Agron Çela: “Të ndërtosh Shtet Demokratik mbi themelet e politikës së sotme”

545
Jemi në shekullin e 21- një viti 2017, populli ynë llogarit bukën, për gjellën nuk i bie në mend, gota e verës për prindin dhe e pijes freskuese për fëmijën pas buke duhet të konsiderohet ëndërr dhe jo realitet. Si paraqitet politika jonë sot? A duhet ta ket një detyrim moral, atdhetar dhe patriotik një vendim të madh, sikur u bë nga politika në vitet ’90. Në atë kohë ndryshimi ishte shumë më shumë i vështirë se kishin shumicën e popullit me vete: Vërtetohet, qeveria e parë pluraliste e Ramizin President. Sot, Politika ka kundër gati një popull të tërë vetëm me një përparësi, se e ka përçarë në shumë Parti politike. Çfarë duhet bërë në këto situata: A duhet bërë një ndryshim i madh duke nxjerrë nga dy kahet e politikës dy individë: 1.(një)Skënderbe nga një krah dhe 1(një) Ismail Qemal në krahun tjetër. Po apo Jo?. Bëheni këtë vendim, se shumë shpejt do të harrohen problemet që ka hequr, ky popull, gjatë këtij tranzicioni.Thënie filozofike: “Rri shtrëmbër, fol drejtë”, “Më thuaj me kë rri, të them se kush je” më tepër se kurrë zënë vend në këto momente për politikën. Zgjedhjet e 2009-s dihen pasojat; si vend me ekonomi të dobët u pranua ajo zgjidhje politike. Zgjedhjet e 2013-s çfarë krijuan për këtë popull, -drejtim me probleme dhe mos respekt ndaj institucioneve. Po qe se ju që keni drejtuar nuk kuptoni akoma aftësitë tuaja, është fatkeqësia juaj dhe kusur për këtë popull. Kaq besoj se e kuptoni: Druri i shtrëmbër po s’u largua nga barra, barra nuk rregullohet. Nuk është faj kur tërhiqesh, faji bëhet kur s’do ta kuptosh gabimin. Tërheqja juaj do jetë një shembull qe brezin e ri që është rritur dhe edukuar kto vite në drejtimin tuaj do reflektojë dhe do futet në rrugën e dëshiruar. Këta që s’u mungon komunikimi publik duke pasur në krye të tyre 1(një) Skënderbe dhe 1(një) Ismail Qemal do hedhin themele pa vese dhe do ndërtojnë një shtet të së drejtës. Ju që kërkoni pushtet prap, bëni mirë të mos gënjeni veten tuaj dhe ne Populli të vuajmë akoma drejtimin tuaj. Populli ka një thënie të madhe “Trari nuk bëhet telvig” Kjo jo për t’ju ofenduar por për të reflektuar me veprime dhe jo me fjalë. Ai që të flet të vërtetën, jo të drejtën do të ndihmojë dhe jo të ngarkojë. Nuk mund të bëni shtet të së drejtës ju kur i ratë të mashtruarit dhe jo atij që kishte mashtruar për energjinë elektrike, kur për ndryshimin e ekonomisë patë si zgjidhje koncesionet, luksin e zyrave, lëvizjen tuaj pa kriter me mjete luksoze hyrje-daljeje jashtë shtetit me fonde publike për interesa të ngushta dhe jo kombëtare, kanabizim të vëndit nën hundën e strukturave të shtetit etj. Këto janë fakte, jo akuza. Ju takon strukturave të shtetit ligjor t’i vërtetojë se këto veprime, sa kanë ndikuar për të mirën e popullit dhe vendit. Këto shqetësime i ndjeja në shpirtin tim dhe mendja me ndihmën e “Zotit” i tha dorës që t’i hedhë në letër dhe t’i publikojë me ndihmën tuaj që mos të jem bashkfajtor me këto politika qeverisje, meqenëse jam dhe aktiv në politikë me dëshirën time dhe jo me thirrjen: “Anëtarsohu sot1”. Theksoj, se në politik kam jo më pak se 30-dhjet vjet por asnjëherë me pushtet ekzekutiv dhe shoqëror, vetëm si kontribus të mirash materiale dhe bashkëvuajtës si shumica e popullit tim në këto vite tranzicioni. Gjatë jetës kam rritur blegtori, kam kultivuar kultura bujqësore, kam qenë në emigracion duke ikur pa lekë dhe jam kthyer me lekë, i kam shërbyer popullit tim si në atë sistem që më dha shkollë ashtu dhe në këtë sistem me shërbim publik. Nga këto vite tranzicioni na është vrarë shpirti dhe jo më shpresa, por dua që të kontriuboj në vëndim tim, ‘Guri peshën në vënd të vet”. Ia këshilloj këtë dhe popullit tim ta largojmë të keqen nga vetja jonë me mirëkuptim dhe jo me urrejtje. Nderi i familjes dhe tradhtia kombëtare ndëshkohet ndryshe, ekonomia ikën dhe vjen prapë. Sa herë jemi përvëluar ne nga ekonomia: Për moshën tonë në dy luftërat e fundit, Italo-Greke që është bërë në trojet tona dhe prapë ne si popull e kemi ringritur ekonominë. Edhe këto dëme që na ka sjellë politika këto vite, do jemi të aftë si popull ta ringremë përsëri. Ne si popull duhet të sjellim në kryet tonë individë me kapacitete dhe jo me pushtete që s’kanë respekt për tjetrin si dhe për institucionet e shtetit. Artikulimi në “vetën e parë” është kalli bosh, “Zoti” i dhëntë mend kësaj politike duke u tërhequr dhe ne si popull do bëhemi, sepse jemi popull me sedër, me dinjitet dhe me personalitet. O sa mirë me qënë shqipëtarë o pushtetarë…!
Sigal