Sigal

Nga Pajtim XHELO

Po e nis me perlën dhe babain e historiografisë së lashtë, Herodotin helen ( grek) Në thëniet e tij ai deklaron se nuk e kuptonte gjuhën që flisnin pellazgët,të cilët i vendoste si kufitarë të helenëve( grekëve),pikërisht në Selanik, në gjirin e Ambrakisë, Artë,Prevez në veri, pra kufizoheshin me ilirët dhe epirotët,kurse në lindje i kufizonte me maqedonët. Herodoti të tre këta popuj i quante pellazgë,banorët e hershëm të Ballkanit.
Edhe historiografi tjetër i lashtësisë deklaron se helenët nuk ishin më parë në Ballkan,kur erdhën ata gjetën aty një popullsi vendase me kulturë të zhvilluar,që kishin krijuar mbretëritë e tyre.
Sipas të gjithë autorëve të lashtësisë:
1. Skylaksi : Grekët jetonin poshtë gjirit të Ambrakisë
2. Sraboni : Grekët jetonin poshtë Epirit dhe Ilirisë
3. Thuqididi : Helenët nuk njiheshin me këtë emër kur erdhën. Vendasit,pellazgët i quajtën me këtë emër.(ps: ka shumë të ngjarë që fjala elen, helen të përkojë me fjalën shqipe e lënë, t’i lemë )
4. Hekateu : Pellazgët jetonin në Ballkan para se të vinin helenët
Që të mos përsëris të njëjtën gjë që kanë thënë e pranuar gjithë historiografët dhe filozofët e lashtësisë, po jap vetë emrat e atyre që e kanë pohuar me bindje ekzistencën e banorëve të Ballkanit para se të vinin helenët. Është një dakortësi e habitshme e tyre për ekzistencën e pellazgëve ilirë, maqedonas dhe epirotë atje ku zbarkuan helenët me anijet e tyre.
Hesiodi , Hekateu , Dionisi, Homeri, Halikarnasi, Ptolemeu e të tjerë.
Të gjithë këta pohojnë se helenët ishin në një territor shumë të kufizuar në Ballkanin jugor.
Të gjithë të sipërpërmendurit pranojnë se :
1. Ilirët, thrakët, dakët, maqedonët dhe epirotët ishin pellazgë përse atëhere të vemë në dyshim prejardhjen e tyre nga pellazgët? Ky është një antikap.
2. Të gjithë pohojnë se këta ( ilirët, maqedonët, epirotët, dakët, thrakët) flisnin një gjuhë (pra ishin një popull i njejtë, ose shumë i afërt)
3. Ata pohojnë se këta pellazgë kishin kulturë të zhvilluar, kulte të njëjta fetare, veshje të njëjta, rite dasma, vdekje, këngë, valle) të njëjta.
4. Kishin organizim shtetëror të njëjtë (mbretëri)
5. Kishin simbole të përafërta( epirotët thesprotë, bylynët,, amantët – shqiponjën ; disa ilirë dhe maqedonët shqiponjën që ka në kthetrat e saj gjarpërin, thrakët dhe dakët shqiponjën)
Disa autorë thonë se ilirët ( disa fise verilindore ) kishin kryqin e thyer,ndonjëherë në trajtë gremçi ( të përafërt mr arianët gjermanë).
6. Disa nga Perënditë i kishin të njëjta( Zeusi, Hera, Diana, Apoloni, Afërdita, Fata ,Teta etj)
7. Në simbolet e shenjta kishin drurin,që vijoi edhe deri vonë të ishte i shenjtë edhe në popujt e rinj të Ballkanit,ose në ata që u romanizuan ose sllavizuan.( kështu shpjegohet afëria e fjalës dru në të gjitha këto gjuhë :dru – shqip, drys – greqishte e vjetër, drvo – serbokroatisht, druide – fiset kelte, djerevo- disa sllavë të veriut)
Sipas legjendës, Perënditë Dija dhe Apolloni lindën djalin që e quajtën Dryop ( druop, op është prapashtesë e pellazgishtes) Kjo legjendë është kuptimplotë : Dielli (Apolloni) së bashku me shiun(Dija) rrisin drurin (druopin)
Perënditë pellazge, legjenda pellazge, simboli i shenjtë , Druri ,Pellazg
8. Krushqitë e mbretërve ilirë, epirotë, maqedonë bëheshin vetëm midis tyre…Asnjëherë me grekë( helenë) Edhe dashuria dhe martesa e Helenës me Paridin trojan u mallkua dhe nuk përfundoi TROJANËT ISHIN PELLAZGË)
9. Me qytetetshtete helene nuk u bë asnjëherë aleancë nga epirotët,ilirët dhe maqedonët, kurse mes këtyre të tre popujve pellazgë,edhe pse kish lakmi heraherës, kur ishte e nevojshme, bëhej aleancë.
10. Kulturat e zhvilluara të Kretës, Mikenës, Qipros, Athinës, Dosonës pellazge, Spartës, Pelionit etj., ishin shumë herë më të përparuara se ajo e helenëve
11. Të gjithë autorët e lashtë janë të një mëndjeje në shkrimet e tyre se pellazgët ishin banorë mijravjeçarë të Ballkanit,një pjese të gadishullit Apenin,rreth detit Egje. Dhe se helenët (atëhere nuk njihej termi grek) Kanë ardhur rreth shek VII para erës së re në Ballkan.
Përfundim . Përse ta vemë në dyshim prejardhjen tonë nga pellazgët dhe ilirët? Ky dyshim është i pabazua ( si puna e lojës ” i ke dhënë ujë gomarit,të ngrohtë apo të ftohtë) duhet rrëzuar njëherë e mirë.

