Agim Jazaj/ Qentë që tërbuan Vlorën

1120
Haberi erdhi taze: Një qytetar nga Vlora iu drejtua parmbrëmë, në orët e mesnatës kryebashkiakut: Dritan Leli me sms: Qytetari:…“Jemi nën torturën dhe terrorin e qenve, me katër këmbë dhe të zagarëve me dy këmbë! Po të hapni telefonin, apo të Nga AGIM JAZAJ merrni tani, do mund të dëgjoni të lehurat e qenve në lagjen “Çole”, të shihni torturën natë e ditë të qindra banorëve të apartamenteve dhe për rreth të rrethuar nga muret dhe terrorizuar nga qentë… Kjo torturë po na merr frymën dhe jetën në Vlorën e Rilindjes!”. 

Kryebashkiaku reagoi menjëherë: “Ça propozon”?
Qytetari: “Të sundojë ligji, të mos cenohet e drejta e njeriut nga shthurja e qenve. Të edukohen, duke u ndëshkuar zagarët, të zotët e qenve.Të veprojë policia për cënim të qetësisë publike …Mund ta dëgjosh kujen e qeneve. Faleminderit për komunikimin!”
-Kryebashkiaku: “Të Falnderoj”! 
Komunikimi u mbyll, por tufat e qenve të tërbuar, vërshuan nëpër rrugë, po rritet dhe tërbohet përditë e përnatë, po tërbojnë të vegjël e të mëdhenj, vlonjat e shqiptar! Dhe plaga mbetet e hapur për kaq vjet, rrjedh përditë. “Tek ne vetëm qentë kanë të drejta dhe liri të pa kufizuara! Madje në Vlorë është dhe një shoqatë legale, me kryetare znj. Breshani, që shpërndan qentë, mbron të drejtat e qenve, flasin dhe donacione”… Por qytetarët e revoltuar dhe në sms me kryebashkiakun në mesnatë thonë”: Qentë kanë liri, të pa kufizuara, deri dhe të dhunojnë të drejtat dhe liritë e njerëzve, të fëmijëve, të kafshojnë, helmojnë, ulërijnë e lehin pa orar nëpër avllitë e pushtuara dhe të zaptuara, në muret rrethues të pallateve që janë burgu e mbajnë të rrethuar përmbi 20 vjet, shumë qytetarë vlonjat dhe presin të dalin nga rrethimi, të shpëtojnë nga qentë ”?! Qeni i radhës dhe qentë e tufës brenda avllisë, të pushtuar, zaptuar nga pronari i qenit. Tufëzat e qenve me shenjë e pa shenjë, vazhdojnë ulërimën, natë e ditë. Banorët zgjasin kokën në ballkonet e tyre- se mos “një natë ia beh dhe kryeministri më taksistin e mesnatës”!…

 Fëmijët të terrorizuar, përballë klithmës së qenit, pothuaj janë autik nga terrori psikologjik i qeneve! Qeni këtu dhe qentë nëpër rrugët e Vlorës, ditën e natën nuk pushojnë, nuk njohin orar, nuk venë gjumë në sy…Terrori dhe tortura e përnatshme dhe e përditshme e qytetarëve të Vlorës nga qentë e rrugës, nga qentë e pallateve është bërë e pa durueshme, terrorizuese dhe me pasoja psikike. Aldua- banor i njërit prej pallateve të radhës nën terrorin e qenve, ishte ngritur me sy të fryrë, si ato të dashit dje, por dhe me një fije buzëqeshje, në buzën e tij të nxirë katran. Gjatë ulërimës së qenve të pallatit, kishte komunikuar me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli. Madje i kishte shkruar dhe kishin shkëmbyer mesazhe mes njeri-tjetrit. Aldua i shkruante kreut të bashkisë: “Të lutem hap telefonin, ose merr tani të dëgjosh me veshë ulërimën e qenve, kanë këputur frerët”. Mund të dëgjonte në telefon të lehurat, gjëmimet e qenit të pallatit, në orët e mesnatës dhe po të dëgjonte tmerrin do të kishte mundësi edhe kryetari matanë telefonit të merrte rrugën e t’ia mbathte për në Kuç, vend origjinën e tij, ku mund të dëgjonte të lehurat e qenve, por jo brenda shtëpive, por vetëm në stanet e bagëtive!… Dikush solli haberin tjetër: Autoritet ligjore kishin ndaluar drejtuesit e një avioni që kishte prishur qetësinë diku në rrethinat e Himarës! “Vaj medet!… Në këto ditë e orë, qentë me të “drejta të pa kufizuara”, në mesnatë dhe në mesditë, sikur t’ia marrin “shtruar këngës”, me oi, oi në Jalë, apo në Dhërmi- ku po pushon dhe kryeministri”, shtronte- pyetjen dhe qytetari, që komunikoi me kryebashkiakun!
Sigal