Ylli Dylgjeri: Dje pamë një stadium të ri në ekstazë që thërriste: Rama Ik!

609
Sigal

Rama ik!

Ndeshje Futbolli? Jo! REVOLTË. Dje pamë një stadium të ri në ekstazë që thërriste: Rama Ik!
Dje më shumë se gjithçka tjetër do të mbahet mënd nga i madh e i vogël kjo thirrje… edhe pse i Ikuri e largoi tinëzisht djalin nga stadiumi.
Dje u harruar stadiumi i ri, dje u harrua emri,
dje u harrua humbja, dje u harrua edhe çmimi i biletes!
Dje u thirr në korr vetëm: Rama ik!
Këto dy fjalë dolën nga shpirti: Rama ik!
Ky ishte hymni që çoi peshë publikun. Ky ishte flamuri parrullë që ndezi edhe njëherë dritat e shpresës dhe struku në kolltukun e tribunës Kryeministrin e rrëzuar. Dje Kryeministri e mbuloi fytyrën. Dje thirrja “Rama ik” i ktheu të gjitha tribunat e stadiumit në një Tribunal gjykimi dhe tribunën e Kryeministrit në një “karrike elektrike” akuze. Dje nuk thirri vetëm tifozi shqiptar apo kosovar, aty dje thërriti një popull, një komb, me punë e pa punë, me parti
e pa parti, biznesmen e ngrënës farash.
Aty dje thërriti shpirti i coptuar i një kombi të mashtruar në vite.
Rama ik!