Agim JAZAJ/ O biro paç uratën, surrat ke administratën

609
Fushata zgjedhore e radhës ishte në pikën kulmore. Fansat e ndezuara, që kanë mbaruar shkëlqyeshëm, “Bacelor” dhe kursin e ulërimë-sokëllimës, kishin “ndezur motorët” me kapcitetin maksimal. Instruktuesit, të bërë në çakërqejf, i kishin ndërsyer, nëpër rrugë “tufëzat” e hardallosura, me flamuj e banderola… 
Mbi një karro të ngarkuar me plaçka e laçka, që vërtitej nëpër rrugë, 4- 5 hallexhij, teksa kthenin paguren me raki, përballë fansave, ndalën karron dhe ia morën këngës shtruar:
O biro më paç uratën,
Surrat ke administratën,
Ajo po e bën fushatën,
E ke të sigurtë mandatën… 
Dy të haberosur, aty për aty, teksa dëgjuan vargjet, mbajtën këmbët dhe mprehën veshët. 
“Patjetër i ka dërguar xha Selim Hasani, apo xha Xhebro Gjika, këto vargje klithma, nga bota e përtejme për të këtejmit, me bekçiun e fshatit, për t’i kënduar nëpër sokakët e Vlorës, tha njeri prej tyre! Haberi ishtë sosur edhe në metropol, tek miku ynë i hershëm dhe i Vlorës pendëhali, Kristo Mërtiri, i cili i ruan si hazine në sepete, edhe vargjet e këtyre burrave, që mbeten të skalitur… Edhe Qebiri, me thesin e plasmasit në dorë shqeu sytë, dhe u afrua tek kënga!… Ai kish mare një haber taze: “Në ALUIZN-i të Vlorës ka me qindra, madje mos me mjëra qytetarë, me mbi 5, 6 e 10 e vjet, të cilët i kanë paguar gjithë këstet, faturën e legalizimeve të zonave informale dhe ende përballen me institucionet informale, por dhe të pa u paisur me kuponin tatimor! Lajmi u përhap rrufe nga maja e “Kuzum Baba”: Hallexhiu, i krisuar dhe i raskapitur nëpër udhët e informal-zyrtarëve këmbëngulte përpara kamerave amatore dhe zyrave. “Dua kuponin tatimor të mos shërbimit! Kërkoj kuponin tatimor, të sorrollatjes për 6 vjet! I duam edhe me kamatë! Paratë i kam paguar”! Të gjithë shqyen sytë. Po edhe ai vetë vë buzën në gaz, duke u shprehur: “Rruga e shqiptarëve është me një “korsi”. Qytetarët kanë vetëm detyrime dhe jo të drejta…Të pajisen me kupon për detyrimin, dhe të mos pajisen me kuponin për mos shërbimin dhe mashtrimin”… E thënë më shkoqur e pa çamçakiz në dhëmbë: Nëpunësit e lartë dhe të thjeshtë të administratës shtetërore, në gjithë piramidën, përgjatë një çerek shekulli, u kërkojnë kuponin e detyrimit qytetarëve dhe nuk i pajisin ata me kuponin e shërbimit! Përfaqësimi dhe përzgjedhja nga kontributet publike janë zëvendësuar nga përfaqësimi dhe përzgjedhja me rekorde kriminale e thënë e rezultuar edhe nga politiëkbërësit: Mjafton të pish një gotë verë dhe të përcaktosh fuçinë. Dhe këtë gotë le të pish nga fuçia model: “Tempulli i shënjtë”, citonte edhe Qebiri në seancën e fundit të Kuvendit. Vite më parë kujtojnë deklarimin e prerë dhe publik të Piktorit të Popullit, vlonjat, me një ish ministër të votuar. Ish ministri: “Ju vetë na kini zgjedhur”. “Po”, i përgjegjet piktori, ne ju zgjodhëm të ngrinit shtetin, po ju kriujat mafien”!
Sigal