Së dyti, përse sot grekët na qenkan kaq shumë si popull, kur ,në kohën që erdhën në Ballkan ishin shumë pak. Në një kohë që ilirët ( pra ilirët,epirotët dhe maqedonët, dmth shqiptarët e sotëm janë tkurrur? Kjo shpjegohet lehtë : ata epirotë dhe maqedonë që mbetën brenda kufirit grek ( kufijve dyshekullorë të pas pavarësisë) u bënë greqishtfolës,kurse Çamërinë dhe ish Molosinë ai i spastroi nga shqiptarët ose me dhunë,ose me dredhi.

Së treti . Kostandinopoja ndoqi politika progreke ne të shumtën e kohës,Turqia e kufizoi këtë,po nuk ndihmoi që Vilajetet shqiptare të jugut të fuqizoheshin deri në Peloponez,kufirin natyral të Greqisë ,sepse u dobësua edhe vet, po mbase edhe për zemërimin me Ali Pashën. Pas viteve 1913 Europa na shkaktoi tragjedinë që rrallë ndonjë popull e ka pësuar…Na tkurri në këto kufij ku jemi sot.
Kësisoj, sidomos po të mos kish ndodhur traktati famëkeq i Shën Stefanit, Greqia sot do ishte aq e vogël,sa duhet të ishte realisht…E atëhere askush nuk do të kish kurajon të pretendonte se :
Shqiptarët nuk janë të Parët e Ballkanit në të gjitha rrafshet dhe historia do të shkruhej ndryshe e ne nuk do t’i luteshim Europës Kurvë plakë që të na hapte dyert e asaj kështjelle,që ne,shqiptarët ia hapëm themelet.

Në postimin tjetër do të shpjegoj materialet arkeologjike dhe gjuhësore si dhe ato të historiografëve të rinj, që nga mesjeta e vonëshme e këndej:

Diodorus thotë se alfabeti pellazg ishte alfabeti i parë,më i vjetri dhe datohet 10000 vite para Krishtit

Virgjili thosh se banorët e parë të Italisë, Shqipërisë( kuptohet Ilirisë) dhe Greqisë ishin pellazgët.

Pindari shkruan : ” Toka lindi njeriun e parë, pellazgët hyjnorë në Arkadi,para se të lindëte hëna”

Homeri thosh se pellazgët ishin aleatë të trojanëve edhe para luftës së grekëve me trojanët( që në të vërtetë nuk ishte lufta e grekëve me ta ,kjo është e dyshimtë nga të dhënat e sotme)

Esiodi thotë se në Arkadi jtonin pellazgët luftarakë,miq dhe aleatë të trojanëve.
( këto i citova për të plotësuar kuadrin që vërteton se banorët e parë të trojeve tona dhe ,si rrjedhojë paraardhësit tanë janë pellazgët…Pa asnjë mëdyshje)

