Agim Jazaj/ Evropa na hoqi vizat, qeveria si heq drizat…

681
Misir Bashllari, një banor i ardhur gjatë tranzicionit në Vlorë, ka skalitur në kujtesë, të cilën e ruan të freskët edhe sot e kësaj dite kërkesën që i bënë qytetarët vlonjat kryeministrit Edi Rama, gjatë fushatës së zgjedhjeve, të përgjithshme të qershorit 2013. Madje ai bën edhe bilancin….Kërkesa e tyre ndaj kryeministrit që do të vinte, i votuar nga shqiptarët dhe vlonjatët, bërë në takim me zgjedhësit në “Kali i Trojës” ishte: “A do të na i heqë qeveria drizat, sepse Evropa na hoqi vizat”! “Pra për t’u, hequr qeveria që do të rilindte, drizat, gardhet, “Lakun nga qafa”, muret rrethues të pallateve, dhe telat me gjemba të ngritura gati në ç’do lagje të qytetit. Kur do të dalim nga ky rrethim i, 1 çerek shekulli”. Kjo ishte kërkesa e vlonjatëve, dhe jo vetëm e këtyre. Po ku nuk ka të tilla rrethime, hatara e ynere, njerëz të gjendur në burgje, jashtë burgjeve, të rrethuar dhe të terrorizuar nga pushtues, zaptuesit e hapësirave publike dhe në shtëpitë e tyre. Të rrethuar edhe pallatet me gardhe, të cilët gjatë kësaj fushate po fërkojnë duart. Ishalla presin me shpresë se, mund të zbresin pushtetarët me shaban-tapitë. Shoqëruar me urimin: “Ti gëzoni trojet e pushtuara! Ai mban mirë dhe e rikujton edhe përgjigjen e Kryeministrit, atë kohë: “Do t’u prishim menjëherë muret atyre, që kanë zaptuar e rrethuar pallatet. 
Do t’u prishim muret e gurit, për t’u prishur përgjithmonë muret e trurit! Do të përballojmë edhe koston. “Do humbasim votat e pushtuesve, të kateve të parë, që kanë zaptuar, dhunuar dhe mbajnë të rrethuar katër katet, dhe do të fitojmë votat e katër kateve”! Mirëpo Misiri e kujton pyetjen, dhe se harron përgjigjen e kryeministrit, pas 18 muajve qeverisjeje! Teksa sheh me qindra pallate të rrethuar ende: Pyet sërish, bën edhe bilancin: Nuk janë mjaftuar 18 muaj qeverisë, të prish këto mure? Të dalin njerëzit e rrethuar nga telat me gjemba, nga rrethimi i 1 çerek shekullit, të cilët nuk dalin dot edhe nga këto rrethime as për 23 qershorin? Qoftë dhe me çerekun e mundit dhe të kostos së aksionit të energjisë Elektrike, dhe me koston e gjithë atyre që kanë zaptuar të drejtën njerëzore, do të kishte formuluar një ligj Qeveria, të nxirrte nga ky rrethim mijëra e mijëra shqiptarë, të pushtuar e rrethuar nga barbaria shqiptare! Parë dhe nga këndvështrimi i tij, dhe nga i mijëra qytetarëve të dhunuar e terrorizuar, rezulton tek ne: 
E pa ligjshme bëhet e ligjshme, dhe ligjshmja është kthyer e pa ligjshme! Misiri kujton dhe bën llogarinë e thjeshtë, pa kalem të këtij premtimi nga kryeministrit. Për 18 muaj nuk mund të realizonte këtë mision, t’i nxirrte këta njerëz nga telat e rrethimet”?. Dhe bilanci i thjeshtë i tij i rezulton: “Do të ketë fitues zaptues, pushtues, dhunuesit e kateve të para, apo do të humbas edhe katër katet e tjera, që jetojnë nën terrorin e mureve dhe telave të pushtues-zaptuesve? Ai u premtoi…Ne e besuam dhe e votuam? Do të presim, deri në fund të mandatit, apo deri kur të na vijë mandata?- thotë dhe Misiri! Ai kishte thurur dhe dy vargje, si për fushatën, të cilat na ngacmuan për këto driza që i mbajnë të rrethuar mijëra familje shqiptare, dhe vargu shkon për titullin e shkrimit: 
Evropa na hoqi Vizat/ Qeveria s’na heq Drizat… 
Sigal