ekonomik, financiar e mjekësor. Por në asnjë rast, shkaqet
e tyre nuk janë trajtuar si problem social. Ka një fakt shqetësues në sektorin e
qarkullimit rrugor i cili ka marrë përmasa të mëdha e të shfrenuara, që nuk po
bëhen “zap” as nga “ushtria” e madhe e policëve rrugorë, të policëve të
shërbimeve speciale policore që patrullojnë me motoçikleta e makina. Në pjesën
më të madhe të akseve rrugorë kryesorë e dytësor, ndodhin pothuajse përditë
aksidente rrugore me raste humbje jetësh të shumta, plagosje, me invaliditete,
me shkatërrim prone etj., sidomos në sezone verore kur rrugët janë të tejmbushura
me automjete, por edhe në dimër prej lagështirës, ngricave dhe mos përdorjes së
pajisjeve evituese të burimeve të aksidenteve. Të gjithë pasojat e aksidenteve rrugore,
janë me pasojë jetë të humbura njerëzish dhe kosto financiare për shtetin e
individët që janë pjesë e aksidenteve rrugore për gabim të tyre dhe të tjerëve,
brenda të cilëve përfshihen edhe kalimtarë, karroca, tufa bagëtish etj. Cilët
janë disa nga shkaqet që shkaktojnë aksidentet? Sipas “listimit” të bërë prej
ekspertëve të policisë, ekspertëve të rrugëve e të shërbimit policor të
qarkullimit rrugor, shkaqet janë disa. Kkonkretisht është shpejtësia tej
normave të lejuara në segmentet përkatës, moszbatimi i rregullave të
qarkullimit, mungesa dhe mosrespektimi i sinjalistikës, përdorimi i pijeve
alkolike, pagjumësia, pasiguria teknike e automjeteve dhe mungesa e standardeve
fizike e të sigurisë së rrugëve. Vetëm këto shkaqe skedohen në dosjet e
aksidenteve rrugorë. Por, sipas një studimi të kryer prej shërbimeve të
policisë dhe ekspertëve të shëndetësisë, zbulohet edhe një shkak tjetër që
krijon aksidente e madje shumë, por që shërbimet policore nuk e fusin në listën
e shkaqeve të tjerë që përmendëm më lartë! Eshtë fjala për përdoruesit e lëndëve
narkotike dhe drogave të ndryshme. Këta janë të shumtë, por problemi qëndron në
faktin alarmant, se këtë përdorues droge gjenden edhe në rrugët e Shqipërisë,
duke udhëtuar me automjete luksoze të çdo lloji, sidomos me motorë të fuqive
dhe shpejtësive të mëdha. Këta janë drejtues të këtyre mjeteve motorike dhe
dalin përditë në qarkullim. Sipas studimit të kryer, rezulton se këta janë
pajisur me leje drejtimi (patenta) në 10-15 vitet e fundit, pa kaluar në testin
e drogës, duke lejuar që ata të jenë pjesë e qarkullimit në rrugë! Evidencat e
aksidenteve rrugore nuk e evidentojnë si shkak nivelin e drogimit të drejtuesve
të automjeteve që shkaktojnë aksident rrugor për veten dhe për të tjerët. Madje,
këtë shkak nuk e heton dhe nuk e ka në listën e shkaqeve as policia, as
drejtësia, kur heton dhe gjykon shkaktarët e aksidenteve. Psh., përditë dëgjojmë
lajme nga Ministria e Brendshme, që policët rrugorë zbulojnë dhe ndëshkojnë me
heqje lejesh drejtimi, bllokime mjetesh, arrestime e çuarje në gjykatë të
personave përdorues pijesh alkolike, të cilët qarkullojnë me automjete në akset
rrugore dhe brenda zonave të banuara. Shikojmë, që policia gjobit drejtues
mjetesh të cilët nuk përdorin rripin e sigurimit, që kanë pasqyrën të thyer, që
kanë xhamin e parë të pa pastër, që kanë gomat jashtë standardit të përcaktuar,
që nuk qarkullojnë me drita ndezur, që parkojnë gabim, që kalojnë në semafor me
sinjalin e kuq të ndalimit etj. Por, “çuditërisht” nuk kemi dëgjuar deri sot
asnjë rast, që ashtu si për nivelin e alkolit, drejtuesit e automjeteve të
kontrollohen edhe për nivelin e përorimit të drogës. Sipas studimit, në 30% të
aksidenteve rrugore shkak kanë qenë drejtuesit e automjeteve përdorues droge, ku
në 25% të rasteve ka pasur 1-3 viktima! rastet janë konkrete e të ferskëta, që
drejtues automjetesh përorues droge të kalaur në gjendje ekstaze ekstreme prej
përorimit të narkotikëve, kanë shtypur njerëz edhe brenda qendrave të banuara,
janë futur brenda bizneseve në qytete, kanë shtypur kalimtarë në “Vijat e
Bardha”, kanë shtypur njerëz në rrugë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes,
futen e “fluturojnë” me super-shpejtësi “piloti” në semafor me sinjalin e kuq të
ndalimit, ecin me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjeve dhe në qendrat e qyteteve.
Sipas studimit, rezulton se në Shqipëri qarkullojnë afro 18 mijë drejtues
automjetesh që drogohen, evidentuar ky fakt edhe prej ekzaminimeve mjekësore që
u janë pas aksidenteve atyre që janë dëmtuar! Por ka edhe një fakt tjetër: këta
janë të evidentuar edhe prej policisë, mbasi shumica e tyre janë shoqëruar, ose
ndaluar si përdorues droge, por që nuk u hiqet leja e drejtimit përfundimisht!
Ata ndalohen vetëm kur bëjnë aksidente me humbje jete ose plagosje, por
akuzohen për “shpejtësi, pije alkolike, humbje kontrolli drejtimi” etj. Por në
asnjë rast aksidenti, ata nuk akuzohen për përdorim automjeti në gjendje të
droguar, që përbën shkakun real të aksidentit rrugor!      