Në materialin e kaluar folëm për kulturat 45oo deri 5ooo vjeçare të Ballkanit dhe ishujve të Kretës,Qipros, etj.
Tani do përmendim kulturat e Tripoljes( që nga Rumania e sotme,,Moldavi, Ukrainën jugperëndimore e më tej) Njihet si Kultura e Kukutemit, vitet 75oo – 2250 para Krishtit ( neoliti) që ishte simotra e Kulturës së Vinçes ( Rumani, e jugut e sotme, Serbi e sotme,, Mal të Zi i sotëm, Shqipëri e veriut e sotme) Me një fjalë Europa juglindore ( pjesërisht) Kultura e Vuçedollit ( Dalmaci , Panoni) Kjo ishte derivat i kulturës së Vinçës..
Në dy kulturat e fundit del qartë prania e plotë e identitetit dhe e etnonimisë ilire
Këto kultura kishin të përbashkëta kultet si . dIelli,yllësitë, pëllumbi, druri etj.
Kadmi i përkiste kësaj kulture. Sipas legjendës ( legjendat kanë gjithmonë bërthamën e vërtetë) Kadmi u shpërngul me njerëzit e vet më në jug( që do të thotë poshtë Ilirisë) rreth 2500 Vite para Krishtit, ku themeloi Tebën dhe Enhelianën ( sipas të dhënave të autorëve të lashtë ishin dy fise enheleas: njeri në afërsi të Rizonit në Mal të Zi të sotëm dhe tjetri rreth liqenit të Ohrit) Sigurisht, atë të liqenit të Ohrit e ka themeluar Kadmi,duke sjellë aty enheleas nga ata të Rizonit.( Këtu duket vërtetësia e legjendës) Po kështu flitet për një qytet po në Mal të Zi që quhej Buthoe ( Budue) Budva e sotme dhe për një qytet tjetër në jug,që sigurisht edhe atë e themeloi Kadmi me njerëz që solli nga Buthoe, që quhej Buthrot ose Buethrot ( Butrinti i sotëm)
Pas këtyre Kadmi themeloi Dodonën pellazgjikr në Çamërinë e sotme( ja,edhe ky një element që provon origjinën ilire dhe epirote nga pellazgët,sepse të gjithë autorët e lashtë e quajnë ” Dodona pellazgjike” ). Pastaj themeloi Foiniken , Finiqin e sotëm. Pas Dodonës Kadmi themeloi Dodonën tjetër, Tebën,Mikenën, Kretën etj.
Shumë emra të qyteteve pellazgët i vendosnin në këtë mënyrë : Duke ikur për të gjetur hapsira të reja,cila kafshë t’u dilte përpara e vinin të ecte dhe ku kafsha ndalonte e lodhur, atje ata vendoseshin dhe shpesh i vinin vendbanimit që do krijonin emrin e asaj kafshe. Kështu .
Për Dodonën u doli përpara një pëllumb dhe atje ku pëllumbi ndaloi i lodhur themeluan qytetn e Dodonës ( Dodonë vjen nga Dudi, Dodë që i thonë pëllumbeshës, fjalë shipe e prejardhur,siç shihet nga pellazgjishtja. Dudë, Dudi, Dodë, i themi edhe sot pëllumbit të egër)
Buethrot ( Buthue, Buthrot) vjen nga fjala buall, bue edhe kjo fjalë e pellazgishtes dhe e shqipes së sotme.
Për Enkelanën që në shqipen e sotme është Enkel – engjëll atij i doli një ëngjëll përpara në buzë të liqenit dhe qytetin e ndërtuan aty dhe e quajtën Enkelana..
Kjo traditë është ndjekur edhe nga Sabinët pellazgë kur u vendosën në Itali..Ata u shtytën në jug kur ishte festa e Ver Sakrum ( verës së shenjtë, fjala verë është pellazge,njëlloj si në shqipen e sotme) dhe i quajtën sakranë ( të shenjtë, edhe kjo fjalë pellazgishte e afërt me fjalën tonë shenjtore)
Më vonë ndoqën një qukapik që në pellazgisht i thoshin “Pik” si në shqip dhe ata i quajtën ” Pikenë”
Më tej ” hipinët ” sipas ” hirp “- ujk ose hirp
Lykanët sipas “ulk” ose ” lyk”
Usentinët sipa” urs ,arushë
Po kështu shpjegohen edhe emra të tjerë si Brindisi etj
Të gjitha këto fjalë janë pellazge,ose të njëjta,ose të ngjashme me fjalët shqip..
Herodoti thotë se prapashtesa ” ona” është e pellazgishtes si Dodona, Aulona, Sarbona, ,Ilona ,Hermiona, etj ashtu si dhe “ana” si Enhelana, Adriana, Justiniana etj

