Ago NEZHA/ Reforma territoriale në fokusin e Labërisë

632
Sigal

Një nga tre arritjet e Qeverisë Rama në treqind ditshin e drejtimit të saj është dhe reforma territoriale, krahas reformës arsimore dhe asaj të pezullimit të lejeve të ndërtimit nga drejtuesit vendor të cilët e kanë kthyer në pazare për përfitime personale duke shkatërruar konfiguracionin e qyteteve dhe të komunave. Reforma territoriale është e vonuar dhe si e tillë ajo duhej bërë shumë vjet përpara nga qeveria e “djathtë” në pushtet, por ajo është kapërcyer për koniunktura komprometuese me pushtetarët vendor. Po të bësh një vështrim panoramik, pa hyrë në”autopsinë” e gjendjes aktuale që kanë bashkitë dhe komunat vendore nga Jugu në Veri, do konstatosh një situatë katastrofike për nga mënyra e administrimit dhe resurset që posedojnë dhe menaxhojnë me diletantizëm provincial. Zonat e thella malore janë braktisur nga pikëpamja e popullsisë dhe në shumicën e rasteve është më i madh numri i punonjësve të administratës krahasuar me numrin e popullsisë që jetojnë e punojnë në këto zona. Fondet për pagesat e zyrtarëve janë të pajustifikueshme për aktivitetin që kanë njësitë vendore. Administrata e bashkive dhe komunave është e mbushur me specialistë që nuk kanë sektor aktiv dhe paguhen në mënyrë fiktive si inxhinier, financier dhe punonjës social. Në këto kushte, reforma administrative që ndërmori Qeveria Rama është një iniciativë për tu përshëndetur nga gjithë forcat politike dhe opinioni shoqëror. Qëndrimi i opozitës refraktar dhe kundërshtues, është në  unison si për çdo problem apo reformë që ka nisur Qeveria, nuk i sjell dobi zhvillimeve demokratike dhe përparimeve të vendit. Ky është një qëndrim destruktiv, pengues dhe antidemokratik. Pjesëmarrja e opozitës “demokratike”, me mendime, sugjerime dhe pse jo kundërshti për ndonjë segment që bie ndesh me interesat e reformës do ishte i mirëpritur nga gjithë shoqëria civile. Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, vërtet e përshëndet këtë reformë cilësisht të domosdoshme, por ka dhe opsionet e veta të vëna në fokusin e trevës së Labërisë që do ishin më oportune dhe më funksionale po të ishin bërë me një studim më të thelluar për vetë kushtet gjeografike dhe orografike të kësaj zone. Më konkretisht do sugjeronim që krahas zgjidhjes racionale që ju dha zonës së Himarës, strukturë që i qëndron kushteve social-ekonomike, nuk është gjetur zgjidhja e duhur për Bashkinë e krahinës së Dukatit dhe fshatrave të zonës së Lumit të Vlorës. Argumentet janë shumë kokëfortë e bindës po ti studiosh në të mirën e përbashkët të zhvillimit të këtyre zonave me veçori dalluese nga konfiguracioni, popullata dhe resurset natyrore. Krahina e Dukatit, me tre fshatrat me identitet të shprehur historik, Dukati, Tragjasi dhe Radhima, kanë një histori sa të lashtë ashtu edhe të re, për nga traditat, potencialet ekonomike dhe ato njerëzore. Po ti referohemi traditës kjo zonë ka qenë historikisht njësi më vete dhe ka mbajtur mbi 120 mijë krerë bagëti të regjistruara në kohën e Mbretërisë Zogiste. Ka një territor prej 340 km2, e barabartë me 1/5 e sipërfaqes së Qarkut të Vlorës dhe gati 1/80 e  sipërfaqes së Shqipërisë. Përshkohet nga 1/4 e vijës bregdetare të vendit ku 90% e saj është e virgjër. Në lashtësi kjo zonë ka pasur tre qytete dhe 100 fshatra, jo me gojëdhëna, por sipas kronikanëve turq e vendas duke filluar nga Evlia Çelebia, Pukvili dhe Eqrem bej Vlora.  Ndërsa sot ka të zhvilluar turizmin bregdetar dhe atë malor dhe ka në përbërje të saj një popullsi prej 12 mijë banorësh, gjithmonë në rritje, pa folur që në periudhën e verës tre e katër fishohet me turist vendas e të huaj. Këto e të tjera argumente që s’kam ndërmend ti përmend, e përligjin qënjen e një Bashkie më vete pa u inkluduar në Bashkinë e Vlorës. Reformimin e territorit nuk e kanë pritur mirë as komuniteti vendas dhe as elita e intelektualëve të zonës, e parë kjo me objektivitet, jashtë interesave meskine të pushtetarëve vendor.

