Agim JAZAJ/ udhëheqës, apo udhëhumbës…

604
Shqiptarët për gati një çerek shekulli si nëpër gremina, shpresuan dhe kërkuan për të ndryshuar sistemin, rezultuar e realizuar nga politikë e rrënim-rrëmbimi, e rrënimin e vendin, të mbetur në “detin e hapur” me busullën e thyer, nëpër steret, u ngopën me kripë, dhe për atë jetë… Në harkun kohor të një çerek shekulli, të tranzicionit- kuturu, politikë-rrumpalla, nuk ka pasur si synim primar NJERIUN, pronën dhe zhvillimin, e vendit, për të cilin përbetohet, por ka realizuar shkatërrimin, dhunimin dhe përbaltjen, ndoshta të formuluar me ligje false- formale, të realizuar me maliqe- informale, pa ofruar politika, bashkëkohore, duke i kokolepsur të drejtat e njeriut, pronën etj, në nene të pa fundmë, nëpër zyrat, nga zyrtarë-zuzarë, të zgjedhur nga sëra me rekorde kriminale, e thënë dhe e pranuar me gjuhën e vet, nga politika e ditës! Askush nuk kërkon dhe lakmon: “Lugën e Florinjtë dhe të hedh lugën e Drurit” brenda një moti! Por, arsyetimi minimal funksionon:
Të sëmurin rëndë për një çerek shekulli, nuk mund të ngresh nga shtrati, as pas një viti, as për dy e as për katër… As një mendje lehtë nuk pret “azinenë”, por asnjëri me “haber të cunguar”, nuk e pranon ta lëndosh më shumë, me thikë të sëmurin rëndë në shtrat, as me fjalën e sjelljen e vrazhdët, as me fyerje, gënjeshtra, fluturuese, dhe ironiçka. Gjithë kush nuk pret të ngrihet brenda natës më këmbë, po askush nuk e pret dhe e meriton, t’i lehtësohet plaga “të lënguarit”, qoftë me fjalën e ngrohtë, me gjeste, solidaritet, njerëzor e zyrtar, duke e dëgjuar me vesh, e ndjerë me shpirt. Ta presësh si njeri, dhe ta përcjellësh si mik! T’i ndjesh dhimbjet, si mund t’i mbyllësh plagët që i kanë shkaktuar, ndoshta dhe të parët, dhe jo t’i hapësh plagë të dyta… Ashtu si të vdekurve që u shkojnë faturat e ÇEZ, afrove deri dhe në varreza, të “Formës së Prerë”, “Titull Ekzekutivi”, dhe i paguajnë pasardhësit, ashtu t’u çohet dhe këstet e dëmshpërblimit të burgut, për të shlyer borxhin e arkivolit të vdekurve- borxhe për të gjallët! Ashtu si është ndëshkuar një fakir fukara që djeg-abuzon me energjinë elektrike, po ashtu, më ashpër të ndëshkohet dhe një maskara, që abuzon me të drejtën e njeriut, kur i kanë futur, fatura afrove poshtë derës dhe në sistem, fakir-fukarasë! Ashtu duhet ndëshkuar çdo zyrtar, kur abuzon me shërbimin, pronën dhe lirinë e njeriut të thjeshtë, tek i cili çdo qytetar shikon votën e tij, vlerëson shtetin e qytetarëve- të kërkuar me pishë, duke shkruar letra të shumta, deri qeveritarëve… dhe pinë ujë te “Çezma e Thatë”!