Tri Perëndi të tjera të trevave pellazge të hapsirës së Ballkanit perëndimor dhe verior e verilindor ishin :
1. Arinna ( Ariana) – Perëndia e diellit si fjala pellazge,ilire,shqipe – ar, e arta.
2. Halki ( Helbi ) – Perëndia e drithrave ( drithi kryesor ndër ta ishte elbi) – si fjala pellazge,ilire,shqipe – elbi.
3. Rundas ( skipondas) – Perëndia e gjuetisë dhe e fatit të mirë – si fjala pellazge, ilire, shqipe – skipona- shqiponja Kjo perëndi përkonte me simbolin e shqiponjës me dy krerë, simbol që haset për herë të parë te këto hapsira pellazge, dhe për herë të dytë në po këtë periudhe, po tashmë në hapsirat e pellazgëve të tjerë të Azisë së vogël,dhe pikërisht në Anadollin e sotëm e në Siri, midis lumenjve Tigër e Eufrat.
Ja ku na doli dhe Shqiponja jonë me dy krerë 2500 vite para Krishtis…..Stemë pellazge,që 2200 vite më pas u bë simboli i flamurit të Pirros epirot dhe 3600 vite më pas u bë simboli i flamurit të Iskanderit epirot, Gjergj Kastriotit,për ta ringjallur Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912, Natyrisht,nuk duhet harruar fakti që këtë flamur e kishin edhe dy principata të tjera arbërore në mesjetn e mesme.
Disa nga autorët e lashtë përmendin Hititët, një popullsi njëkohësore me pellazgët në fjalë që jetonin në hapsirat e Detit të Zi ( Stambollin e sotëm,Kostandinopojën e Bizantit) dhe shtriheshin në lindje. Këta hititë ( Nesilë dhe hetitë) sipas Herodotit kishin legjendën e Tarbunit , shpend i madh me dy koka( që duhet të jetë sipas gjasave Shqiponja ) që mbyti gjarpërin e quajtur Iliurjanka ( pra iliriana ) dhe e zvarriti atë përmes deteve që lagnin këto hapsira, pra : Adri, Jon, EGJE, deti I Zi.
Ilirët kishin në kultin e tyre gjarpërin ( disa fise edhe zhapikun ( japigët që jetonin në fillim në veri e më pas shkuan në Itali)
Ky gjarpër pra na quhej në pellazgishte dhe në hitishte ” Iliurjanka ” që do të thotë ” ilirianja”
Ja edhe një fakt tjetër kokëfortë për prejardhjen e ilirëve dhe ilirishtes nga pellazgët dhe pellazgishtja. Mirëpo kjo fjalë është e njëjtë edhe me fjalën shqipe – ilirjania.

Po e njëjta legjendë është me Kadmin,i cili mbyti gjarpërin dhe dhëmbët e tij i mbolli në Beoti. Sips legjendës nga dhëmbët mbimë spartët që u bënë ushtarët e tij.Ata luftuan me vendësit autoktonë pellazgë dhe shumica u vranë.Ata që mbetën kishin të njëjtën gjuhë me Kadmin, pra ishin pellazgo – ilirë . Ky ishte miti i Spartës pellazge.Pra,sipas këtyre miteve( që kanë të vërtetën brenda tepërimeve fantastike simbolike) të gjitha kulturat, duke filluar nga kufiri me Hungarinë e sotme,Rumaninë e sotme, Moldavinë e sotme,një pjesë të Ukrainës së sotme dhe i gjithë Ballkani ( për të cilin dyshohet se është quajtur Gadishulli Ilirjan) si dhe ishujt Kretë, Qipro etj kanë qenë kultura të krijuara nga lëvizjet pellazge nga veriu dhe verilindja e Ballkanit për në jug,Detin Egje, Anadoll,Siri, Palestinë. Kjo ka ndodhur rreth 5000 vite më parë. Në 500 vitet që pasuar i gjithë Ballkani,ishujt e Egjeut dhe pjesa e Azisë së vogël mori një zhvillim të jashtëzakonshëm. Duhet theksuar se në Azinë e vogël,kur shkuan këta pellazgë veriorë gjetën popull të të njëjtës gjuhë me ta, me kulte të përafërta,me zakone të përafërta. Këtu përfshihet edhe Troja, nga e cila po këtë periudhë ,kur u largua Kadmi mori me vete pellazgë trojanë( që flisnin të njejtën gjuhë me pellazgët e Kadmit ) Pikërisht në këtë hapësirë kohe duhet të kenë ardhur një pjesë e dardanëve, amantëve dhe të Lisit( Lezhës së sotme) Por,në këto vende ku erdhën trojanët rreth 5000 vite më parë,gjetën pellazgët vendës,të afërm të tyre që duhet të kishin ardhur në Ballkan e më gjerë qindra ( e mbase edhe mijra ) vite më parë.

