Ylli Dylgjeri: Më në fund ndërkombëtarët u kujtuan të bëjnë thirrje për hetimin e dosjeve të krimit

490
Sigal

Analisti Ylli Dylgjeri e ka cilësuar si një turp, deklaratën e sotme të ndërkombëtarëve, që vetëm 48 orë para votimeve njëpartiake të kryesuara nga Edi Rama, u kërkoi organeve të hetimit që të hetojnë dosjet e vjedhjeve të votave, ndërkohë që këto dosje kanë 3 vite që flejnë në Prokurori.

“U kujtuan nderkombetaret Oheeeee!

Me ne fund u kujtuan! U kujtuan te bejne thirrje per hetimin e dosjeve te krimit. Te dosjeve te mashtrimit!
Te dosjeve te turperimit. U kujtuan vetem 48 ore
perpara dt 30 Qershor te bejne thirrje. Kjo eshte nje komedi.T’ju vij Turp! T’ju vij Turp ambasadave! Ti vij turp OSBE e gjithkujt qe ka flirtuar me krimin ne kete vend keto 6 vite.
Ka nje mese 5 vjet qe dosjet perfliten ne media. Ka me se 3 vite qe Opozita flet çdo dite per to. U desh te dorezoheshin mandatet e deputeteve, te braktisej parlamenti, te helmohej mileti, te dilte populli ne rruge, te plagoseshin protestues e police, te arrestoheshin qindra te tjere, ti botonte gazeta gjermane Bild, te shtyheshin e te dekretohej date tjeter zgjedhjesh, qe sot pas pudres se mengjezit te kujtoheshin zonjat dhe zoterit me makina TD te kerkojne hapje dhe hetimin e tyre. Meqe u kujtuat po Ju pyes:
Kur ti hapin zoterinj? Te shtunen apo te djelen e votimit?
Ky eshte prap Turp!
Te behen votimet e dt 30, pastaj i hapim nje here e mire thoni Ju!
Po deri me sot? Trimat e Bild-it jane ne pozicione prej javesh, rekrutojne e pagojne. E pate ne foto dje ne Vaun e Dejes, po ish Ministrin Ahmetaj qe e kish mbrethyer dje nje grua te LSI dhe e shtrengonte si kodosh misri? Car drejtesie kerkoni sot..? Populli kesaj i thote u kujtuat ne vaktin e shu…s.! Me ke talleni Ju? Vone. Shume vone. Shqiperia ne kaos!
Diga eshte plasur. Zoti na shpetofte.”-