Ylli Dylgjeri: Pastori me tesër partie…

689
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri:

Uaaaa ç’po na shohin sytë me Rilindjen tonë të nderuar! Përveç shtetit të betonit, korrupsionit dhe PPP-ve, tani Rilindja po na zhvidhos shtetin laik, e po na e kthen jo thjesht në shtet fetar,
por në shtet kulti. Pas ministrit këmbëputhës
të gurusë nga India, pas një klase të dalë nga xhepi i Fondacionit Soros, dje në Krye të Këshillit Bashkiak të Tiranes na “zgjidhet” Pastori Toni Gogu. Tashmë politika 99-she propozon evangjelistin Gogu, juristin Toni, Drejtorin Guru në drejtimin e këshillit bashkiak të një qyteti që di të falet në kishë katolike e ortodokse, xhami e teqe. Këtë miksazh të çuditshëm vetëm Rilindja mund ta krijojë në kohët tona. CV-ja e Tij e derisotme tregon për akrobacitë nga kisha evangjeliste në administratën qëndrore, e më pas në atë lokale, por tepër e qëndrueshme me çiftin Fullani, si kur shërbeu pranë Shkollës së Magjistraturës me Drejtoreshë Arjanën, ashtu edhe drejtor juridik e më pas drejtor i Agjencisë së Sigurimit te Depozitave me Guvernator Ardianin. Madje gojet e liga thonë se shefave nga pastori u vjen jo vetëm bekimi i Perëndise por dhe mallkimi i burgut dhe i drejtësisë. Kaq mjafton për të thëne: Hajde dhe besoju këtyre lloj fetaristëve në Shqipëri si perfaqësues e mëshirues të Zotit në Tokë. Një ushtar politik si Gogu mjafton t’ja kërkonte partia detyrën (jo kisha), do të pranonte jo vetëm Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës por edhe shkëmbimin me pastorin amerikan ne burgun e Turqisë, te izoluar nga Qeveria Turke, në emër të çelnikosjes dhe bekimit te miqësise së shefit Edi me Sulltanin Erdogan …
Koha e Rilindasve përveç kanabizimit të bujqësisë, na kujtoi sërisht parrullën marksiste “Feja opium për popullin”.
Por ateistët e shkrete ç’të bëjnë tani…?
Gjithsesi, shokut Erjon Velija i urojmë:
Paç fatin e Fullanit!