*Bilanci drithërues i këtij çerek shekulli, edhe më optimistët i ka kthyer në shpresë thyer-duke marrë arratinë! Gjuha e politikës “shigjeton” ata që i kanë mashtruar, dhe jo ata që e kanë e shkaktuar këtë gjëmë! Me gjithë deformimin e dallaveret, me të vdekur dhe të gjallë, me të huaj e shqiptar, trafikantët e trafikut të votës së zgjedhësit, rezulton bilanci më drithërues: Me vdekjen, të vrarëve me dhe pa kallash, por shumica me Kollare- Kolltuk-Karriget, me shifrën e gati: 9000 viktima shqiptarë, një dramë drithëruese- frerë këputur! Ata që dolën në krye, udhëhoqën, me synimin për të prishur, dhe prishën sistemin që kishim, dhe jo për të ndërtuar sistemin që s’kishim! Përpos këtij bilanci gjithë kush pyet: Kemi pasur e prodhuar: Udhëheqës apo Udhëhumbës?! Udhëheqës bëhesh duke udhëhequr njerëzit drejtë arritjeve, jo duke i hedhur ata greminave! Njeriu i sotëm “me çallmën” e shtetit, ka lakmi, deri dhe në grykësi, për tu bërë dikush, kur nuk është askush! Ndonëse dhe: Të pasur në xhep, por të varfër në kokë dhe në shpirt!
CILËSITË E UDHËHEQËSVE
Karkteri: Për njeriun, udhëheqësin që synon dhe shpaloset, për shoqërinë që përfaqëson shtetin është primar. Ata e konsiderojnë veten njerëz në shërbim të qytetarëve, dhe jo të kapardisur nëpër zyrat e shtetit, si kalvar mbi taksapaguesin! Karakteri nuk është dhunti, e as dhuratë. Karakteri sjell suksesin e qëndrueshëm për individin dhe bashkësinë. Udhëheqësi duhet t’u japin shpresë të tjerëve, edhe të pa shpresëve. Napoloni i quante udhëheqësit, “Tregtarë të shpresës”! Të ndajnë gëzimet dhe hidhërimet me të tjerët. Të jenë të pranishëm pranë gëzimit dhe lëndimit të tyre. Udhëheqës është ai që nuk mund të jetë i qet, dhe të ndihet i lumtur në salltanetet e tij, mes varfërisë dhe shkretëtirës, i rrethuar nga klithmat e fëmijëve që s’kanë me se t’i ushqejnë nënat e tyre, të mbytura në lot! E rëndësishme është të mendojnë për të tjerët, të ndihen si ata: Në radhët e gjata përpara zyrave, nëpër gjyqe duke paguar për të marrë pronën e tyre. Përpara bunkerizimit të administratës shtetërore. Udhëheqës është ai që ndihet, shihet dhe “shitet” si qytetar, mes qytetarëve! 
DETYRIMI: 
I dallon njerëzit e veprimit nga ëndërruesit. I ndan ata që premtojnë nga ata që realizojnë, Realët nga informalët. 
Detyrimi nis nga zemra dhe provohet në jetë, duke i hapur rrugë zbatimit. Udhëheqësit e çdo niveli, drejtuesi të institucioneve, qoftë ata të përfshirë nën siglën “politike”, nuk u shmangen përgjegjësive. T’ua bëjnë njerëzve, hallet të lehta, të ndihen si ata, nga radha e qytetarëve. Detyrimi nuk e tremb udhëheqësin që di të udhëheq dhe frymëzon, e bën të mos kthej rrugë!
KOMUNIKIMI:
Është arti më i vështirë, sa dhe i suksesshëm. Pa komunikim, cilido udhëheqës ecën i vetëm në jetë. Ata këmbejnë dijet dhe mendimet me të tjerët, janë dhe më të respektuarit, më të votuarit nga njerëzit. Bëjnë analizë dhe prognozë. Parashikojnë dhe parandalojnë të keqen. Lajmërojnë njerëzit për të marrë “çadrat” në mëngjesin që do të jetë me shi. Vetëm nga ky komunikim udhëheqësi mund të kthej të vështirën në të thjeshtë, dhe anasjelltas. Komunikues është ai që transmeton tek të tjerët ide, mendime, shikon dhe parashikon, vjelë prej tyre dhe i transmeton atyre shpresë. Njerëzit nuk të ndjekin nëse nuk dinë se ku shkon dhe çfarë kërkon. Të aftët dhe njerëzorët, komunikojnë pa qibër me njerëzit, i dëgjojnë dhe çmojnë edhe vlerat e atyre që s’jua mbushin syrin. Dhe mbi opinionet e qytetarëve, prijësit, ndërtojnë politikat!
