Agim Jazaj/ Ç’ na bëre qafir!…    

103

DALLAVERE ME TË VDEKUR, DALLAVERE ME TË GJALLË…

I moshuari, i shtrirë gati pa frymë në shtratin e urgjencës së qytetit, mbante shtrënguar fort në dorë një copë letër-ferman. Me gjysmë zëri thoshte: “Do më mbetet deramet. Nuk e takova dot një ditë kur shkonte më këmbë, rrugëve të Vlorës: Nuk do më gjej rehat shpirti. T’ia dorëzojnë sekretarkat”- taka lartë!

 “ Ç’na bëre Qafiir… Qafiiiir“! – Ka qenë një skeç i vjetër: “Qafir Elektrixhi”, i ngecur dhe në mendjen dhe gojën e xha Rrahmënit, i shtrirë në shtratin e urgjencës, mërmëriste…

Këto ishin dhe fjalët e xha Rrahmënit para se të ndahej nga bota e të gjallëve…

-Pensionisti Rrahman Haxhaj, ish qytetar i vjetër i Vlorës, po edhe i apartamentit, ishte larguar nga vendi mbi 15 vjet, i ndodhur si emigrant, në Itali. Vinte rrallë, shkonte dhe shikonte shtëpinë e katandinë, e merrte malli dhe për gurët. Shprehej me keqardhje në ambiente të ngushta: “Gjendemi më mirë në vendin e botës, dhe më të dhunuar në vendin tonë“:  Plagë e plumbit gjen kurim/ plaga e shpirtit s‘ka shërim… Xha Rrahmani erdhi në prag të 23 Qershor 2013 për të hedhur votën e tij të njohur publikisht për “Rilindjen”. U rropat disa ditë sa gjeti vend votimin. Shpresonte të rilindtë Shqipëria. Harmoni mbi tokë/ Rehati nën tokë- uronte i moshuar. Ato ditë me bastun në dorë, mbi peshën e moshës u ngjit për te apartamenti i tij. Sa hapi derën e shtëpisë, e zuri shtëpia nën vete, ra përmbys. Gjeti poshtë derës Mandatën: Faturën e dritave, me 200 mijë lekë, e formuluar: “Kërkesë përfundimtare për shlyerje detyrimesh” deri në 31 mars, kur jemi në qershor.- tha i moshuari!

Sikur të kem  ndezur në shtëpinë bosh, pa asnjë pajisje brenda edhe ndonjëfurrë gëlqere si ato në Krujë, nuk do të konsumoja kaq energji! Me faturën në dorë, i ra damllaja në derë!

Gjitoni i tij, i ndodhur atë çast, bërtiti me të madhe: “Ndihmë”, “ndihmë”! Drejtë pallatit u ngjitën edhe banorë të tjerë. Por edhe druheshin ta zinin me dorë, t‘i jepnin ndihmë. Bela kjo punë. Sepse mund të vinte policia, të dallonte shenjat e gishtave në trupin e tij dhe të konkludonte: “Vrasje me paramendim, ose tentativë për grabitje“! Dhe do të përfundoje pas hekurave! Dikush e mori guximin. Ndaluan një makinë në rrugë dhe e çuan krahë e kofshë në urgjencë, pa ndjenja.

– “Tension i lartë”- thanë personeli.

 – I sëmuri mbante shtrënguar në dorë një copë kartë. Dikush ia bëri me shenjë mjekut! Mendonte se mund të kishte ndonjë dhjetëshe, për doktorët të venë dorën në zemër, apo“amanetin e fundit“- testamentin për pasardhësit. Mjeku e goditi lehtë në gishtat e dorës.  hapi dorën, dhe i mori letrën për ta lexuar! Nuk kishte asgjë të shkruar…

Ishte faturë- gjoba me 200 mijë lekë!…

 “Ç‘ na bërë Qafir! Qafiiir”…

Këto ishin fjalët e fundit të xha Rrahmënit.

Amanet Kryeministrit të Rilindjes: “Gjobën, faturën afrofe të Qafirit…!”

