14 Korriku, Festa Kombëtare e Francës, një ditë e shënuar për francezët

6726
Diana Skrapari

14 korriku është Festa Kombëtare e Francës. Kjo u vendos nga ligji i 1880, për të festuar dy ngjarje, marrjen e Bastille të 14 korrikut 1789 , symbol i Monarkisë absolute, dhe Festën e Federatës të 14 korrikut 1790 që festohet për të kujtuar Kushtetutën e 1789. Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, hapi të premten,më 14 korrik rreth orës 10, paradën tradicionale ushtarake duke zbritur Champs-Elysees, në krah të shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Pierre de Villiers. Të paraprirë nga kalorësit e Gardës së Republikës dhe të rrethuar nga motora të xhandarmërisë, kreu i shtetit, duke qëndruar në një makinë të komandës, pastaj shkoi në tribunën e Place de la Concorde, ku ndodhej presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Pas paradës, z Macron dha një fjalim të shkurtër nga kjo tribunë. “Me këtë 14 korrik ne festojmë për Francën, ne festojmë për atë që na bashkon, ne festojmë për këtë dashuri absolute për pavarësinë që quhet liri, vazhdoi ai. Kjo ambicie për ti dhënë të gjithëve një shans quhet barazi. ” “Historia e Francës nuk fillon më 14 korrik, por atë ditë populli ka treguar cilat ideale duhet të ndiqte. Dhe gjithmonë në historinë tonë, ne kemi ndjerë këtë dashuri për atdheun që na ka shpëtuar. ” “Republika do të marrë të gjithë fëmijët nën mbrojtjen e saj” Presidenti pastaj përshëndeti “praninë në atë ditë të presidentit Donald Trump dhe gruas së tij”, që “është shenjë e një miqësie që kalon kohën (…) dhe unë dua të falënderoj ata, të falenderoj Shtetet e e Bashkuara të Amerikës në zgjedhjen që ata bënë njëqind vjet më parë. ” Këtë vit, Trump ishte i ftuar nderi i kësaj ceremonie kombëtare për të shënuar njëqindvjetorin e hyrjes në luftë të Shteteve të Bashkuara, gjatë Luftës së Parë Botërore. Për këtë rast, “Sammies”, pseudonimi i ushtarëve amerikanë në Luftën e Madhe, ishin në krye të trupave që zbritën Champs-Elysees. Në fjalën e tij, z Macron përshëndeti “burrat dhe gratë që kanë zgjedhur të angazhohen që këto të drejta të jetojnë, të dalin fitimtare.” “Këta burra dhe gra janë policat tanë, zjarrfikësit tanë, xhandarmët tanë, të gjithë ata që na mbrojnë, ata marrin pjesë në paradë, për shkak se ata janë ushtria e lirisë dhe e të drejtave. Unë dua të falënderoj ata këtu. “Një vit pas sulmit në Nisë, ai gjithashtu iu referua viktimave të terrorizmit.”Republika do të marrë të gjithë fëmijët nën mbrojtjen e saj, ajo mbron dhe gjithashtu ndihmon fëmijët e të larguarve dhe kohët e fundit fëmijët e viktimave të terrorizmit, ata janë të mbrojtur nga shteti, ata janë aty para meje dhe unë ju jap një përshëndetje të ngrohtë . ” Presidenti Macron pastaj fluturoi për në Nisë, ku përkujtohet atentati që bëri 86 të vdekur, më 14 korrik 2016 në Promenade des Anglais.
Disa informacione rreth 14 korrikut
Më 14 korrik, ka qenë gjithmonë një festë për parisienët. Nëse rëndësia e paradës ushtarake nuk është shumë e madhe tani për francezët, kjo mbetet për qeverinë një moment i rëndësishëm politik. Në vitet e fundit, shteti ishte i etur për të nxjerrë në pah njësitë që rrezikojnë jetën e tyre në të gjithë botën. Herët në mëngjes nga 9 deri 12 korrik, përsëritjet bëhen në Champs-Elysees ku 3765 njerëz do të bëjnë paradën së bashku në mënyrë të përkryer. “Efikasë së bashku, për një mbrojtje përpara” është tema e paradës së 2017. Trupat amerikane ishin të ftuarit e nderit me 190 njerëz që do të merrnin pjesë në paradë. Njëzet fishekzjarre u bënë në Ile de France.Nuk mund të imagjinohet një 14 korrik pa fishekzjarre. Kjo është një nga simbolet e trashëguara nga monarkia. Baruti ishte i njohur në Kinë në shekullin e tetë. Në Francë, fishekzjarrët e parë janë bërë nga Place des Vosges për dasmën e Louis XIII dhe Anne e Austrisë në vitin 1615. Të verdhë ose të bardhë, fishekzjarret ishin të rezervuara për ngjarjet mbretërore. Nën Napoleonin III, ata bëhen argëtim për të gjithë. Vëllezërit Ruggieri do të revolucionarizojnë spektaklet duke sjellë ngjyrat. Kulla Eifel është çdo vit dekori i fishekzjarreve parizian të Festës Kombëtare dhe ndricohet nga një mijë drita nga ora 23 deri në mesnatë. Ballot u bënë gjithnjë e më popullore në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe të pashmangshme pas njëqindvjetorit të marrjes të Bastille. Sheshi publik është vendi për të kërcyer. Zjarrfikësit i popullarizojnë rreth vitit 1930. Sot, Parizjenët ende vallëzojnë në këto ballo që bëhen në sheshe publike. Franca është një vend që do të ruaj një rol gjithnjë e më dominues në politikën ndërkombëtare, ekonominë dhe skenën diplomatike. Unë kam jetuar në Paris 15 vjet dhe ruaj kujtimet më të bukura nga ky vend ku kam mundur të bëj studimet e mia të larta në Universite Paris 2 Assas- Pantheon, Universite Paris 3 Sorbonne Nouvelle, Universite de Nantes dhe Universite Jean Monnet St Etienne dhe ku kam marrë 4 Mastera në drejtësi, shkenca politike dhe linguistikë franceze dhe angleze. Si franceze, unë ndihem krenare për vendin tim dhe jam dakort me Grotius i cili thoshte se Franca është mbretëria më e bukur pas asaj të qiellit. Sharl De Gol shprehej se Franca nuk është Franca pa madhështinë e saj. Ky vend është jo vetëm magjepës për bukuritë e tij, por dhe për atë që i ka dhënë historisë dhe botës dhe mbase kohët e fundit pas një udhëheqje të dështuar socialiste Franca ka humbur pak shkëlqimin e saj në politikën ndërkombëtare, por Franca mbase ka humbur betejën por jo luftën, sic shprehej Gjenerali de Gol dhe me Emmanuel Macron si President, jam e sigurt që Franca do të jetë e madhe sërish…
Sigal