Kjo situatë disi absurde, përsëritet edhe me zonën e Lumit të Vlorës, që i ka kaluar Bashkisë së Selenicës. Po të kalosh në ekran shtrirjen e fshatrave të Lumit të Vlorës duke filluar nga ekstremi i fshatrave të Smokthinës, siç është Bashaj-Matogjin, Vërmik dhe të ngjitesh në Kuç e të zbresësh në Kallarat, Bolenë, Tërbaç, Gumenicë e të “fluturosh” në Sevaster, Vajzë, e Shkozë, do të ishte tepër oportune që Bashkia duhet të ishte në Kotë, e jo në Selenicë, që do u duhet të shkojnë me helikopter për një nevojë administrative. Disa nga zgjidhjet që janë projektuar nga forumet qendrore kanë qenë të pastudiuara mirë, për të mos thënë të nxituara dhe emocionale, pa një bazë racionale në shërbim të komunitetit. Duke ju referuar disa bashkive të rretheve të ndryshme të vendit, që janë vendosur në mënyrë krejt subjektive për favore të deputetëve të zonës, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, sugjeron që të rishikohen disa bashki që nuk janë funksionale dhe si përgjigjen interesave të komuniteteve përkatëse. Nuk di si e motivon Qeveria Rama, mbi ç’kritere është lënë Bashkia e Poliçanit, Belshit, Prenjasit, e shumë të tjera të këtij lloji që nuk kanë as resurset ekonomike e as ato njerëzore për të qenë në formacionin e bashkive, veçse kanë këmbëngulur deputetët e zonës që kanë pasur akses në strukturat qeverisëse. Këto dukuri diktojnë nevojën për një rikonsiderim të formatimit të bashkive mbi kritere më të shëndosha territoriale, pasurore dhe njerëzore. Një ndërhyrje nga ana e Qeverisë Rama për të bërë disa korrigjime e retushime të nevojshme nuk e zbehin aspak dhe nuk e ç’vlersojnë këtë ndërmarrje fondamentale për të krijuar një konfiguracion të ri të organizimit të territorit sipas vizionit perëndimor, bashkëkohor.

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, mbetet aprovuese dhe miratuese në tërësinë e vetë të reformës territoriale, duke bërë disa ndërhyrje operacione të vogla që e rregullojnë dhe shëndoshin trupin e kësaj reforme.

