Akademinë nuk mund ta reformojnë ata, që e zhytën

LETËR E HAPUR
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë 
Zotit Edi Rama
I nderuar zoti kryeministër i Shqipërisë,
Po ju përcjell këtë letër, me qëllimin e mirë, të ndihmoj për riorganizimin e Akademisë së Shekncave të Shqipërisë në institucion të plotë shkencor.

Luftulla PEZA
Akademia e shkencave e Shqipërisë përsëri është vënë në shinjestrën e kritikave të ashpra për mos funksjonimin dhe keqadministrimin e saj. Qoftë kryeministri Rama, ashtu edhe shumë studiues kërkojmë me ngut reformimin e saj, për të shëndosur gjendjen dhe për ta kthyer akademinë në institucion qendrorë të dijes. Por reformën në institucionin më të lartë të dijes nuk mund ta bëjnë ata, që e molën atë gjithkohën, që përfituan si antarë të saj dhe e sollën në derexhen e sotme pa funksion. Ka zëra të zellshëm, që po marrin përsipër ta sjellin në binarë të drejtë akademinë, po ngrihet edhe një komision në akademi, por pa analizë të thellë të gjendje dhe shkaqeve, që akademia erdhi në ditën e sotme dhe pa një reformë të thellë të saj, ajo serisht do të ngelet e huaj për shqiptarët dhe për shkencën, aty ku qe. Mjaft prej nesh janë të pezmatuar për këtë gjendje prej shumë kohë, kemi ngritur edhe zërin në shtyp, por antarësia e akademisë nuk tundej nga pozitat e saj dhe erdhi deri në gjendjen e sotme (shih artikullin: L.Peza, Akademia saboton.. në internet). Gabimet themelore, që janë bërë në Akademinë Shqiptare të Shkencave, ka qenë mënyra jo demokratike e përzgjedhjes së antarësisë dhe e kryesisë, mungesa e platformës me synimet kryesore të saj si dhe analizat formale të punës. Në procesin e veprimtarisë së saj, asnjë herë, që nga themelimi, nuk u ndoq rruga demokratike, shkencore. Nuk u krye përzgjedhja e antarësisë nga një komosion i pavarur, mbi bazën e aftësive profesionale, por si gjithmonë komisione politike të brendëshme, për të sjellë miqt dhe dashamirësit në institucinin më të lartë të dijes, për të pasur më shumë përfitime personale. Si gjithmonë zgjidhen akademikë dhe kryesia, pa përzgjedhje demokratike. Çeshtja themelore para dijes shqiptare është njohja e rrënjëve të gjuhës sonë amtare dhe lidhur ngushtë me te, prejardhja e popullit shqiptar. Ky problem është zgjidhur prej kohësh: gjuha shqipe dhe populli shqiptarë kanë origjinë pellazgjike. Përse akademia jonë nuk e pranon prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe? Për këtë ka me mijëra prova mjaft bindëse dhe të pakundërshtueshme, të sjella që nga viti 1831 nga Krispi dhe në vazhdim nga shumë dijetarë të tjerë. Edhe Akademia Greke e Shkencës, megjithse atje ka shumë falsifikime, ka pranuar, në enciklopedinë e madhe, viti 1932, ku shkruhet mjaft qartë (cituar sipas studiuesit Ç.Hoxha): “ Pellazgët janë stërgjyshër të shqiptarëve të lashtë, të cilët banonin në pjesën më të madhe të botës, që njihej asokohe. Ata ndërtuan vepra me vlera kolosale, që ja lanë trashëgim njerëzimit”. (Enciklopedisë së Madhe Greke, 1932, vëll. 19, faqe 873, që ndodhet në Bibliotekën publike “Sh. Musaraj, Vlorë). Neglizhimi dhe mos pranimi i provave të sigurta për prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar, përbën dy faje të rënda për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë:

1-Mohimi i të gjitha provave të sjella për prejardhen pellazgjike të gjuhës shqipe, përbën një
gabim tepër trashanik shkencor në Akademin e Shkencave të Shqipërisë, që vërteton nivelin e ulët të dijes së akademikëve të saj, duke shkelur disiplinën shkencore dhe me rrugën e falsifikimeve.