Faktet janë kokëforte. Të gjitha këto : mitet,emrat, lëvizjet, fjalët e njëjta ose shumë të afërta,zakonet, veshjet, kultet, simbolet nuk mund të mos përbëjnë një rreth vicioz që mbledh brenda vetes një popull shumë të hershëm,që edhe pse ka lëvizur në hapsira kohore dhe territoriale, ka ruajtur të gjitha ato që përmendëm dhe jo vetëm…Por, mbi të gjitha ka ruajtur gjuhën, bërthamë e së cilës sot e përmban vetëm gjuha shqipe.
po japim më poshtë ngjashmëri të gjuhës ilire me gjuhën e nesilëve ose hetitëve :
– Hetitët ose Nesilët – hatisili, mursili, , Hantili, Tohurvaili
– Tek ilirët – hylli( hyili ), Bardhyli, Mytili, Anthili, Drondhili

Si shihet, prapashtesa ” ili ” e ilirishtes është edhe në fjalët hetite ose nesile 9 edhe vet fjala Nesili)
Po kështu përdorimi i ” h ” që sot thuajse nuk e ka asnjera nga gjuhët europjane,me përjashtim të shqipes.
Mbase më vonë do të dalin në dritë edhe të dhëna të tjera për Hetitët.

 Tani për tani kemi këto fakte :
1. Jetonin në vijimësi të pellazgëve, mbase edhe brenda territorit të tyre.
2. Kishin gjuhë të përafërt
3. Kishin një legjendë dhe një simbol të përafërt me pellazgët
4. U spostuan për në Anadoll e më tej në të njëjtën kohë me Kadmin,pra pellazgët e Ballkanit.
Po japim edhe një ngjashmëri të gjuhës luviane ( të ngjashme me Nesilët, Hetitët )
a – ai ( shqip )
aku – akull, pi
anda – brenda
anan – nën , përfundi,poshtë
ani,anë – nënë,nanë
arma – hënë,hanë ( e artë)
darush – drush ( shtatore druri)
erhua – rrethuar
i – ik
kaluti – kaloj ( një kthinë)
kui – kush, cili
medu – mjaltë ( ilirisht – medos)
nani – nënë, nanë
naua – nuk,jo
ni – nuk
ovash – vesh
pati – shputë
tati – i ati
tivat – div
ualua – luan
vash – vesh
amuk – mua
andan – brënda
apa – pas
ar – arrij
ata – i ati,ati
arkaman – ai që punun në arkë,tatimor, etj
atallu – atëror
ekunuma – të ftohtit, akullina
handa – andaj
it – ik
harr – tharr,thërmoj
kha – , kah,këtu
genu – gjuri
kuisa – kush
guls – gërvisht,shkarravis
lahu – laj, pastroj
lakura – lash
lak – i pjerrët,i shtrembër
lakarvan – lakër
le – lere
lilipaj – lëpi
ma – mua
makhes – madhet,zmadhohet
milit – mjaltë
mu – mua,mu) gegërisht)
nas – neve
sakuvaj – shikoj
taru – dru
ves – vesh
vet – vit, vjet
zeja – ziej
Shihet padyshim ngjashmëria me shqipen