AFTËSIA: 
Është veprimi që kapërcen fjalët. Rrugëzgjidhja e gjithë pengesave, më e logjikshmja që dalin në rrugë. Zgjidhja me koston më të vogël, përzgjidhet dhe realizohet nga aftësia. Është veprimi konkret për të realizuar ato që premton përpara njerëzve. Detyrimin njerëzor, ligjor e moral që ke përpara njerëzve të thjeshtë. Njerëzit shohin përpjekjet, por binden dhe të masin nga arritjet. Ata nuk i bind angazhimi, i pa mbështetur me aksionin. Kështu, gjithë kush kthehet në fals, i pa besueshëm, informal. Informalët nëpër zyra kanë pllakosur kudo, kanë fituar status! Qoftë dhe nga kjo qeveri janë hapur e shtuar zyrat, po nuk janë përzgjedhur zyrtarët në to! Zyra nuk të bën zyrtar, po rrogëtar të certifikon, të adhuruar nga armata e madhe e anlafabetëve funksional! Mbajta e fjalës, serioziteti janë cilësi të njeriut me vlera. Gënjeshtra shitet vetëm njëherë. Ajo shitet lirë dhe paguhet shtrenjtë. Ata shpalosin vlerat e tyre. Nuk ngrenë gishtin mbi tjetrin. Njerëzit i kanë sytë në ballë. Vlerësojnë vlerat dhe antivlerat. Udhëheqës janë ata që vrapojnë për të kaluar, jo ata që pengojnë për të fituar!
PASIONI: 
Njeriu që synon, pa e ushqyer me pasionin, asgjë nuk realizon. Na kanë magjepsur me sjelljen e tyre dhe pasionin e shfaqur udhëheqës të çdo niveli, të shtetit dhe të pushtetit, të djeshëm dhe rrallë të sotëm. Kur të udhëheq pasioni, komunikon dhe i ofron njerëzit me pasion, me të njëjtën monedhë, e pasion të shpërblejnë shumica, e cila sheh tek udhëheqësi, prijësin e munguar, të merituar! Askush nuk ka fituar nëse punën, karrierën politike e krijuese, biznesin, komunikimin me njerëzit nuk e dashuron dhe e shoqëron me pasionin e pozuar që buron nga shpirti. Pasioni i ka shpalosur si udhëheqës të SH. B. A-ve se; 75 për qind e tyre kanë rezultuar të kenë pasur nota më të ulëta se gjysma e klasave të tyre. Dhe 50 për qind e miliarderëve dhe njerëzit e biznesit në këtë vend, tabelohen të mos kenë përfunduar kolegjet, por kanë rezultuar njerëzit e shënuar në përqindjet më të larta të pasionit të tyre si udhëheqës dhe njerëz të biznesit. Një shembull i tillë vërehet lehtësisht edhe në tabelat e shpalosur të biznesit vendas, ndoshta i pa thënë nga gjuha e shifrave institucionale! 
MIRËNJOHJA: 
Është virtyti që nuk mbin në çdo shpirt. Është lulja që nuk mbillet në çdo bahçe! Mosmirënjohja është arma më shkombëtarizuese. Njerëzit e mëdhenj startojnë nga të vegjlit dhe nga më të voglat. Të mëdhenj janë ata që respektojnë të vegjlit! Ai nuk harron kurrsesi, kur është nisur në rrugën plot pasion, shokët e moshës me të cilët ka nisur hapin e parë të pasionit, dhe rezervon për ta mirënjohjen. Kujton në lartësinë e pa menduar, ultësirën nga është nisur, dhe ku do të ulet mes njerëzve të thjeshtë. Kujton me respekt e mirënjohje ata që e kapën për dore dhe i dhanë shtysë, pasionit të tij. Pa ata, që janë bërë shtysë në jetën e tij të thjeshtë, do të ishte një njeri i zakonshëm. Pra, njerëzit e zakonshëm ishin ata që e bën të zakonshmin mbi të tjerët. Shoqëria shqiptare e shokuar nga politika e çerek shekullit, e cila ka prodhuar jo udhëheqës që udhëheqin popullin, por ka prodhuar me bollëk udhëhumbës që kanë rrënuar popullin…
Sigal