74-vjetori i Kongresit të Helmësit

807
Sigal

Moj nënë zemër bujare, shtroje bukë kur s`kishe fare

Ditë Gushti. Ata që kanë qenë pjesëtarë të Brigadës së 16 Sulmuese ose ata që kanë pasur njerëzit e tyre, sytë i kanë nga Therepeli i Skraparit. Partizanet janë të paktë, por bijtë dhe bijat e tyre janë të shumtë dhe ata nuk i harrojnë këto vende historike. Ku më 20 Gusht 1944 në Therepel u krijua Brigada e 16-të Sulmuese. Në këtë 20 Gusht ndoshta nuk do të vijnë gjermanët e Luftës dhe të afërmit e tyre, por ajo datë historike do të kujtohet. Kur mbërrin në Therepel përballesh me një lapidar. Është një lapidarë në qendër të fshatit si tregues i rëndësishëm i karakterit të fortë dhe shpirtin luftarak e liridashës e banorëve vendas. Në pllakat e mermerta të lapidarit janë skalitur me dashuri emrat e 53 dëshmorëve të atdheut prej kësaj brigade rënë në betejat kundër armikut. Therepeli ka historinë e vet, që e ka shkruar me gjakun e pastër të djemve të tij. Nëse ndonjëherë ka ndonjë heshtje, nuk do të thotë se ato ngjarje u shuan. Forma e Brigadës së 16-të Sulmuese gjëmon nëpër arkivat e shtetit, por edhe në shpirtin e pastër të therepelijve. Ky popull ka qenë gjithmonë në luftë, por nuk është lodhur kurrë. Djemtë e Therepelit i kanë pritur bombat në dorë dhe ua kanë hedhur atyre që ua dërguan. Për një kohë të gjatë këta Therepelas kanë mbajtur nëpër shtëpitë e tyre heroin e popullit, Memo Meton e shumë shokë të tjerë të Luftës. Pikërisht se ishin këta njerëz të besuar dhe bujarë Shtabi i Përgjithshëm vendosi që në Therepel të ngrihet me 20 Gusht 1944 Brigada e 16-të Sulmuese. Fillimisht me 520 partizanë dhe Brenda 2 muajve arriti në numrin 1300 partizanë. Komandanti i Brigadës u emërua Ramadan Ruci dhe komisar Avdyl Këllezi. Rruga luftarake e brigadës ishte Berat, Fier, Lushnje. Djemtë skraparas u ngarkuan me përgjegjësi drejtuese si Petref Therepeli, Sadush Myftari, Riza Mestani, Kamber Backa e të tjerë. Brigada menjëherë pas formimit kreu disa aksione luftarake, ku më e përgjakshmja ishte prita e Cukasit, që u krye ditët e para të tetorit 1944. Në betejat luftarake iu asgjësuan armikut mbi 900 forca dhe i nxorën jashtë luftimit 3 tanke dhe 5 autoblinda, i kapi 400 pushkë, 20 mitraloz, 15 topa e murtaja dhe shkatërroj shumë depo armatimi e material të tjera. Kurse me 30 Gusht 1944 në qytetin e Fierit u bë e mundur nga kjo brigadë lirimi i të burgosurve politikë. Ata 520 partizanë të Brigadës së 16-të Sulmuese e mijëra të tjerë që vërshuan kundër pushtuesve sollën këto pasoja.

Filluan të dorëzoheshin kryetarët e komunave dhe jo vetëm Memo Meto por edhe të tjerë. Forcat partizane përforconin sulmet, fashistët shtonin vetëm korispondencat me të cilat ngushëllonin veten. Në Therepel nuk është vetëm ai lapidar që shënon 20 Gushtin e 1944 në kujtim të formimit të Brigadës së 16-të S. Por ka lapidare të tjerë që ngrihen pas tij. Në Çukas të Beratit është ngritur edhe një lapidar në kujtim të 14 partizanëve të Brigadës së 16-të Sulmuese që mbetën atje. Katër vjet më parë në Therepel kur përkujtohej 70-vjetori i krijimit të kësaj brigade, kishte ardhur dhe një plak i moshuar nga fshati Çurraj i Sarandës për të përshëndetur popullin e Therepelit, që ato ditë lufte i kishin pritur në shtëpitë e tyre si t’i kishin djemtë e tyre. Brigada e 16­-të S. është shpallur “Heroinë e Popullit” dhe si e tillë të gjithë partizanët e saj duhet të quhen heronj, sepse heroizmi i tyre i dha këtë titull Brigadës. Ulur në ballkonin e shtëpisë një ish-partizan me emrin Mehmet Braçe, i ka hedhur sytë nga Qafa e Shkozës dhe lëshon një psherëtimë të rëndë dhe lotët po i rridhnin faqeve të rreshkura. Jam 96 vjeç dhe kisha qejf të vija dhe një herë në Therepel për të takuar shokët e mbetur, të çmallem edhe me këta njerëz që na mbajtën me bukë e municione se ku i dihet a më zë viti tjetër. Kam ende një dhimbje këtu në shpirt. Atje tek ajo Qafa e Therepelit na u vranë disa shokë, midis tyre edhe Gani Nisica. Nuk ishte në Brigadën tonë por ishte trim Ylli i Brigadës. Ne e bëmë luftën vazhdoi ai dhe e fituam, sepse kishim mbështetjen e popullit patriot. Shtëpitë që u kthyen në baza të sigurta, çerdhe, strehim e ushqime për luftëtarët e lirisë. Pritje tradicionale me bukë e kripë e zemër. Po nënat kurrë nuk i nxorën bosh bijtë e tyre. Një Brigadës së 16-të Sulmuese kaun e vetëm. Dhe atëherë një nga partizanët thuri këto vargje për atë nënë të dhembshur:

“Moj nënë zemër bujare

Shtroje bukë kur s`kishe fare.” 

Sefedin Methoxha