A e kuptoni ju politikanë, që na keni marrë jetën peng!

723
Bardhyl Berberi
A e patë estradën e fundit në parlamentin shqiptar? Bëhet estradë me fate njerëzish që nuk sigurojnë dot bukën për të ushqyer fëmijët e tyre. Diskutohej buxheti i një vendi për një vit, por a morët vesh të zihej në gojë buxheti, përveç sherreve me fjalorin e përhershëm: Drogë pastrim parash, tenderë apo koncesione. As nuk i bëhet vonë askujt atje në parlament për gjera thelbësore dhe hallet që ka ky popull Gjithsecili mendon të iki nga sytë këmbët nga ky vend vetëm të shpëtojë nga këta politikanë skandalozë që iu kanë marrë jetën peng… Kohëve të fundit na ka lindur një lloj i ri partie që njihen si parti peng-marrëse. Në rolin e pengmarrësve janë subjektet politike. – Partitë politike dhe përfaqësuese të funksioneve të larta dhe shumë të rëndësishme shtetërore dhe publike, të cilët i kapin peng qytetarët e vendit dhe janë po të njëjtët që nuk i lënë rehat, duke iu prishur cilësinë e jetës së tyre, duke lënë vendin në një hamulli të plotë pa ligje me njerëz që janë të veshur me pushtet, të cilët abuzojnë me pushtetin e tyre pa kufij, pa iu hyrë asnjë gjemb në këmbë. Reforma në drejtësi tek gjithsecili ka ngelur si një kamerdare shpëtimi mes dallgëve të detit. Lul Basha ka marrë peng PD-në, opozitën dhe shkëndijën e shpresës në këto vite demokraci. Edhe pse humbi thellë kapardiset dhe mban deklarata boshe. Humbësi në çdo vend të botës nuk gjykohet, ai largohet… Pse ndodh kjo? Frika e tyre se mos i humbin pozicionet në krye të partisë në opozitë, pasi më vonë ka gjasa që, nëse nuk mund të sigurojnë pozita të favorshme në politikë dhe të jenë peng të strukturave tjera politike brenda partisë së tyre. Pushtetarët dhe drejtuesit e Partive politike duhet të jenë në shërbim të qytetarëve e jo siç po ndodh me disa “Pengmarrës” ku qytetarët detyrohen të jenë në shërbim të këtyre drejtuesve. Pengmarrësit, të cilët u përmendën më lart për nevojat e tyre vazhdimisht i kërcënojnë, shantazhojnë dhe kushtëzojnë qytetarët pengje duke dashur që t’ua bëjnë me dije këtyre, se duhet të jenë në shërbim të tyre. Kjo me qëllim që t’i kenë nën kontroll të gjitha situatat dhe e tërë kjo u duhet atyre që t’i bëjnë plotësisht të varur qytetarët, pengje prej tyre. Kush janë pengmarrësit? Ata janë individë pjesëtarë të strukturave shtetërore apo të atyre në opozitë, të cilët vijnë në pushtet në mënyrë të ligjshme, derisa pushteti i tyre në fillim legjitimohet nga ana e qytetarëve në zgjedhje që në të shumtën e rasteve supozohet se janë të rregullta, korrekte dhe demokratike, por që në ciklet e tjera zgjedhore këta me dhunë dhe me manipulime të ndryshme edhe një kohë të gjatë mbeten në pushtet, duke i vjedhur vota,duke i shantazhuar votuesit dhe duke bërë shkelje drastike të rregullave të procesit zgjedhor. Ky takëm pengmarrësish gëzojnë mbrojtje të plotë ligjore dhe policore për veprimet e tyre të dhunshme dhe të papranueshme ndaj pengjeve, qytetarëve të vendit. Pengmarrjet e grupeve të shumta kriminale dhe keqbërëse në të shumtën e rasteve mund të zgjasin deri në një çast kur zullumi trashet… Por pengmarrja e subjekteve politike qeveritare mund të zgjasë edhe me dekada të tëra, pasi pengjet nuk janë më në gjendje që ta bëjnë largimin e tyre nga pushteti. Kjo dëshmon se pengmarrësit e kanë gjetur metodën e si t’i nënshtrojnë pengjet, qytetarët. Ata këtë e bëjnë duke i varfëruar këta të fundit me qëllim që të mos kenë mundësinë që të ankohen, e gjithë kjo me qëllim që pengmarrësit ta kenë sa më lehtë të qeverisin me pengjet. Strukturat politike përmes pengmarrjes së qytetarëve kanë siguruar mundësinë që sa më gjatë të qëndrojnë në pushtet, aq më shumë ja u bëjnë të vështirë pengjeve, për t`i rrëzuar edhe kur ata janë shumë të dëshpëruar nga sjelljet dhe angazhimet e pengmarrësve që ata të mos mund t’ua rrezikojnë pozicionet e tyre. Ata bëjnë korrupsion në kurrizin e këtij populli duke iu vjedhur gjithçka, deri në qindarkën e fundit zhvillojnë nepotizmin si në asnjë vend tjetër. Sapo marrin karrigen ata e ndajnë pushtetin me nipin, vëllanë, morën, krushkun apo baxhanakët duke iu dhënë poste drejtuese, edhe pse këta mund të jenë kunguj dhe s’ka se si punët të mos shkojnë çorap. Ja pra ky është thelbi i dëshpërimit pse shqiptarët rendin që rendin pas lotos amerikane dhe çdo mundësie tjetër që të largohen nga ky vend i pistë dhe të shkojnë të lajnë qoftë edhe pjata nëpër restorante të një vendi të pastër…
Sigal