“Zgjohuni njerëz”, Nora Malaj thirrje qytetarëve: Shfarosja më e madhe që po i bëhet vendit tonë

701
Sigal

Zgjohuni njerëz !

Kambanat e alarmit po bien fortë! Mos thoni më pas që nuk i dëgjuam! Mos thoni që nuk ranë se nuk kishte kambana! Mos thoni që nuk e kuptuam atë që po na kanoset ! Projeksionet për popullsinë shqiptare është se mbetemi vetëm 512 mijë persona në vitin 2100!
Kjo është shfarosja më e madhe që po i bëhet vendit tonë, nëpërmjet një plani dabolik!
“Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit.
Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë.

Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë, nga 1.6 milionë banorë që ishte parashikimi në vitin 2018 për këtë skenar, me një ulje prej rreth 34%.

Rishikimi më i lartë është bërë për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në bazë të së cilin, në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë. Më parë, pritshmëria ishte për 860 mijë banorë, pra parashikimi është ulur me 40%.”
A e kuptoni se çfarë po prodhon kjo Saga politikë e kolltukofagëve në kurriz të dramës së kësaj popullsie???
Pasiguri jetese, pasiguri punësimi, stres dhe kur fle gjumë ( se nuk ka gjumë më) , konfliktet në familje, pleqëri të përcunduar, rini të detyruar që të braktisi vendin dhe qeverisja kryeministrore të Republikës kryeministrore, që me tam – tam prodhon realitete ireale ??!!
Sot është kur profesorët e ekonomisë së këtij vendi duhet të prononcohen pse vendi po shkon me shpejtësi rakapjekthe drejt këtij kaosi?
Sot statisticientët e këtij vendi dhe ata që merren me demografi të shpjegojnë çfarë dukurie e frikshme po ndodh te ne??
Kjo gjendje amoku , ku vrapi për t’u zhdukur nga ky vend, që është kthyer në kryefjalë e ditës , kupton se në çfarë situate shkatërruese e denigruese është katandisur Shqipëria me politikat që po ndjek…
Pensionistët në mëshirë, të rinjtë në arrati, gratë e burrat që nuk guxojnë të bëjnë më fëmijë, dhe shtresa e mese që po kërkon shpëtimin jashtë vendit.
Tablo e Shqipërisë , vendit që për nga pasuria natyrore është më i begati për t’i siguruar popullsisë së saj një jetesë me standard, sot paraqitet me fëmijëri të pasigurtë, rini që vetëm ikën, familje të pa konsoliduar, popullatë të stresuar, grupet shoqërore të pa garantuar dhe një politikë qeveritare të përçunduar!!Zgjohuni njerëz dhe dëgjoni se kambanat po bien fortë! Zgjidhja është në dorën tuaj. Se Shqipërinë është pasuri kombëtare e shqiptarëve , jo e atyre që e kanë marr peng atë!