Gafur Duda, një bir i shquar i Gumenicës dhe Labërisë

Hotel “Adriatik”, i vetmi me pesë yje në Shqipëri, një ambient ku befasohesh

iznesmeni i suksesshëm, gjithmonë në
ngjitje Gafur Duda, nuk ka njohur dësh
tim në veprimtarinë e tij ekonomike gjatë këtyre 23 vjetëve. Me mençurinë, qetësinë dhe vizionin e tij për të ardhmen, në bashkëveprim me familjen e tij solide, ka çarë shtigje, pengesa objektive e subjektive të pushtetit të radhës, por gjithmonë ka dalë fitimtarë në aktivitetin e tij shumëplanësh. Gafuri është ndër dallëndyshet e para të kapitalizmit në Shqipëri. Biznesin e ka nisur menjëherë me ndryshimin e sistemit qysh në vitin 1991 duke ngritur hotelin e parë, “Hotel Ballkani” që nisi punën në 12 Maj të vitit 1992. Bujaria dhe mirësia e familjes Dudaj e tregoi veten që me nismën e dy ditëve të para që për të gjithë frekuentuesit e restorantit u servir falas. Kjo dhunti, solli mbarësi në jetën e mëvonshme. Në këto vite të kthesës së madhe nuk kishte asnjë hotel privat në Shqipëri. Varfëria që trashëguam duke kaluar nga sistemi i centralizuar në sistemin e ekonomisë së tregut ishte një kapërcim pindarik që kërkonte njohuri, eksperiencë, vizion për të arritur në ato standarde që kërkonte kapitalizmi i ri që ishte në periudhën foshnjore të tij. E këtë revolucion në mendim, botëkuptim dhe në praktikën e përditshme e bëri më së miri Gafuri duke u udhëhequr nga parimet e iniciativës së lirë për të realizuar qëllimin që i kishte caktuar vetes dhe familjes së tij, që funksiononte si një ansambël i përbashkët në tërë sektorët që nisi veprimtarinë prodhuese. Fillimisht me kompleksin e Hotelit Ballkan, kishte xhiro të konsiderueshme që arrinte në kufijtë maksimal si në restorant ashtu edhe në hotel, pasi kishte qarkullim të madh  klientësh në kohën e një boshllëku dhe varfërie për objekte social-ekonomike. Këtë mangësi në fushën e tregut Gafuri e shfrytëzoi me efektivitet të lartë. Kjo i dha mundësi që të rrisi investimet dhe të zgjeroi aktivitetin ekonomik duke marrë Hotel Adriatikun në Durrës, së bashku me të dy djemtë e tij. Këtë objekt e ndryshoi, e transformoi dhe e modeloi në përmasa bashkëkohore duke ja ndryshuar pamjen nëpërmjet  një rikonstruksioni total që sot dallon në gjithë hotelet me pesë yje që ka në përdorim në Shqipëri. Por ai, aktivitetin e tij nuk e pa monokolor, po shumëdegësh, duke u shtrirë në disa sektor me efektivitet të lartë ekonomik që i diktonin nevojat e kohës. Një sektor tjetër që lindi në biznesin e tij është Shtypshkronja “Dudaj Grup” që nisi veprimtarinë e saj në muajin Shkurt të vitit 1998. Këtë shtypshkronjë e rriti në nivele të larta duke krijuar Shtëpinë Botuese “Dudaj” në vitin 2001 që sot është ndër më të suksesshmet në tregun e botimeve në Shqipëri. Një tjetër dritare e dijes bashkëkohore ishte edhe hapja e Universitetit “Marin Barleti” që nisi jetën e tij në vitin 2005. Sot edhe kjo shtëpi e dijes është rritur e konsoliduar duke u radhitur ndër Universitetet më të mira të vendit. Në këtë vështrim, shohim se në të gjitha bizneset që ka ngritur Gafuri me pjesëtarët e familjes së tij, ka qenë tepër i suksesshëm dhe lider në majat më të larta. Të gjitha arritjet në familjen Dudaj kanë ardhur edhe si rezultat i aktivizimit energjik të Besnik e Adriatik Dudaj, dy krahëve të fuqishëm të Gafurit. Kjo s’është një rastësi e asnjë privilegj, por një dhunti natyrale inteligjente e këtyre njerëzve që çajnë me guxim në shtigje të pashkelura siç ishte edhe ekonomia e tregut që lindi papritmas pas viteve 1990. Ky bir i Labërisë ka një cilësi që e dallon nga shumë biznesmen lab, se mendon jo vetëm për vete, por dhe për Shoqatën Kulturore Atdhetare “Labëria”, duke kontribuar nga ana financiare për më shumë se 15 vjet, për ta gjallëruar e mbajtur lart veprimtarinë e shoqatës. Ky shembull duhet të ndiqet e përkrahet edhe nga biznesmenë të tjerë lab siç po ndodh me Agim Çirakun e ndonjë tjetër që po i kontribuojnë shoqatës financiarisht.