Abati i Mirditës Prend Doçi – Kalorës i Gjuhës Shqipe

896
Mark Topollaj
Kino-Regjisor
Historiani Gjerman K. Lange thotë: 

“Themeluesi i Akademisë së parë Shqiptare, Imzot Prend Doçi është në radhët e personaliteteve ma të shquara të Evropës Jug-perëndimore të kohës.”
Abati i Mirditës Prend Doçi një burrë i mençur e i drejtë, i bukur një meshtar i devotshëm dhe një luftëtar i madhërishëm për lirinë kombëtare. 

Turqia e mundur nga Rusia. Kjo e detyroi Evropën që tokat tona të ua lëshojë këlyshëve të Rusisë. Të këqija që e kanë gjetur Shqipërinë nuk kanë të sosur. Fqinjët veriorë Serbia e Mali i Zi po përgatiten të marrin Veriun. Greqia, jugun. Po qartësia politike e Evropës po vendos murin e ndarjes për shqiptarët. Komentet e mendimit shqiptar dhe interpretimi i historisë ka mbetur në duart e atyre që nuk na duan. Lidhjet rafinato të fqinjëve tanë me kanceleritë të kontinentit dhe e vërteta e shqiptarëve në trojet e veta, po prezantojnë një stuhi të jashtëzakonshme shkatërruese. Askush nuk interesohet për këtë popull. Jemi vetëm. Kjo gjendje politike e kontinentit të vjetër i tharmonte zemrën Abatit të Mirditës. Realiteti i politikës Evropiane në kronikat shqiptare të atyre viteve shprehte një mendim të errët e të pa përfillshëm e kontradiktor që po karikonte dhimbje në vazhdimësi. Por nuk mungoj asnjëherë vitaliteti i racës për vet mbrojtje. Këtë vitalitet e mbante lart kleri katolik. Shembullin personal e dha Prend Doçi, i cili hoqi veladonin e meshtarit dhe e zëvendësoi me qeleshen e bardhë dhe pushkën e gjatë. Por asnjëherë nuk pushuan dhe me aktivitetet politike me kancelaritë e kontinentit. Prologu dhe epilogu i tragjedisë shqiptare e rrezatonte gjëma e burrave një veprim epik për të rënët që tronditin dheun. Eqerem Çabej shpesh ka nënvizuar se prodhimi letrar i një kombi nuk mund të kuptohet pa njohjen e historisë së tij dhe rezultatin e të dhënave gjeografike. Fiset e shqiptarëve dhe fuqia lëvizëse e tyre nxjerrin në pah formimin e kombit dhe shpirtin e tij. Eqerem Çabej ky burrë i mençur thotë se elementi që bëjnë kombet në radhë të parë vjen gjuha. Ai asnjëherë nuk harroi pa theksuar se për gjallërimin e gjuhës ishte aftësia e Klerit katolik që dha ndihmesën e parë të rëndësishme në vazhdimësinë e studimit shkencor. Ky veprim madhor ndihmoi për mos shuarjen e kombit dhe ringjalljen e racës. Katolikët e Shqipërisë të arsimuar në Universitetet e Evropës arritën të bashkëbisedojnë me kulturën Greke e Romake me një qetësi të vullnetshme. Ata u thanë shqiptarëve, zgjohuni se gjumi pa ëndrra është vdekja. Këta ithtarë e atdhetarë të ditur nuk e lanë të humbasë civilizimi i Vendit të Shqiponjave. Fjala është një mjet komunikimi në mes njerëzve që shënohet nga bashkimi i germave, e germat i krijojnë njerëzit e ditur. Deokriti thotë: “Fjala nuk është e huaj për sendet që na rrethojnë por një sinjal i pastër i përcaktuar”. Pra katolikët falë kulturës së gjithanshme hyjnë vertikalisht në zhvillimin e historisë sonë duke mohuar zhvillimin e degjenerimit mysliman dhe të shovinizmit fqinje. Këta korifenj me qetësinë e shpirtit dhe aftësinë e mendjes na mësuan si shkruhet fjala atdhe dhe emrin nënë. Të gjitha llojet e artit dhe kultura sportive janë përvetësuar nga këta korifenj, të cilët ditën si të ia prezantojnë popullit. Kurse komunizmi mençurinë e djemve të vet e dogjën për së gjalli bashkë me altarët e kishave. Sot pjella e dosës së komunizmit përdor harresën si mjet komunikimi. Nga të harruarit mbeti dhe Abati i Mirditës Prend Doçi, një burrë i rrallë i kombit, i cili ruajti thellësinë dhe ekuilibrin e të menduarit për të përballuar klimën e rënë të mjedisit krijuar rreth tij. Në Janar të vitit 1899 Abat Doçi themeloi në Shkodër shoqërinë Bashkimi. Kjo shoqëri përbëhej nga 20 veta. Këta ishin njerëzit e matë shquar të kombit. Si Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Ndre Mjeda e shumë të tjerë të devotshëm për t’u flijuar për fe e atdhe. Ja si e përshkruan shkrimtari Dom Ndoc Nikaj mbledhjen e parë. “rrënjët e kësaj mbledhje zunë aq frytshëm tek bashkë themeluesit e saj. Fryti i punës së tyre vazhdon të përparojë po aq lakmueshëm akoma dhe sot. Prend Doçi ky kalorës i mençurisë, avantazhin e jetës sociale e shihte tek përgatitja e individit. Kjo ishte arsyeja që aromën e varfërisë të popullit të Mirditës nuk e harroi kurrë. Pikënisja e rifitimit të gjuhës sonë thotë Abati i Mençur për ABC është për të mësuar vocrrakët e Mirditës gjuhën e nanës dhe historinë e kombit. Alfabeti i gjuhës shqipe i hartuar nga ky burrë i ndritur u aprovua në Kongresin e Manastirit në nëntor të vitit 1908. Ky mendim shkencor kombëtar i drejtuar nga gjeniu tjetër i kombit At Gjergj Fishta unifikoi alfabetin që do të zhvillohej të ardhmen kulturore të Shqipërisë. Ëndrra e Abatit të Mirditës u bë realitet. Të pranishmit brohoritën fitoren ma të lavdishme të kombit “Rroftë ABC”, kurse sot dëgjohen thirrje rrofshin gajdurt e politikës. Në qoftë se ekziston kriteri i dijes duhet të vlerësohet dhe ta vlerësojë e ta ulë mendjen e kalorësit të dijes Abatit Prend Doçi në karrigen e Akademisë së Shkencave si themelues i Akademisë së Parë Kombëtare dhe hartuesin e ABC. Realiteti i këtij vendi e mposhti idealen. Ky meshtar i devotshëm dhe ushtar i kombit dhe njohës i shumë gjuhëve të huaja, ju dha mundësia të komunikojë me shumë njerëz të shquar të botës për çështjen shqiptare. Shkurt i vitit 1917. Në Abacinë e Oroshit. Ishte ftohtë. Binte dëborë, 22 shkurt. Abati darkoi me disa miq nga Vjena. Nuk dihej nëse ishin me të vërtetë miq. Macja lëvizte në mjediset që e shtëpisë dhe i shkonte mbrapa të zotit. I lëpinte të vjellit që nxirrte nga goja. Macja ngordhi përpara se të ndërronte jetë meshtari i devotshëm. Pak më vonë u shua disi papritur për gjithmonë edhe abati. Ky fatalitet na e rrëzoi Korifeun e madh të Mirditës dhe të gjithë Kombit. U nda prej nesh përgjithmonë Akademiku i parë dhe më i madhërishëm i Shqipërisë, poeti dhe hartuesi i ABC.


Sigal