Agim Jazaj: Të largohemi nga e keqja apo të largojmë të keqen…!?

767
Sigal

Tregu i ditës i tejmbushur me
shpifje, shthurje, shantazhime, amplifikime, kërcënime perverse dhe i rezultuar
me krime nga më monstruozet edhe të këtyre ditëve.. “E keqja dhe e mira flenë
bashkë dhe zgjohen në kohë të ndryshme.

kesh mëshirë për të ligjtë; do të thotë t’u shkaktosh dhimbje të mirëve”…Së
pari, njerëzit duhet edukuar dhe edukimi është si noti që mësohet në moshë të
vogël. Të punësohen dhe të formohen gjithashtu në jetë me normat njerëzore dhe
qytetare, të cilat janë politika detyruese të shtetit, sa dhe të shoqërisë në mënyrë
harmonike dhe permanente. Edukimi nis qysh nga fëmijria, në kopshtet, me lodrat
që i ofron fëmijës, rregullat, oraret për gjum dhe vizita etj. Nëse fëmijës i
blen për lodër kallashnikovin, kapsollat e del nëpër rrugë duke derdhur plumba
e kapsolla, e çon në moshën e ndaluar të luajë me lodra lufte në Faceboock, pa
dyshim e agravon, e nxit atë në agresivitet dhe nga kjo “bimë” që mbjell, do të
korrësh edhe frytet e hidhura!
 Nëse do t’i
blesh fëmijës lodër një violinë a lodër tjetër qetsuese, libër, pa dyshim dhe
efekti formues do të ishte qetësues dhe do të jepte impaktet e veta.
  Ndërsa
ai kontigjent që e kanë “zanat” të pa ndreqshëm, “mendje shtrembërit- shtrembërat”,
 edukimi duhet edhe më intensiv, sa dhe
specifik gjithashtu, deri duke “i mbajtur brenda në tela”, në izolim nga
ambientet shoqërore- qytetare, sepse “tërbimi” i tyre kafshon dhe tërbon edhe të
tjerët, nëpër rrugë, në ambinete publike dhe private, në shkallë, shkollë, i
cili sot ka këputur frerët!
 “Asnjë mëshirë
nuk duhet pasur ndaj atyre që u shkatojnë dhimbje të tjerëve, në mjediset e
sotme”- në jetën më intime, publikonte
 një kokëplot në një të përditshme këto ditë! Dhuna fizike dhe veçmas ojo psikologjike ka
ngritur spiralen në shkallën më sipërore, në mesin e shoqërisë shqiptare,
burim-krimi dhe duket se, po kalon pa qederosur as politikën dhe as shoqërinë. “Në
horizont ka startuar guximshëm edhe “biznesi” më i ri dhe “fitim prurës”, në të
cilët janë përfshirë sidomos moshat e reja, familje të shthurura, të
sapostartuara –shkatërruara, soj e sorrollop, pa mundur të ngrejnë foletë e
tyre, të jetojnë pa mund e mend, pa përjashtuar dhe moshat e rritura, të klasifikuar
si më të mangëtit në formim dhe më efiçentët në përdorim”- bëjnë me dije edhe
nga organi i Akuzës në qarkun e Vlorës. Janë “hapur vende të reja “pune” këto
kohë, dhe për rrjedhojë shumë njerëz kanë aplikuar dhe janë punësuar, në këto
biznese si të tyre, por edhe bisnese të të tjerëve, të konsoliduara dhe të
saponisura” . Nëpërmjet këtij biznesi ka plasur puna dhe po kërkohen në këtë
treg, të ri kapacitete, me performancë sipërore. Duke u vënë madje dhe gjoba,
pa harruar dhe kamatën e vonesave. Profesionet janë: Shantazhuesit, shpifësit,
shthurësit kërcënuesit, në grup dhe si individ. Duke shpifur e shantazhuar
njërin prej anëtarëve të çiftit “për shkelje të kurorës dhe dhe duke tundur
vidion tjetrit”. Duke shantazhuar personin me thirrjet deri dhe me vidion e
tymosjes së hashatshit. Me shantazhin dhe videon ndaj shpërndarësit të hashashit!
Tjetrin e shatazhojnë me “filmimin e tregëtimit të hashashit”, një tjetër
nëpërmjet denoncimit për goditje, e kafshim të buzës, në faqet e rrjeteve
sociale, në terren nëpërmjet kontakteve, pusullave poshtë dyerve, videove, syri
vëzhgues nga vrima e çelësit, tjerrja dhe shpifja midis çifteve, sidomos atyre
që njihen si të pasur, deri dhe në ngacmime seksuale
 etj”. Letrat shpifëse në grup të të njëjtit
soj e sorrollop, tregojnë edhe pjesëtarët e policisë së rendit të qarkut të
Vlorës etj.
   Dhe bilanci i ditës ështe
drithërues.
  “Shteti me nëpunësit e vet,
me veprimet dhe mos veprimet, vendimmarrjet dhe vendim-zbardhjet, korrupsionin,
kriminalizimin dhe kopromentimin ka rezultuar në nxitjen e konflikteve dhe jetë-marrjet,
deri duke bashkëpunuar e ndërsyer dhunuesin e duke këshilluar të dhunuarin, t’i
hapë rrugë, të marrit, në vend t’i presë ky hovin mizorit!

            “Preja
hovin mizorit,

            Mos
ki dhembshuri,

            Se
shtypjet mbi shtypjet

            E
quan drejtësi!”

