Ylli Dylgjeri/ Kush hodhi gaz në konferencën për shtyp të Kryeministrit

611
Sigal

Ora 14.00.
Udhëheqësi hyn në sallën e konferencave për shtyp.
Dekori:Një raft i madh, me sergjenë bosh që 
të kujtonin një biblotekë imagjinare mbulon shpinën e Udhëheqësit erudit.
Po çna duhet librat? Koka e kombit po rihap sërisht komunikimin me shtypin:
Respekte për policinë! Respekte për profesionalizmin! Respekte për Policinë që duam….dhe frymarja ndaloi. Një gulç filloj të dëgjohej në foni. Kordat zanore fershëllenin. Pështyma u tha..
Të jetë gaz???Mos ka mbetur ndonjë bombë
e pa plasur?Po, po dikush ka hedhur gaz!
E pabesueshme. Qeni i Gardës në koridorin
e Kryministrisë nuk po zinte vënd. Lëpinte muret… Por Jo. Gazetaret e pranishëm të lodhur e të traumatizuar nga e djeshma nuk i kishin mbajtur më zorrët. Gazrat kishin shpërthyen…Shtëllungat zgjateshin si mjegull e qeltë e hynin në flegrat e hundës së liderit ndryshe. Fjala u ndal.
Nga Shërbimet erdhi lajmi: Ishte pordhë.