Zgjedhjet e 30 qershorit/ Ironizon Artan Fuga: Kur gomari, dhelpra dhe delja shkuan të votojnë

521
Sigal

Akademiku Artan Fuga duke iu referuar situatës politike në vend dhe zgjedhjeve të 30 qershorit ka reaguar nëpërmjet ironisë.

Ai tregon “bisedën” mes gomarit, dhelprës dhe disa kafshëve të tjera të cilat sipas Fugës kanë shkuar të “votojnë”.

Theksojmë se Rama shfaqet i vendosur se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe po përgatitet për fushatë.

Nga ana tjetër opozita e bashkua po vijon me protestat ku kërkohet rrëzimi i Ramës nga pushteti dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Reagimi i plotë:

Shkuan gjallesat të votojnë

Gomari : Ku di unë ç’a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.

Derri : Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgryhem…

Miu : Aman ta hedh votën sa për t’u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qendron në vrimën tënde???

Dhelpra : T’ja jap votën ariut se është leshko.

Papagalli : Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.

Delja : Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.

Lakuriqi i natës : Cfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!

Iriqi : Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s’më punon fare. Mos më nxehni po ju them!

Breshka : Kushdo të fitojë mua s’më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!

Majmuni : Unë votoj me imitim, si të votojë derri.

Kërmilli si hermafrodit : Unë nuk votoj se jam i depolitizuar.