2-Gabimi trashanik i mohimit të prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe është njëkohësisht një veprim i madh antikombëtarë, sepse ky veprim i pa justifikuar i akademikëve shqiptarë e ka lënë popullin shqiptar pa rrënjë në trojet e tij, ku jeton sot. 
Të gjithë popujt e tjerë e kanë zgjidhur prejardhjen e tyre prej kohësh, vetëm ne shqiptarët kemi ngelur jetimë dhe në udhëkryq dhe kjo për fajin e akademikëve shqiptar, për kokfortësinë dhe nivelin e ulët të njohjes së tyre, që nuk pranojnë me kokëfortësi çeshtjen të zgjidhur me kohë, me mjaft prova bindëse dhe në rrugë të plotë shkencore, që gjuha shqipe dhe kombi shqiptar e kanë origjinën tek pellazgët e lashtë. Akademia, që nuk ka zgjidhur prej kaq vitesh etnogjenezën e gjuhës dhe të popullit të vet, tregon për akademikë, që nuk dinë të lidhin ushkurët e brekëve. Një akademi e tillë nuk na duhet. Nuk ju falet akademikëve shqiptar gjynahu, që qysh nga themelimi i akademisë në vitin 1972 e deri më sot, nuk ndërmorën asnjë herë studimin e gjuhëve të lashta pellazge, ilire, maqedone, dardane, epirote, thrake etj., nga të cilat, studiuesit e huaj janë shprehur, se rrjedh gjuha shqipe. Për më tepër, mbishkrimet ilire në Durrës, Apolloni e gjetkë i tjetërsuan në mbishkrime greke gjuhtarët analfabetë shqiptarë, punonjës të akademisë, që nuk dinë të lexojnë gjuhën e lashtë shqipe. Edhe sot këto mbishkrime analfabetët në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë, nuk dinë ti lexojnë dhe i quajnë mbishkrime greke. Edhe trajtimi i historisë së kombit tonë është në kundërshtim me rregullat shkencore dhe intesat tona kombëtar. Ai është përqëndruar vetëm në territorin shqiptar të sotmin, duke lënë jashtë studimit, historinë e territoreve shqiptare, mbi të cilat u shpall pavarësia jonë në vitin 1912 dhe territore të tjera, dikur shqipfolëse. Nga ky ngushtim artificial i studimit të historisë sonë, kanë ngelur jashtë studimit të historisë shqiptare Dardania, Maqedonia, Thraka, Anadolli, Italia etj. Historianët tanë ende nuk e dinë se gjuha e lashtë shqipe flitej nga Europa në Mesopotami, Afrikën e Veriut, Egjipt etj. Ky trajtim i cunguar ka sjellë përplasje midis studiuesve grekë dhe maqedonas, për të rrëmbyer shqiptarët e famshëm të Maqedonisë: Filipin, Aleksandrin e Madh, Aristotelin etj., kur historianët tanë ju kanë ktyer shpinën. Historianët e albanologjisë pranojnë se shqiptarët rrjedhin nga ilirët, për të cilët, shkruajnë, nuk ka prova, kur bota shkencore njeh me mijëra të tilla. Ata ende nuk kanë e gjetur në se ilirët janë autoktonë apo të ardhur. Kjo gjendje është për të vënë duart në kokë, sepse historia njeh pellazglt si banorë të parë të identifikuar në Europë, Mesdhe dhe më gjerë. Banorët e parë të Greqisë, historia njeh pellazgo/shqiptarët, prandaj në kohrat e lashta ajo quhej Pellazgjia (shih Herodotin). Qytetet e Athinës dhe Akropolin, Thebën, Mikenën, Spartën, Knosin, Trojën etj., i kanë ndërtuar të parët tanë, pellazgët e lavdishëm, me të cilat lavdrohen sot grekët. Edhe shkrimin grekët e mësuan nga pellazgët. 

vijon