                          

        DALLAVERE ME TË VDEKUR…

-U largua nga bota e të gjallëve, iku me deramet në botën e të vdekurve. Ikin vitet dhe ditët pa u ndjerë. Këto ditë i përkujtuan ditëlindjen e tij, me një akt fare të thjeshtë, xha Rrahmënin. Një tufë lule nga bijtë dhe bijat, mbesat e nipërit dhe gjitonët e tij, i shkuan ku t’i prehej rehat shpirti! Gjitonët e tij, edhe këto ditë kishin parë te dera e shtëpisë së tij, një grup njerëzish të fusnin poshtë derës së mbyllur letra. Trokitën në derën dhe nuk e hapi njeri. Trokitën te gjitonët përballë për më shumë. Dini gjë ku është ky i zoti i shtëpisë?- pyeti më i gjati, me defter në dorë. Metua, qiraxhi i pallatit u përgjigj: “Ka ikur që këtej, ka shkuar në Babicë“- dhe u fut brenda, mbylli derën! Grupi i vogël miks, i “Task-Forcë” u nisën:   Lartë nga Babica, me nja tre-katër komita…të gjenin xha Rrahmanin. Me haberet: i pari për ti komunikuar okazionin, skonton që kishte shpallur qeveria, uljen e kamatave me 80 përqind të faturave, gjobat e kamatat!

Në Vlorë janë 4 Babica:

Babica e Vogël, Babica e Madhe, Babica e të Vdekurve, Babica e të Gjallëve…

U sosën pas 10-15 minutash dhe pyetën dikë në Qafë për Rrahman Haxhajn. Ai u përgjigj me mbledhje të buzëve dhe supeve. Pas pak një veturë me tre vetë ndali përpara tyre, ku nis disheza. Pyetën njerëzit se mund të dinin për… Po, i tha personi që ndodhej në vendin e parë të veturës. Për atje jemi nisur. Veturat u nisën njëra pas-tjetrës… Njerëzit zbritën nga vetura e parë, me nga një tufë lule në duar, ndalën tek varri… Pas tyre, qoftë dhe nga befasia zbriten dhe katërshja, me dialekte të ndryshme! Njerëzit e tij thanë se mund të ishin shokë që i kish njohur në kurbet- xha Rrahmani! Të parët vendosën tufat e luleve, përkëdhelën pllakën e varrit dhe grupi i faturë-gjobë-burgut palosën në formën e një zarfi dhe vendosën dëng- faturat me disa zero nga pas tek koka, pllaka e varrit, duke mbajtur qëndrim gatitu për momentin! E po- thanë njerëzit e afërt:“Në vend të luleve do të kenë falur për shpirtin e të vdekurit ndonjë të hollë për fakir fukaranë, të fusin diçka në gojë, të marrin një kothere bukë, ata që vërdallosen mes varreve“!… Sapo nisën të ktheheshin, dy lypsarët e varreve u turrën tek varri për të marrë zarfin! Sa i hapën- panë faturat e dritave. Ej- bërtitën! Ju kanë rënë faturat e dritave!

Grupi i “Task- Forcës” u largua me shpejtësi. Njerëzit e tij u kthyen sërish te varri dhe u habitën me disa fatura dritash, gjobash dhe akti i prerjes. Dhe adhapet s‘kanë sosur/ Mbi të vdekur/ Nga të xhindosur…

Në solidaritet me vendimin e ministrit të Drejtësisë (kish incizuar në celular dje Qemali) një grup të vegjlish  te “Sheshi i Flamurit” që ia kishin marrë këngës: Policët e drejtësisë/ Hajdutët e energjisë…

 -Edhe në varr s‘po e lenë rehat, edhe këtu ka drita, gjoba dhe kamata për të paguar- tha e bija i tij- duke qarë po dhe duke qeshur!…

Si për të qetësuar shpirtrat e të vdekurve, prej të gjallët, në Babicën e të vdekurve, nga kasetofoni i një autoveture u dëgjuan dhe u përhapën vargjet e këngës labçe“:

“Dallavere nëpër zyra,

Dallavere në Pazar“.

Dallavere me të vdekur,

Dallavere me te gjallë!…