Ai iku nga Libra…

749
Nga Ylli Dylgjeri
Një kalimtar duke ecur një pasditë përgjatë rrugës “Sami Frashëri” ndalon hapin dhe më pyet rastësisht:
Ku janë zyrat e Libras?
I përgjigjem: Do ecësh drejt 100 metra dhe ke dy godina partishë që qëndrojnë përballë njëra tjetrës. Njëra ka shumë libra por s’ka antarë, dhe tjetra që ka shumë antarë por s’ka shumë libra. Aty ndalu. Aty do të lexosh: Libra.
Kaluan ditë. Kaluan muaj, kaluan dhe zgjedhjet dhe godina u tha edhe nga njerzit dhe Librat. 
Në Rrugën “Sami Frashëri” sërisht mbeti një parti. Mbeti e vetme LSI. 
Sot lexoj një lajm në portale: Ben Blushi largohet nga Libra. A mundet ta besoj?
Po! Beni u largua nga Libra, por jo nga libri.
Keqardhje miku im Ben. Mbase është më mirë.
Sigal