A jemi apo nuk jemi vallë një popull shtetformues?

568
Tritan KALO

Nëse do të realizohej pas 23 Qershorit 2013 sipas “Programit të Rilindjes”, apo më saktë të “Programit RRI-të-lindësh” që:
1- Në Parlamentin tonë do të vinin vetëm persona të panjolltë nga krimi dhe korrupsioni; 
2- Brenda 15 ditëve nga marja e Pushtetit SHQUP-i do ti rikthehej ushtarakëve; 
3- Brenda dy muajve të parë do të ribëhej KQZ-ja dhe do Realizohej Reforma Zgjedhore, për tju larguar ndikimeve dhe deformimeve të tejskajëshme partiake në të;
4- Brenda 300 ditëve të para në rrugët e Shqipërisë do të shihnim vetëm një uniformë policie; atë të Policisë së Shtetit dhe jo më unifomat e shumë policive private dhe ato Bashkiake; 
5- Brenda 300 ditëve të para Administrata Publike do të pastrohej nga të paaftët dhe militantët;
6- Brenda 300 ditëve të para do të anuloheshin Konçensionet korruptive të PD-së (lëre se çfarë bënë vetë më pas në këtë drejtim sidomos në Shëndetësinë Publike); 
7- Brenda 300 ditëve të para do të realizohej Reforma në Drejtësi, e cila ende nuk ka filluar; 
8- Brenda 300 ditëve të para do të viheshin para përgjegjësisë ata që bënë Gërdecin, 21 Janarin, që i shitën detin Greqisë, që e lanë udhëve Rrugën e Kombit prej përvetësimit korruptiv të fondeve të saja; 
9- Dukuria “Lazaratistan” e mbretërimit të Cannabis sativa do të zhdukej një herë e përgjithmonë nga harta e Shqipërisë (jo që vetë Shqipëria të shndrohej më pas në një “Kanabistan”); 
10- Brenda Janarit 2016 do të jetësohëj “Shëndetësia Falas”, dhe jo “Shëndetësia Publike” të koçensionohej pothuajse në çdo qelizë të saj, sikundër edhe ndodhi, etj. 
A do të përjetonim vallë momente si këto të javëve dhe orëve të fundit… Me Shtet dhe pa Shtet… Me Mazhorancë dhe pa Mazhorancë… Me Opozitë dhe pa Opozitë… A do të duhej përsëri që edhe 26 vite pas 31.03.1991, të na vinin të huajt për të na ulur së bashkë, që ne të bënim vendin tonë…? A jemi apo nuk jemi vallë një popull shtetformues…? Quo vadis Shqipëria ime?!
Sigal