Robert Greus shkruan se në malet e Arkadisë deri në Pind janë ruajtur popuj të vjetër,kurse gjurmët e gjuhës së tyre i gjejmë te shqiptarët.
Po kështu thuhet në shkrimet mitologjike se në Kretë dhia Amaltea i dha qumësht Zeusit. ” AMËL – T’AMËL ” në veri të Shqipërisë i thonë qumështit…Amaltea – qumështore.
Veshjet e grave të Kretës së lashtë, sipas Enciklopedisë greke,volumi V , ishin të njejta me ato të grave të malësisë së Shkodrës.
Po aty vijohet se shumë zakone të fshatarëve të Kretës janë si të malësorëve të malësisë së Shkodrës.
Banorët e Kretës përshkruhen si burrërorë,të besës, mikpritës,njëlloj si malësorët e Shqipërisë. Kështu edhe në shumë zona rurale të Greqisë.
Eqerem Çabej thotë se njësia ballkanike prllazge është edhe në Siri ,edhe në Palestinë.
Njihet tashmë ( që nga autorët e lashtë si : Plutarku, Lukuli dhe Pompeu dhe deri te studiuesit e sotëm shqiptarë dhe të huaj) se në bregun lindor të Kaspikut ka qenë që nga kohët e lashta Albania kaukaziane ku banonin albanët.,popullsi krejt e ndryshme me vendet e atij pellgu, me disa karakteristika të njejta gjuhësore me shqiptarët. Po kështu ,në ,aty pranë,banorët quhen lezgijar, prapashtesa e e shqipes si në fjalët : fshatar,, i mbar,myzeqar, ,leskoviqar,kolonjar etj.. Për çudi,këta banorë deri në vitin 1928 shkruanin me alfabetin latin. Dhjetë vite më vonë e kishin kthyer shkrimin në alfabetin cirilik ( rus )
Amerikano francezi Edvin Zhak e quan të mundëshme teorinë e ardhjes së një pjese të shqiptarëve para 5000 vjetësh nga pellazgët albanë që jetonin mbi Detin e Zi, poshtë maleve Kaukaz,të përzënë nga sllavët e veriut që erdhën nga stepat e Siberisë. Sipas kësaj teorie ( dhe që është e mundëshme një pjesë e atyre pellazgëve albanë erdhën në Ballkan te rrënjët e tyre,një pjesë tjetër u përzunë nga rusët në Kaspik. Një komunitet i banuar në disa fshatra edhe sot banon në jug të maleve Kaukaz( ata që mbetën pa u ndjekur nga rusët e stepave të veriut Këta albanë flasin,si ata të Kaspikut një gjuhë të ngjashme me shqipen e vjetër ( ilirishten,pellazgishten.
A mund të thuhet se emri Alban dhe Albani me të cilin ne na quan e gjithë bota ka rrjedhur nga këta albanë dhe se ne kemi ardhur nga veriu i Detit të Zi? Edvin Zhak i bashkohet mendimit të disa studiues të tjerë gjermanë të viteve 30 të se emri Albani ka rrjedhur prej andej. Ata studiues gjermanë ishin të mendimit se albanët dhe arianët kishin jetuar pranë njeri tjetrit atje prej nga kishin ardhur ( dyshohet se Hitleri kish mbledhur shumë të dhëna për origjinën nga pellazgët dhe se këto të dhëna nuk janë gjetur as sot e kësaj dite)
Terasini,një studiues tjetër thotë se në gjuhët kaukaziane shumësi i emrave bëhet si në shqip.
Toponime që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe :
Mark Aureli e quante Dakinë e ashpër ” Dakia maluensis” , pra si në shqip- Dakia malore.Po kështu edhe disa emërtime të tjera të vendeve malore kanë mbiemrin ” maluensis”
Diokleciani e quan ” Dakia ripensis”- Dakia rriparripa ose Dakia malore – përsëri në gjuhën shqipe.
A. Bailly thotë se në Atikë një komunë quhet ” Skambonidhe” që në shqip do të thotë ” vis shkëmbor
Po ai : Midis Çekisë dhe Polonisë janë vargmalet ” Karpate” që në shqip do të thotë ” shkrepate# ( shqipen e vjetër)
Citon Eqerem Çabej : malet Beskide ( bjeskide ) – në shqip – bjeshkë.
Ptoleme citon se xhaxhai i mbretit Kir të Persisë quhej Bardin, si emri ilir Bardin dhe emri shqiptar Bardhyl ( Bardhi)
Në verilindje të Spanjës banon një popull me emrin ” Bardii” në krahinën Tarakonense. Thuhet se këta ” bardhenjë – të bardhë( pasi spanjollët përgjithësisht janë zeshkanë) janë shpërngulur nga iliria., ashtu si një krahinë baske veshjet e grave i ka si gratë e Sulit.
Plutarku thotë se Kaj Mari romak truprojën e kish të formuar nga
bardej, skklevër ilirë, ndërsa autori romak Kapitolini sqaron se Bardei ishin një popull i Ilirisë.
Gotfrik Laibnic,filolog , citon se Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
Hans Tunman, suedez, studioi fjalorin e Theodhor Kavaliotit dhe doli në përfundimin se : Ilirët ishin popull që nuk u asimiluan dhe nuk u latinizuan, si shumë popuj të tjerë. dhe se gjuha shqipe është po ajo e ilirëve.
Johan Fon Han, austriak bashkëpunoi gjatë me Kristoforidhin dhe në përfundim tha se ishte e padiskuatuar vijimësia e gjuhës shqipe nga ilirishtja,dhe ajo nga pellazgishtja.
Gjermani Franc Bop u shpreh se : Gjuha shqipe është e vetmja gjuhë që nuk ka simotër asnjë gjuhë tjetër, as ato indoevropiane, pra është pellazge.
Dhimitër Kamarda : Gjuha shqipe,sigurisht është gjuha më e vjetër në botë:
Eduard Shnaider : Gjuha shqipe është tingëllimi më i pastër i gjuhës pellazge.
Mes autorëve seriozë përmend Edvin Zhak ” Shqiptarët ” dhe Robert D’Angly ” Enigma ”
Në përfundim të njehësuar se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe ilirët pasardhës të pellazgëve janë edhe studiuesit shqiptarë : De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dko, Eqerem Çabej , Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj
Gjetje interesante : Pellazgët betoheshin si dhe ne ” Për kokë të nënës” dhe ” Për kokë të babës”
Përsa i përket shpjegimit të disa emrave të vendev në hapsirat ku jetuan pellazgët,ato kanë kundërshti në interpretime.Kjo përbën një temë të veçantë që do ta trajtojmë një herë tjetër.

