A rrezikon sot ringjallja e nazi-fashizmit?!

Nga Gjon BRUÇI 

“Barku që e polli, ende s’është shterpëzuar” 
Bertold Breht 

Më 23 Janar 2006, në prag të mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila do të miratonte Rezolutën për dënimin e “krimeve” të komunizmit, ish Kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi, botoi broshurën me titull: “fashizmi troket në dyert e Evropës”, në fund të së cilës ai do të shkruante: “Projekt-rezoluta antikomuniste e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbetet në kronikën e zezë të librit të zi të kapitalizmit një aventurë e radhës që, gjithsesi na kujton se fashizmi po troket në dyert e Evropës, e se thirrja për vigjilencë e antifashistit çek Julius Fuçik mbetet aktuale!”
Pas 11 vitesh nga ky konstatim, fashizmi tashmë i ka kapërcyer “dyert” e Evropës. Ai ndodhet brenda Parlamenteve të dy shteteve më të fuqishme e më “demokratike” të Bashkimit Evropian, Francës e Gjermanisë. Në të parin me partinë e Maria Lë Pen, dhe në të dytin me AfD (Alternativa për Gjermaninë), ku në zgjedhjet e datës 24 shtator 2017 u fut në Bundestagun gjerman si parti e tretë parlamentare. Fakti që edhe pas 72 vitesh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, farat e zeza të bacileve nazifashiste lulëzojnë sot në disa nga shtetet evropiane, si në Francë, në Gjermani, në Greqi etj. tregojnë se rreziku i tij, jo vetëm nuk është zhdukur, por po afrohet e gjallërohet çdo ditë. Nazi-fashizmi, nuk është një fenomen natyror e as hyjnor, të cilës nuk i shmangemi dot. Ai nuk është as një fenomen shoqëror, që ekziston e vepron objektivisht në historinë e popujve. Nazi-fashizmi është pjellë e sistemit kapitalist në fazën më të vështirë të tij me emrin “Krizë”. Edhe fëmijët e shkollave e dinë tashmë se fashizmi në Spanjë, në Itali e në Gjermani, lindi si rezultat i krizës social-ekonomike që kishte mbërthyer Evropën në vitet tridhjetë. Në ato vite, sistemi politik dhe ekonomik evropian, ishte vënë....


Për më shumë në numrin e nesërm të gazetës "Telegraf"...