 Ka lënë
testament Gëtte, këto vargje që përmbajnë një këshillë të vyer, por të harruar
dhe të deformuar nga këta mendje-roitur  që
kanë çuar në greminë një shoqëri të tërë! Kudo në jetë, në rrugë, në autobus,
në zyra ku dhe tufat e “qenve me dhe pa shënjë”, të shtuar vërshojnë edhe nëpër
rrugët e Vlorës: lehin, cënojnë e kafshojnë, madje ata me “dy këmbë” shkuar të
parëve në zanat dhe në numër, fyejnë e provokojnë me fjalë të pista, nëpër
shtigje me shpifje të ndyra nga më banalet, duke e “çuar lehjen e tyre deri në
dyert e institucioneve të rendit e ligjit: “Për cënim të të drejtave të tyre-
dhunim e provokim”- bëjnë me dije edhe në organin e Prokurorisë së Vlorës”! Zemërgjerësia,
apo shthurje-gjerësia e njerëzve me spaleta zyrtari-zgjyrtari,  institucioneve legale, shtetërore, kanë sjellë
përgjatë këtij mbi çerekshekulli bëma e gjëma të pa dëgjuara, të pa përjetuara
si dhe të këtyre ditëve të fundit dhe ku e kanë fundin për ne Shqiptarët. Pikërisht
ky kontingjent, duke u shtuar e shthurur me turravarp,  në “kopetë”, e mëma, e motra e bija, të shkara
që të tria” mërmëriste njëri nëpër shkallët e policisë, duke shpifur e tjerrë
mostrat- mostra për të “ekuivalentuar abuzimin me ligjin, dhunimin e të
drejtave elementare të qytetarëve dhe duke jetuar në abuzim e krim, ngrejnë
dallgë legeni dhe përversiteti. Ndaj kjo pjesë familjare e soj sorrollopit me
defiçencë në formim dhe të lehtë në përdorimm, duke u lidhur edhe me fije përverse
nga njerëz me spaleta zyrtari dhe pa shirita qytetari, shihen me kujdes dhe
janë nën monitorim edhe nga organet e rendit dhe të Prokurorisë së Vlorës! Pra,
ky kontingjent jo i vogël, duhet të monitorohet, të mbahet nën kontrollin, por dhe
nën ekzaminimin e shërbimeve spitalore, të psikologjisë dhe të psikiatërve, në
vetmi dhe në tufa. Deri më tani shqiptarët kanë aplikuar dhe realizuar aksiomën
e gjatë, kosto rëndë: “Të largohen nga e keqja”- dhe janë syrgjynosur në gjithë
cepat e botës- duke menduar e gjykuar: “Ky vend nuk bëhet”!  Ndoshta me shumë vonesë duket se “shënjestra e
shqiptarëve, e veçmas e të rinjëve po korigjohet”,  e zvëndësuar me aksiomën e ditës të hedhur: “Të
largojmë të keqen që ka pllakosur kaq gjatë nga ne, në vatrat tona, në vendin tonë!”
Ne shqiptarët deri më tani kemi zgjedhur më të keqen, zgjedhën, e cila po na
rëndon gjatë dhe për brezat: Në vend që të largojmë të keqen nga mesi, vendi
ynë, jemi larguar nga e keqja dhe e keqja është ulur, e kemi lënë këmbëkryq në
vatrat Shqiptare. Politikat shtetërore, institucionet legale, duhet të futen në
thellësinë e këtyre dukurive, që gjenerojnë, degjenerojnë, shthyrjen e një
kontigjenti jo të vogël të shoqërisë, intrigën, shpifjet, inskenimet, faqet e
facboock-ut, deri dhe në sportelet e organeve të rendit dhe të drejtësisë- bëjnë
me dije edhe në organin e Prokurorisë së Vlorës. Thelbi i këtyre shthurjeve,
shpifjeve, kërcënimeve, amplifikimeve e merr suportin së pari, nga mungesa në
formimin të tyre njerëzor e qytetar, vakumi intelektual, nga formimi  i gabuar dhe mendja e shtrembër për të jetuar
e vepruar pa njohur e duke injoruar normat e moralit dhe rregullat e pa
shkruara. Duke mos njohur e mos zbatuar ligjet e formuluara, pa punuar e duke
jetuar pa u djersitur, por deri dhe me këto skema, të iniciuara edhe nga avokatët/avokotët
për t’i keqpërdorur. Duke thurur intriga e shpifje ndaj njerëzve për t’i frikësuar,
me shpifje, denoncime, inskenime, ndaj atyre që i denoncojnë për abuzime ditën
me diell,  për të “balancuar,
ekujvalentuar” zullumet dhe abuzimet e tyre, apo dhe për të mbrojtur padrejtësitë
ndaj personit që denoncon këto abuzime ditën me diell, në shkelje të të drejtave
ligjore. Këtë vakum dhe shthurje në formatin dhe në formimin e tij, e suportojnë
edhe në rrethin e tyre familjar, i cili ekujvalentohet me prindin e mbrapshtë
që lejon dhe edukon tek fëmijët bindjen që do të jetojnë pa pikë djerse e pa punë,
po vetëm duke u vërtitur nëpër rrugë e u “tundur pa spaleta” e pa busull
orientuese, pa moral  duke mbjellë të
keqen, e cila na lëndon të gjithëve! Veprimet e ulëta të njeriut që shkakton
dhimbje në rrethet familjare dhe shoqërore, duhen bërë zap nga shteti që
zgjedhin shtetasit. Vet-largimi, por dhe largimi, vetpastrimi apo pastrimi i kësaj
Klase- Glase politike dhe i shoqërisë të ndotur nga kjo farë, lidershipi i dështuar;
nga paaftësia, pafatsia dhe ligësia, do të ishte akti më qetësues për mëkatarët
dhe garbitqarët e politikës zullumqare!