Dhe tani,shkurt,le t’i japim përgjigje titullit të shkrimit :
# Asnjë studiues apo autor i të gjithë kohëve nuk kundërshton tezën që është kthyer në Aksiomë se në Ballkan banorët autoktonë kanë qenë pellazgët prej mijëra vitesh. Në kohë të ndryshme deri nga fundi i mijëvjeçarit V PARA KRISHTIT KANË ARDHUR EDHE PELLAZGË TË TJERË TË TË NJËJTËS RACË HYJNORE NGA HAPËSIRAT RRETH DETIT EGJE,DETIT TË ZI, JUGUT TË KAUKAZIT DHE TROJËS,SIRISË E PALESTINËS
# Pasardhës të pellazgëbe në Ballkan janë ilirët,epirotët,maqedonët,thrakët dhe dakët
# Pasardhës të pastër të këtyre që përmendëm janë vetëm shqipëtarët.
# Gjuha shqipe është i vetmi lum i patharë i burimit hyjnor pellazg. Gjuhët e tjera janë ose latinizuar e greqizuar, ose asimiluar.
# Maqedonët, epirotët, ilirët,dakët, dhe thrakët kanë folur vetëm një gjuhë: pellazgisht,ilirisht,shqip.
# Me gjuhën shqipe sot zbërthehen të gjitha gjuhët e vjetra të botës.
# Alfabeti pellazg 10000 vite para Krishtit është më i vjetri i botës…
# Sigurisht,përderisa ka patur alfabet gjuha pellazge,ilire e shqipe ka qenë e shkruar dhe kohët e fundit studiuesit e botës kanë nisur punën për ta faktuar këtë. Nuk do jetë e largët dita kur kjo të bëhet e ditur.
# Grekët kanë ardhur shumë vonë në Ballkan dhe jetuan në një territor fare të vogël,poshtë gjirit të Ambrakisë.Po kështu ataishin pak në numër në krahasim me pellazgët vendas
# Kur erdhën grekët e gjetën popullin pellazg me qytete të ndërtuara me arkitekturë të një shkalle të lartë,të organizuar në Mbretëri konstitucionale, shembullin e të cilave më vonë e morën romakët e të tjerët deri në ditët e sotme. Kulturat që i përmendëm më sipër ishin më të zhvilluara se ato të grekëve,
# Dorët, e të tjerë dyndën në qytete të zhvilluara si Athina, Sparta , Ambrakia, Argosi, , Dodona, Foinike, Mikena, Kreta e të tjerë dhe në disa nga këto qytete shkatërruan si brejtës kulturën e gjetur dhe për një periudhë rrëzuan ekonominë. Më pas ata u bënë zotër në disa qytete të jugut dhe nisën t’i zhvillojnë ato( gjithmonë duke shrytëzuar vendësit duarartë dhe mendjendritur, arkitektura e të ciëve zuri vend në të gjithë Mesdheun.. Pra, grekët e ngritën kulturën e tyre jo mbi hiçin,por mbi një kulturë shumë të zhvilluar.