 

Disa të dhëna,
nga bilanci i hidhur i aksidenteve rrugore….

 

Një raport i Bankës Botërore, tregon se Shqipëria ka një
nga normat më të larta të vdekshmërisë në aksidente rrugore në Europë, me shifër
mesatarisht 84.7 vdekje në vit, për çdo 100 mijë automjete e nëse ky realitet
krahasohet me vendet e zhvilluara të Perëndimit, vdekjet
nga aksidentet për numër mjetesh në Shqipëri, janë deri në 10 herë më të larta.
Përvveç kostove me humbje jetësh njerëzore, aksidentet janë një kosto e lartë
për ekonominë, me vlerë 130 milionë euro në vit, ose gati 1.5 për qind e
prodhimit kombëtar. Për shkak të kostove tronditëse, në prill të vitit të
kaluar Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare nisën një projekt të përbashkët me
vlerë 128.5 milionë euro, për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri.
Objektivi i projektit është që, brenda vitit 2020, numri i vdekjeve nga aksidentet
rrugore, të ulet në 250 vdekje në vit, nga 295 vdekje që ishte në vitin 2013. Të
dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se, në periudhën 2012-2014,
numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore u ul me 20 për qind. Por në vitin 2016,
numri i njerëzve që humbën jetën në aksidente u rrit me 2.2%. Viti me numrin më
të ulët të aksidenteve rrugore në Shqipëri, rezulton viti 2002 me 328 aksidente
rrugore. Edhe pse infrastruktura rrugore ka ardhur në përmirësim gjatë viteve,
viti 2010 rezulton me numrin më të madh të aksidenteve rrugore dhe krahasuar me
vitin 2009, numri i aksidenteve është rritur me 7%, ndërsa numri i të lënduarve
me 13%.