Agim JAZAJ/ Ç’u thot Kristo Mërtiri, gurgulleshave dhe kungulleshave…

77

Më kish dhënë gjysmë haberi vet autori, nga ngacmimi- pickimi që kishte pësuar, nga një përbaltje publike nga ekranet e TV-sw, për standardet e gjuhës shqipe, madje kishte nxjerrë një “kotele” putrat për të çjerrë dhe korife-obeliskun Kristo Frashëri. Më është drithëruar shpirti. Çfarë po na shohin sytë, e dëgjojnë veshët, nëpër udhët e të paudhëve: Kush pi veresie e zë koçimarja dhe pa vënë gotën në buzë….

Kishte ndodhur nga dashje, apo dhe nga honorarët e majme, paguar mirë, për të hedhur baltë edhe mbi standardin e gjuhës shqipe, për të rrënuar edhe ato vlera të vyera nga paraardhësit tanë, të cilat bota civile i ka të shenjta, nuk luan me to sa herë i teket politikështhurjes! I ruan si thesare dhe visare, pasuri e tyre dhe e brezave. Ore babam më thoshte ditë më parë miku im i hershëm: Nuk e njoh fare profesor Rami Memush, por më duket se është, lab 24 karat, dhe duhet të jetë nga Kallarati, me mbiemër, nga truall me burra të zgjuar dhe atdhetar të shquar, mendjendritur dhe shpirt thesar… Kështu i kam njohur ata njerëz me pushtet dhe si njerëz! I’a rekomandova të botonte në gazetën “Telegraf”, i bëni nder, dhe u’a njohin nderin. Ka dhe lexues të shumtë, dhe gazeta është mirënjohëse dhe e ndjeshme ndaj temës kombëtare, veçmas në kuadrin e 70 vjetorit të Çlirimit. Edhe autori i nderuar Ilir Balili, ngriti një përmendore ditë më parë në “Telegraf”. Si autor dhe si lexues i heqim kapelën!

Të nesërmen, dje pa e dëgjuar e marrë në dorë as vet autori gazetën, më bie celulari. Ishte Ahmet Demaj- kryetar i shoqatës Atdhetare “Labëria”- dega, Vlorë. “Dua të falënderojë jo për publikimet tuaja dje, por lutem t’i përcillni mesazhin e mirënjohjes autorit të shumë njohur, gazetarit dhe opinionistit të çmuar Kristo Mërtiri dhe gazetës “Telegraf” për vlerat e çmuara që ka shpalosur edhe sot në opinionin e tij në këtë gazetë”. Ndërsa profesorit Rami Dervishi, me origjine nga Kllarati i Vlorës, do t’ja përcjell nesër vet, (i bie sot) në Kuvendin e madh të burrave të Labërisë, në Gjirokastër. Të lutem përcillja urgjent”. Pa mëdyshje, amanetin se tret as dheu- i thash, duke i bërë dhe rezymenë, e drejta e autorit.

Autori Kristo Mërtiri është një gur fosforndriçues i trevës lavadimbuluar të Labërisë, i Shqipërisë dhe i shqiptarisë!

Ditë më parë ishte i ftuar në Kukës, ku u përkujtua dëbimi i shqiptarëve të Kosovës dhe pritja e vendosja e tyre në Tropojë, si pika e parë, dhe në gjithë Shqipërinë. E vlerësuan më titullin e Mirënjohjes. Kristo Mërtiri dhe shumë si ai, meritojnë shumë dhe përfiton (as) pak!

Ishte këto ditë në vendlindjen e tij. Aty nga që gryka e Bënçës dhe e Mezhgoranit e brente meraku. Ishte i shqetësuar mbi baltën e hedhur mbi gjuhën dhe standardet, baltën e hedhur edhe mbi tempujt! Ishte sosur në aksham në fshatin e tij, Peshtan. Sa i lodhur dhe i shlodhur. Bashkëmoshatari dhe hokatari i tij i’a kishte marrë labçe, vet marrës, thyes e mbajtës i isos:

“Qaj moj Shqipëri/ Ulërit moj e gjorë/ Po vijnë bejlerët/ Si desh pa këmborë/ Ballist e zogist/ Të zgjedhur me dorë// Kuisling të djeshëm/ Nëpër diasporë/ Rigroposen prapë/ Si të jen dëshmorë”.

Po qeveria ç’bën për 70 vjetorin? -pyet autori dhe gjithë shqiptarët? A mund të përmbyset epopeja e Luftës Çlirimtare?! Aty për aty më ngacmuan vargjet e frymëzuara nga bashkëorigjinasi im Feta Deraj, kohë më parë të shkëmbyera dhe të ruajtura në celular. Citojmë vetëm 4 vargje:

“Shkoi haberi tha Fetahu,

Çohuni erdh partizanët,

Sa dëgjuan shkuma i ngau,

I lanë pulat dhe sahanët…”

Është politikpërbalja e përzgjedhur nga vatha e ndotur e medeitaikndotjes, për të jetuar nën sqetullat e saj. Nuk thotë kot kokëploti: Të vendosësh në një plan krahinoren me kombëtaren, dhe unitetin me mediokritetin! Kaq mjafton.  Sërish më kumbojnë fortë vargjet:

“Është koh’e maskarenjve,

Kokëpolotët mben xhepgrisur,

Në mes tufës së çakejve,

Nëpër botën e vithisur”

Atje mes njerëzve të tij ku ishte këto ditë, dhe nga Ura e Bënçës ku përkujtohej beteja e radhës e partizanëve lavdimbuluar nuk ndihej rehat robi. Sot: 10 Maj 1839-10 Maj 2014, Ura e Bënçës  Ishte ulur atje mes njerëzve pa sqimë, me vështrimin e tretur mes maleve, grykës së Këlcyrë- Mezhgoranit dhe Trebeshinës, të cilat i sjellin dhe i ruajnë të gjallë sakrificat, vendet dhe varret, ku u nderua Ati i tij NDERI I TEPELENËS dhe pasardhësit të frymëzuar duke ecur në gjurmët e paraardhësve:

“Bijtë e Mërtirit,

Janë nipërit e Vlorës,

Aroma e blirit,

Sytë e Shqiponjës…”

 

Atje mes maleve, e buzë Vjosës plakë njerëzit e varfër ndoshta nga kuleta, por të pasur nga shpirti e mendimi, dukej se kishte kthyer mbi masën ndonjë kupë raki lurushku, të shoqëruar me këngën nga Kurbet Lumi, të cilën i ndezi shpirtin dhe i ngau edhe më pendën Isuf  Danaj, nga Vlora me këngën e Peshtanit, kënduar pa e ditur vendorigjinën e autorit: Kur the në mes të Athinës refrenin e këngës:

 

“Peshtani shok peshtani:

Hapën veshët grek e rus,

Mbushën gotat me raki,

Mua shpejtë një lëmsh në grykë,

Më mbyti zemër e sy,

Ç’pati dhimoziografis,

Pyeti grekja si perri…”

Kemi një jetë të tërë që lërojmë meqe dhe traktor, me parmendë dhe më plug, nëpër “ugaret e gazetarisë dhe ende s’hapen mjaftë dyer” shprehet autori… Dhe atje mes udhëve të kurbetit plot dhimbje, e klithma pendën e Kristo Mërtirit e vlerësonin, e kishin lakmi dhe e përpinin lexuesit. Diçka do t’u thosh kokëploti Kristo Mëritiri- edhe për kokëboshët- (“kokëbosët”)!