Lind pyetja logjike : Kur pellazgët kishin një kulturë të tillë, pse më pas grekët dominuan dhe kultura e tyre zuri vend në hisorinë e botës,bashkë me atë romake? Pse ilirët,epirotët,maqedonët,dakët,thrakët mbetën nën hije?
Kjo ka arsyet e veta, që do t’i trajtojmë në një tjetër moment.
Tani kam edhe një merak…Problemin e flamurit shqiptar.
Botërisht flamuri me shqiponjën dykrerëshe është njohur nga Pirrua i Epirit, por, sot ka të dhëna që Shqiponja është njohur si simbol i disa fiseve pellazge të veriut të Ballkanit,të cilët e përhapën në qendër, në jug e biles edhe në Egje ,në Anadoll,Palestinë e Siri. Si e pamë më lartë, Kadmi themeloi qytete të tëra dhe , kuptohet që edhe simboli i shqiponjës u bë i pranishëm atje ku vajti ai ( deri në Siri e Palestinë) ( Kur themi Kadmi kuptojmë pellazgët e veriut të Ballkanit që i trajtuam më sipër)
Pra, simboli i shqiponjës që mbyti gjarpërin u përhap kështu. Po pse shqiponja pellazge ishte me dy krerë?
Nëqoftëse Egjeu ishte qendra, boshti i dy fiseve të mëdha pellazge ( Ballkanit dhe Azisë së vogël, Trojës etj), ekziston mundësia që ky bosht ta ketë konsideruar veten si simbolin e shqiponjës dhe dy krerët të jenë grupet e Ballkanit dhe të Azisë së vogël. Po bëj një lidhje logjike,nëse më lejohet. Shumë më vonë Pirroja e mbajti në flamurin e vet këtë simbol të pellazgëve,kjo shpjegohet me faktin që ai pretendonte të zotëronte edhe gadishullin Apenin,edhe gadishullin Ballkan.
Shekuj më pas Perandori ilir i Bizantit e vuri këtë simbol po në flamurin e tij,për të treguar dy pjesët e ndara të Perandorisë së madhe të Romës. Le të mos harrojmë se ai ishte pasardhës i Pirros.
Sipas legjendës shqiponja luftoi me gjarpërin kuçedër,po nuk po e mundëte dot,sepse gjarpëri kish dy koka dhe kur shqiponja sulmonte njerin krah,gjarpëri vinte në përdorim kokën tjetër. Atëhere shqiponja iu lut perëndisë së gjuetis që ti krijonte dhe një kokë të dytë. Perëndia e ndihmoi dhe ajo e vrau gjarpërin. që atëhere shqiponja pellazge kishte dy krerë. ky mund të jetë shpjegimi i dytë. Nuk e di cili mund të jetë më afër të vërtetës.
Në fakt shqiponjën me dy krerë e kanë përdorur si simbol shumë mbretër gjatë kohëve Kjo për arsyen e thjeshtë të vigjilencës nga armiqësitë e shumta, thuajse të përherëshme.
Sidoqoftë, ne e kemi të trashëguar nga paraardhësit tanë dhe, meqë ata ishin më të vjetrit ndër popuj, them se ne e kemi këtë simbol më të ligjshëm se të tjerët,po edhe konfliktet më të shumta Ballkani i ka patur historikisht..

U mundova të jap një ndihmesë të thjeshtë për të njohur rrënjët tona që duhet të jenë të respektuara,sidomos nga Europa mosmirënjohëse. Kam shpresë se nuk do të jetë e largët dita kur të tjerët të na vlerësojnë.