Agim JAZAJ/ Administratë për qytetarët, apo për familjarët?!…  

669
Sigal

Miku im i hershëm, i regjur dhe i lodhur nëpër rrugët e prapësive të politikë-ndotjes,  teksa dinte, dëgjonte  dhe shikonte bënte dhe komentin e tij të ditës: Një “kontribuues” i njohur i PS lokale, veçanërisht në fushën e “Ulërim-Sokëllimës”, ka ngritur vazhdimisht zërin për nepotizëm, mbushjen ende përplot të administratës me zullumqarë e grabitqarë të politikës së dështuar dhe po qëndrojnë ende sikur t’i kenë marrë me “Tapi” e po rreken për mëse 10 e 15 vjet qoftë dhe në Prefekturë, në administratën e Hipotekës, në Spitalin rajonal, xhaketë-kthyerit ende qëndrojnë mbi abuzimet dhe zullumet e bëra, denonconte kontribuuesi edhe parapara mediave, por dhe abuzimin dhe tradhtimin e elektoratit socialist dhe të Rilindjes në komentin e tij!

Dhe vet kontribuuesi në fushën e Ulërimë Sokëllimës vazhdonte miku ynë dhe i gazetës “Telegraf” këndonte, anatemonte dhe publikonte pranë mediave vizive dhe të shkruara kohë më parë:

 Nënë e Bijë bëhen Drejtore, / Burrë e Grua janë Drejtor, /

Babë e Birë Administrator,

Lumthi ne ç’po ndodh në Vlorë!..

 Lajmi doli taze, ditët e fundit nga  burime të sigurta, të pa kontestueshme të politik bërjes së P S- lokale Vlorë, madje mori dhen, u ngjit rrufe edhe më lartë. Zëra të besueshëm nga brenda kupolës, bën me dije se llafi shkoi edhe në kubenë Qendrore, duke klithur me të fortë e protestuar në mënyrën e tyre edhe brenda rrethit, për mënyrën se si po piketohen, përzgjidhen njerëzit në administratën lokale nga: Rrjetet nepotike, klienteliste, rrjetat e farefisnisë, duke uzurpuar administratën lokale në një grup njerëzish dhe familjarë, Burrë e Grua, Nënë e Bijë, Babë e Birë, Motër e Vëlla, Soji e Sorollopi i farefisnisë politike, me Qen e me Maç në punë të shtetit, të cilët rreken në administratë, duke fyer e përjashtuar shoqërinë civile Vlonjate, dhe atë të Rilindjes, nga përfaqësimi dhe përzgjedhja në administratën shtetërore, sipas kontributeve, duke synuar dhe realizuar për të ngritur kështu një administratë gjithë përfshirëse, me fytyrën e re të Rilindjes, të mbi 1 milion shuplakave, të cilat nuk ishin vetëm brenda grupit të përzgjedhur nga “vatha e ngushtë, pse jo dhe e tej ndotur” politike, por nga shoqëria e emancipuar civile- bëjnë me dije edhe vet qytetarët vlonjatë përpara mikrofonave, në opinionet e tyre edhe në ditët e sotme. Kjo përzgjedhje e deri më tanishme dhe e synuar ende nga epshet e përfshira të njerëzve, qoftë dhe socialist, apo dhe militantë të thekur e zhurmaxhinj, për të shtënë në dorë gjithçka, duke e konsideruar si pronë të tyre edhe administratën shtetërore, madje dhe shtetin, është një abuzim i rëndë me zgjedhësit, i cili është pjesë, pronarë dhe pronë e gjithë shoqërisë shqiptare dhe u shërben të gjithëve. Deri më tani rezulton nga mënyra e përzgjedhjes, e  thënë troç edhe nga vet krerë të lartë të P S Lokale, administrata shtetërore nuk është gjithëpërfshirëse, e të gjithëve, e cila ka pasur si kriter bazë jo më aftësinë dhe kontributin, vlerat qytetare dhe njerëzore, për të shërbyer qytetarëve, por në themel të përzgjedhjes së tyre vërejnë dhe denoncojnë edhe vet socialistët e zhgënjyer, janë tarafi, nepotizmi, zhurma e dhunimi, baltosja në mediume e rrugë nga zhurmazhinjt të certifikuar… Dhe me… Me një të rënë të lapsit edhe nga një socialist i thjeshtë “24 Karat”, dhe një Rilindës me kontribut sipëror të cilët bënin bilancin dhe shtronin arsyetimin publik: Sikur nga çdo familje socialiste, por dhe familje të Rilindjes të kishte nga një përfaqësues në administratën e shtetit, pra edhe përzgjedhja e administratës në gjithë shoqërinë, dhe nga gjithë hapësira, harta e Vlorës, do të ishte një administratë, vërtetë e Rilindjes dhe përligjëse e votuesit. Gjithsecili në përzgjedhjen dhe gjithëpërfshirjen do të gjente vet-veten, atë që e kish votuar, ose jo përfaqësimin dhe aspiratën e tij të munguar, të aspiruar dhe të prekur tashmë! Pra shteti është i të gjithëve dhe shteti duke ngritur prej disave, i përket disave dhe jo gjithë shoqërisë që ka votuar dhe kërkon të prek votën e vet tek njeriu i administratës, shëmbëlltyra e shtetit!

Politika sociale, të cilat u votuan edhe në programin e Rilindjes do të synonte dhe të realizonte më së miri punësim, në marrëdhënie me shtetin, por dhe në marrëdhënie me privatin, në koordinim të politikave sociale qoftë dhe nga një person për çdo familje qytetare, me synimin për të përballuar krizën ekonomike dhe për të prekur secili qytetar shtetin e tij të Rilindjes. Në këtë mënyrë edhe kontribuuesi në fushën e Ulërim Sokëllimës bënte komentin e vet: Për t’i vënë të barabartë jo vetëm për detyrimin ligjor, por të barabartë së pari dhe për përfaqësimin, të drejtat dhe përfitimin ligjor. Por uzurpimi dhe epshet për të monopolizuar administratën shtetërore nga Nënë e Bijë, Babë e Birë, Motër e Vëlla, Burrë e Grua, Kuç e Maç do të gjente anatemimin edhe të socialistit të thjeshtë, i cili e ngrinte me të fortë dhe nuk mund të pranojë, qoftë dhe për vete këtë përzgjedhje nga rrjetet e farefisnisë. Kështu si deri më tani këtu kemi ngritur dhe po vazhdojmë të lartësojmë shtetin, administratën: Familjare dhe jo Administratën Qytetare, që votuan, aspirojnë dhe po kërkojnë me pishë shqiptarët edhe pas 24 vjetëve!